"Stilisti, avokati dhe biznesmeni": Si u kapën bosët e kokainës me xhiro vjetore 45 milionë euro

24 Korrik 2020, 17:48Kronika TEMA
"Stilisti, avokati dhe biznesmeni": Si u kapën bosët e

Një trafik me vlerë 45 milionë euro në vit e pako me dhjetra e qindra kilogramë kokainë të trafikuara nga Amerika e Jugut, të hedhura në ujërat italiane e të pajisuara me instrumente gjeolokalizuese për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore të portit.

Një stilist, një avokat dhe një biznesmen, janë tre mafiozët italianë të mafias kalabreze “Ndrangheta” të arrestuar në Amerikën e Jugut gjatë operacionit të koduar “Magma 2007”. Klani mafioz italian kishte bazën në Buenos Aires e trafikonte drejt Italisë sasi të mëdha kokaine.

Kokaina importohej me kontenier në anije të mëdha e para se të mbërrinte në portin kalabrez Gioia Tauro hidhej në det, pikërisht në atë pikë gjeografike e njohur si maja e çizmes në hartën e Italisë. Kokaina e hedhur në det pajisej me instrument GPS për gjeolokalizimi e saj në det e lidhur apo e varur nën ujë.

Vendodhja e  saj ishte zakonish rreth 20 milja larg portit Gioia Tauro. Më pas droga tërhiqej me barka të vogla peshkimi e transportohej në zona të sigurta në Kalabri.

Ky grup kriminal kishte aftësinë të kryentë një trafik kokaine me vlerë 45 milionë euro në vit, i organizuar në një rrjet kriminal që kishte ndotur ekonominë e 30 vendeve të botës.Giovanni di Pietro me profesion avokat ishte ndërlidhësi mes bosave të Ndranghetas italiane e furnizuesve të drogës në Amerikën e Jugut.

Hetimet kanë zbardhur se është përfshirë dhe në rrëmbimin më 1978 të djalit të një idrustrialsiti të njohur italian, i cili u torturua për 21 ditë e më pas u ekzekutua.

Fernando Sarago me profesionin stilist i lindur në Romë ishte mesazheri i Ndranghetas kalabreze në Amerikën e Jugut.Hetimet zbardhën se bosat kalabrezë mbështeteshin tek ai për transportimin e dokumentave sekrete apo për aktivitete të ndryshme operative. Është stilist e punët e tij shiten në portale të ndryshme mode.

Fabio Pompetti argjentinas me nënshtetësi italiane është me profesion avokat e ka favorizuar këtë rrjet kriminal duke e përjashtuar nga kontrollet e riciklimit e kontrollet doganore. Konsiderohet zëdhënësi i furnizuesve amerikano-jugor për Ndranghetan.

1 komente në ““Stilisti, avokati dhe biznesmeni”: Si u kapën bosët e kokainës me xhiro vjetore 45 milionë euro”

  1. Gjuhsor Qinan Qifqiu says:

    Fjala Ndrangheta s ngja me italjançen.
    E shpjego veç shqipja,Ndre en,(dhe) Gjeta.
    Pra kemi Ndre + Gjet ,qe lidhin bes .
    Mafja esht produkt shqiptar.
    Luftrat e Trojs jan grindje konflikte shumvjecare te klaneve mafjoze pellazgo ilire,parashqiptar pra.
    Kta ishin edhe n itali t jugut dhe sicili,iliro pellazget pra.
    Dhe kta konsolidun mafjen .
    A nuk bubrroi mafja edhe n shqipni pas renies s komit?(komunizmit).
    Po n ish jugosllavi kush ka mafje dhe krim?
    Sllovenet jo,jan si austriak.
    Ktoatet jan si italo veriort.
    Serbt jan t vrazhd e t ashper muzhik,por jo mafjoz kriminel.
    Malazest gjithashtu.
    Boshnjakt jan dele myslimon.
    Maqedont,bullgar,s kan mafje.
    Veç kosovsat jan mafjoz.
    Kot e kan namin italjant per mafje.
    Magjozt jan arbreshet..dhe pasardhsit e iliro pellazgve.
    Siçili,si çel…
    Kalabri,kal lab bredh..
    Gjuh shqip pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje