Profesori hedh dritë mbi të shkuarën e Ernest Koliqit: Si u vu në shënjestrën e KGB-së, kush ishte agjenti shqiptar i CIA-s që e shpëtoi

25 Korrik 2020, 21:58Dossier TEMA

Profesori Ardian Ndreca i rikthehet debatit të ashpër mbi të shkuarën e shkrimtarit të njohur, Ernest Koliqi, duke thënë se deklaratat për lidhjet e tij me KGB janë të pabaza dhe nuk meritojnë asnjë përgjigje.

Por, në një shkrim të gjatë, profesori thekson se hidhet dritë mbi një moment të caktuar të jetës së Koliqit në mërgim, kur ishte vënë në  shënjestrën e KGB-së.

Shkrimi i plotë i profesor Ndrecës:

Kohët e fundit emni i Ernest Koliqit asht përfolë shumë, madje tue shkue deri atje sa me hamendësue nji lidhje të tij me KGB-në. Hipotezat pa bazë nuk meritojnë asnji përgjegje, prandaj ky shkrim ka si qëllim thjesht me hjedhë dritë mbi nji moment të caktuem të jetës së Koliqit në mërgim, kur ai ishte vu në shënjestrën e KGB-së.

Rrëfimi i këtij episodi i përket historisë së bashkëpunimit prej ma se katër dekadash të agjentit shqiptar ma të suksesshëm në CIA, Ton Kokës, nji njeriu që kaloi të gjitha etapat e karrierës nga përkthyes, në analist, gjurmues dhe në fund rekrutues në shumë qytete të Europës.

Kam pasë fatin t’i gëzohem për shumë vite miqsisë së Ton Kokës, nji patriot i vërtetë që shpenzoi jetën e tij tue punue për Agjencinë e Langley-t kundër regjimit të Tiranës dhe atij të Beogradit, kundër Brigadave të Kuqe në Itali dhe KGB-së.

Ton Koka ka disa datëlindje, por në të vërtetë ka lindë në Cetinë më 26 prill 1917 në familjen e nji tregtari shirokas që lëvizte nga Venediku në Shkodër e Cetinë; ka vdekë në moshën 97-vjeçare në Trieste. I mbetun në Itali qysh prej kohës së luftës, Koka, nxanës i Át Gjergj Fishtës në liceun Illyricum, siç i pëlqente me u përkufizue, nisi me bashkëpunue në Triesten e pushtueme prej trupave të Titos me Counter Intelligence Corps (CIC), Shërbimin e Inteligjencës së ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botnore, i cili ishte pararendës i CIA-s. Si atëherë ashtu edhe ma vonë kur vijoi me punue për CIA-n, ai dha nji kontribut të randësishëm në zbulimin e shumë agjentave të Tiranës që asokohe vepronin në Trieste për llogari të UDB-së, por edhe anekand Europës, mbërrijti me nxjerrë të holla prej Shqipnije me të cilat CIA pajiste parashutistat që hidhte në malet e vendit tonë, me krijue kontakte me njerëz në atdhe dhe me mundësue kalimin në Perëndim të personave, informacioneve dhe provave të krimeve të regjimit enverist.

Për bashkëpunimin nëpërmjet tij me shërbimin amerikan të CIC, besoj se nji ditë do të përmenden me nderim shumë njerëz deri më sot krejt të panjohun, siç asht për shembull Mehmet Kotorri, kapiteni i anijes “Rozafa”, dhe Asllan Begu i anijes “Teuta”, që në fundin e viteve ’40 përshkonin rrugën detare Durrës-Trieste, apo trimi i urtë shkodran Haxhi Sulë Smajli që me shumë guxim ndihmoi kauzën antikomuniste të amerikanëve.

Ma vonë Ton Kokën e gjejmë në Romë, Athinë, Vjenë, Uashington, Beograd, Milano. Për dekada Mr. Carlson, siç njihej në detyrë, mori në pyetje shumicën e shqiptarëve të arratisun që paraqisnin ndonji farë interesi për CIA-n: ushtarakë, nëpunës, agjenta të Sigurimit, fshatarë, funksionarë. Mbërriti edhe me rekrutue disa agjenta të kundërzbulimit shqiptar që nuk do të diktoheshin kurrë prej regjimit të Tiranës si dhe organizoi nji rrjet përgjimi në disa ambasada shqiptare prej ku Agjencia mësonte komunikimet sekrete me Tiranën dhe të dhana tjera me randësi, si p.sh. vendbanimet e informatorëve të Sigurimit në Europë, të cilët digjeshin sistematikisht dhe detyroheshin të jepnin informata të gabueme.

Por këtu po ndalemi vetëm te nji operacion i drejtuem prej tij që kishte për qëllim zbulimin dhe demaskimin e nji agjenti të KGB-së në Romë, i cili kishte fitue besimin e Ernest Koliqit dhe rrezikonte pozicionin e këtij të fundit. Ngjarja rrëfehet nga vetë Ton Koka në kujtimet e tija në dorëshkrim të cilat shpejt do të shohin dritën e botimit. CIA kishte frikë nga nji ekspozim i mundshëm i Koliqit, mbasi ai ishte në dijeni të planeve me randësi si dhe mbante asokohe në shtëpi korrespondencën private me shumë personalitete, me zyrtarë të CIA-s, të Intelligence Service, me autoritete italiane, me mërgimtarë politikë etj.

Vetë Koliqi e kishte të qartë se ambasadat e Tiranës, Beogradit dhe Moskës tregonin shumë interes për veprimtarinë e tij në Romë dhe sidomos atë të Shejzave që ai drejtonte. Pranë Librarisë Ndërkombëtare Rizzoli, këto tri ambasada porositnin rregullisht nji numër të konsiderueshëm revistash.

Në vitin 1969 Ton Koka, asokohe agjent me shërbim në Romë në nji kohë kur Shef Stacioni ishte Seymor Russell, për shkak të frekuentimit vllaznor që kishte me Koliqin, vëren afrimin e papritun me këtë të fundit të nji figure të re, krejtsisht të panjohun. Bahej fjalë për njifarë Angelo de Genti, figurë misterioze i ardhun prej hiçit për të cilin dihej shumë pak. Dihej për shembull se i jati, sicilian, me pushtimin e Shqipnisë ishte shpërngulë për nji jetesë ma të mirë në Tiranë tue punue si mekanik. Me fundin e Luftës gjurmët e Angelo de Gentit humbnin, por kishte dyshime – rrëfen Koka – se në vitet ’50 nëpërmjet Ambasadës Sovjetike në Tiranë ishte transferue në Moskë.

Angelo de Genti vetë pohonte se kishte përfundue studimet në BRSS dhe në vitin 1969 ishte kthye në Romë. Stacioni i CIA-s në Romë mëson pa vonesë se KGB-ja i kishte marrë nji dhomë me qira në Via Cola di Rienzo, n. 4.

Ndërkaq De Genti kishte marrë me qira edhe nji banesë tjetër në nji fshat në veri të Romës, në Sutri, ku zhvillonte takime edhe me disa shqiptarë. Banesa në Sutri përdorej gjoja për me i dhanë lehtësime për me përkthye italisht Dostojevskin për nji skenar filmi, për përgatitjen e të cilit kishte pasë nji ofertë nga ana e RAI-t.

Koka alarmohet menjiherë, pse tue qenë i lauruem në Shkenca Politike në Trieste dhe tue e njohtë mirë letërsinë dhe gjuhën ruse, që e kishte studjue në kurse speciale në Uashington, e dinte mirë se Dostojevski ishte i përkthyem mjeshtrisht në gjuhën italiane. Ndërkaq merr vesht edhe mënyrën sesi De Genti i ishte afrue Koliqit nëpërmjet kunatit të këtij të fundit, Petro Vuçanit, të cilit madje i kishte dhurue edhe nji samovar të punuem në mënyrë artistike për Koliqin, tue i lanë me kuptue se e kishte kalue pa doganë në Itali. S’vonon dhe Angelo de Genti bahet si i shtëpisë te Koliqi, i cili i boton edhe nji përkthim nga rusishtja te Shejzat.

Koka mbërrin me u njohtë me Angelo de Gentin dhe meqë ky i fundit kishte mangësi dhe nuk zotnonte nji italishte të denjë për me përkthye Dostojevskin, i ofron ndihmën e tij në përkthim. Dy herë në javë Ton Koka ndihmon, me dijeninë e plotë të eprorëve të tij, përkthimin e De Gentit në Sutri. Ndërkaq CIA ka vendosë në përgjim telefonin e agjentit sovjetik dhe e ndjek atë hap mbas hapi. Vërehet menjiherë se De Genti fliste dy-tri herë në javë me nji vajzë në Moskë që quhej Ludmilla. Mbas pak kohësh Ludmilla mbërrin në Romë. Ton Koka në kujtimet e tija e përshkruen: “20-vjeçare, e pashme, bionde, e naltë dhe me nji veshje qi bjen në sy. Nji mini nja dy gisht nën mbrapanicë, nji këmishë si arkate me qitë në pah pasunitë e gjoksit të dukshëm.”

Siç duket, KGB-ja kishte llogaritë gjithçka, tue përfshi edhe shijet estetike të profesorit shqiptar, por s’kishte llogaritë pasionin me të cilin Koka kryente detyrën e tij, tue gjurmue çdo rrezik që mund t’i vinte mikut të tij shkodran. Vajza ruse paraqitet si bashkëshortja e De Gentit dhe kishte si mburojë për veprimtarinë e saj artin, në fakt ajo ishte balerinë dhe udhtonte në të gjithë Europën, por edhe në Algjeri dhe në Marok. Cilësitë fizike i lejojnë asaj me afrue këdo që kishte sadopak tërheqje natyrale ndaj nji femne të hijshme. Ndërkaq Angelo ishte ba si i shtëpisë te Koliqi, aq sa CIA nisi me pa mundësinë e nji ndërhymjes së shpejtë për me neutralizue rrezikun.

Pa shkue shumë kohë Ton Koka nis me e provokue dhe me e përpunue Angelon i cili për shkak të presionit dhe tue e pa veten të izoluem nga Ambasada Sovjetike jep shenja dobësie. Në nji moment ai, i lodhun i tregon Kokës se dikush në Moskë asht i interesuem për me dijtë se çka ban Koliqi dhe Camaj në Romë, sidomos çka synojnë ata me veprimtarinë e Shejzave. Nji natë vonë, ndërsa Ton Koka përcjell Angelon me makinë te shtëpia e këtij në Via Cola Rienzo, vëren se te dera e banesës po priste në kambë agjenti i KGB-së, Petrov, figurë e njohun që i përkiste stacionit të Villa Abimelek në Romë.

Edhe pse në kushte jo të favorshme, Koka e fotografon me nji aparat të vogël që e mbante të maskuem në kravatë dhe të nesërmen së bashku me kolegët sigurohet për identitetin e agjentit sovjetik. Angelo de Genti tashma ishte djegë dhe Agjencia cakton pikërisht Ton Kokën me e marrë në pyetje. Angelo nuk mund të shmanget dhe nis e tregon emnat që njeh dhe kontaktet që ka, ndër ta ka edhe emna shqiptarësh që Koka s’i mendonte kurrë se mund të punonin për KGB-në në Itali. CIA, përfundon rrëfimin e tij Ton Koka, mbërrijti kështu me i shmangë nji rrezik real Ernest Koliqit dhe njikohsisht me kuptue lidhjet e celulës së KGB- së në Romë, ndërsa ndaj vetë Angelo de Gentit u tregue “zemërgjanë” tue mos e kthye në BRSS ku me siguri e priste Siberia. Herën e fundit në publik, shikimi im, shkruen Ton Koka, u kryqzue prej larg me atë të Angelo de Gentit, ditën e funeralit të Ernest Koliqit në Piazza della Balduina, tek rrinte në nji kand i vetmuem. (EXlibris)

23 komente në “Profesori hedh dritë mbi të shkuarën e Ernest Koliqit: Si u vu në shënjestrën e KGB-së, kush ishte agjenti shqiptar i CIA-s që e shpëtoi”

  1. Entoni says:

    Profesor Ardian Ndreca? Akademik?
    Prandaj Akademia jone ka pjerdhur me te gjitha!!! Shkrim qe nuk ngjitet dot as ne nivelet e tregimeve te veteraneve. Asnje prove faktike. Perralle

    Te dhjevsha Profesorin

    1. Agjenti says:

      Megjithese njeri i ditur, pasionet fetare, krahinore dhe politike e kane nxjerre Ardian Ndrecen lakuriq dhe e kane bere qesharak me shkrimin e botuar. Ndersa shkrimi ka si qellim mbrojtjen e fashistit Ernest Koliqi, vete shkrimi i Ndreces na e qarteson se Koliqi ishte nje person ne sherbim te CIA-s ( te pakten ) por eshte mjaft e mundshme edhe ne sherbim te zbulimeve te tjera te huaja. Ne shkrimin e tij, Ndreca thote se CIA u alarmua nga afrimi i Koliqit me agjentin italian te KGB-se. Pse ? Pse duhej te shqetesohej CIA per kete afrim nese vete Koliqi nuk kishte lidhje ” pune ” me CIA-n ?! Ata qe marrin vesh nga punet e zbulimit ( Ndreca mund te jete akademik dhe i ditur por kjo s’do te thote se merr vesh nga zbulimi ) e dine shume mire se Zbulimi i nje shteti e rekruton dike dhe gjithashtu edhe te rekrutuarin e mban nen vezhgim dhe kontroll ne menyre qe te mos vihet edhe ne sherbim te kundershtarit. Kjo gje ka shume te ngjare te kete ndodhur edhe me Koliqin. Gjithashtu, lind pyetja: Pse duhej qe KGB-ja te interesohej se cafre benin Koliqi dhe Camaj ne Itali ?! Duket qarte qe Ndreca e konsideron te moralshme dhe ” krenari ” qe dikush si ky Koka te behej apo behet spiun i CIA-s. Mjafton kjo, justifikimi i spiunimit, per te kuptuar moralin e Ndreces. Shkrimi i Ndreces ka edhe gjera te tjera qe e tradhetojne qellimin e vete shkrimit.

  2. Nest Kol i qi Vatikani says:

    Se pari verehet aftesia mizerabel e artikulimit te shqipes nga profesori katolik Ndreca, nje artikulim i veshtire, me fjale te teperta e formulime konfuze.
    Tjetra dhe me e rendesishmja: Pa dashje profesor Ndreca (emer diversanti ky) nxjerr qarte llumin ne te cilin eshte zhytur Koliqi, agjenti Ton Koka dhe gjithe emigracioni politik shqiptar duke konfirmuar pandehmen se te gjithe ishin agjente te te huajve, mjafton qe te luftonin nen cdo flamur kunder shtetit shqiptar te kohes.
    Plehrat!
    Guxim i madh ti quash heronj keta bashibozuke,por eshte koha e maskarenjve, e kolaboracionisteve shumengjyresh me Ndrec vatikanistin ne krye.

    1. Fredi says:

      O Ndrec akademiku , je vertet turpi akademis se kti vendi , je diletant amator deri ordiner ne tregimet e tua qe nuk kapin as nivelin e shkolles fillore , ik or njeri nuk te vjen pak turp qe shkruan ne kte menyr kaq vulgare , nuk ka renci artikulli se çfar katranos duke i thurur lavdi tradhtis komtare kjo esht çeshtie tjeter , por ti nuk je ne gjendje te shkruash dy rreshta o njeri , nuk te vjen turp per kte artikull , mua per vete me vjen shum turp dhe ndihem i ofenduar qe ti perfaqson akademin ton te shkencave , mos shkruaj me o njeri se le nam , tamam nivel fillore turp , ose thuaj dikujt te ndimoj or zotri , ti e ke te nevojshme ti ngresh vleren ktyre kolaboracionisteve te kuptoj drejt, por ti nuk arrin ta besh dot kte gje se je shum amator ne shkrimet e tua fare ordinere , prandaj jemi katandisur ne kte nivel shkollor ne kur vet akademoku esht i kti niveli vaj halli si jan te tjeret .

  3. Cobo says:

    Qenke pallosh mor Entoni. Qenke i paditur dhe mendjelehte qe ofendon njerezit kaq rende.

    1. Entoni says:

      @ I nderuar komentues Cobo,
      Nese une gjuajta gurin e pare ju padiskutim gjuajtet te dytin edhe te tretin. Vecse ne shenjester tjeter.
      Megjithate, ju keni te drejte! Une duhet te isha marr vetem me artikullin, i cili per menyren se si ishte shkruajtur me kujtoi botimin periodik te shoqates se veteraneve “Kushtrim Brezash” dhe pinjollen e saj ne demokraci per sa i perket menyres se te shkruarit “55”.
      Shtypi shqiptar eshte i mbushur me artikuj pa koherence ne formen e perrallave qe nuk plotesojne kriteret minimale jo vetem te studimeve shkencore po as edhe te tabloideve angleze te thashethemeve. Pilula behet akoma me e hidhur kur artikuj te tille prodhohen nga anetar te Akademise se Shkencave, te cilet shkrimin kritik edhe shkencor duhet ta kene pjese integrale te krijimtarise se tyre.

  4. P. Hajdini says:

    Tue naltue Tom Koken si supersxhent i sherbimeve amerikane ke pohu per s’gjani e per s’gjati pozicion, rol
    e randsine si superagjent t’ Ernst Koliqit. E s’ka si me ken ndrsyh kur Super agjenti Tom Koka paska kene t’u lane bash koken
    per me rujt e pshtu Koliqin. Dokumentat e tuja shto edhe nji ato t’Auron Tares e ja ku del Koliqi i plotsume n’lidhjet agjenturore.

  5. P. Hajdini says:

    Tue naltue Tom Koken si supersxhent i sherbimeve amerikane
    ke pohu per s’gjani e per s’gjati pozicion, rol e randsine si superagjent t’ Ernst Koliqit.
    E s’ka si me ken ndrsyh kur Super agjenti Tom Koka paska kene t’u lane bash koken
    per me rujt e pshtu Koliqin. Dokumentat e tuja shto edhe nji ato t’Auron Tares
    e njii ku del Koliqi i plotsume n’lidhjet agjenturore.

  6. mamadu Ali agjenti says:

    Sot ne Albanistan po te kesh qenur apo dhe te jesh agjent apo spiun pa leka i CIA – s quuhesh patriot ,atdhetar, bile bille , bole bole edhe hero kombetar …………..!!!!!!!!! Po ne çdo shtet , nenvizoj shtet, tjeter ne bote do tee cilesohhej tradhhetar dhe do perfundonte ne burg . Epo paradokse shqi e qiptare !!!!!

  7. Bido says:

    Kjo histori duket si histori pleqsh, ne nje nate dimri, prane oxhakut te ndezur, teksa jashte bie shi.

    1. Mali says:

      Pikerisht ashtu eshte. Por ka nje diçka interesante, konfirmon ate qe Auron Tare shkruan. Ndersa shqiptareve apo disa mendje ndriturve tane u dujet oatriotizem bashkepunimi me gjermanet dhe fashistet italiane nuk kemi perse shqetesohemi pse Camaj dhe Koliqi kane bashkepunuar me ta.

  8. Beni says:

    Ky Tan KokA rrezoi komunizmin ne Shqiperi!O Ndrece,ke degjuar gje per sukseset e CIA-s me dergimin e diversanteve ne Shqiperi,si perfunduan?Koliqi,si ekspert i agjenturave pse nuk i arandaloi kapjen e ture.Per fat te keq keta “stdjusit katolik”,janeje prerje,marku froku gjonmarkagjoni etj.Pergjegjesi mban edhe Vatikani u ka dhene instruksione te gabuara.Ja ku cuan mesimet tyre,te varur ne bulevard si martire nga katoliku Edi Rama!Shkrimtare te mire,por pak agjent,spiune e lapanjoze te keture sherbimeve.O Frok,pyet sa vepra te Camajt jane shit,tani qe u be i johur?

  9. Baliu says:

    Ketu thuhet edhe njeher kjarte se ato veprimtarite “letrare” te tyre ishin vetem mbulese per aktivitetet e tyre agjenturore. E per habi ajo “mbulesa” e tyre na doli me vlera te “rralla” artistike. Thjesht ato “rrobat e reja te mbretit”.

  10. Perparim Prengasi says:

    Entoni, pashe mbreme Adrian Ndrecen ne njie hotel Via Veneto 23 me motren tende. Akademiku punoj thelle, degjoheshin gerthitje. I thashe: te lumte pushka Adrian!

    1. u dhime duke qare says:

      Lere motren e tij ti o Perparim, po shif tet’eme se nga bridhte mbreme. Eshte dhe ne moshe dreqi, mendo c’ka bere ne te ri te saj … ? ? ? ?

  11. Eri says:

    Spiuna hesapi…Kush tu jepte para dhe ishin gati ti vinin flaken vendit te tyre dhe te vrisnin bashkeatdhetaret e vet.Mire ja u beri Enveri ketyre flliqesirave.

  12. Fredi says:

    O Ndrec akademiku , je vertet turpi akademis se kti vendi , je diletant amator deri ordiner ne tregimet e tua qe nuk kapin as nivelin e shkolles fillore , ik or njeri nuk te vjen pak turp qe shkruan ne kte menyr kaq vulgare , nuk ka renci artikulli se çfar katranos duke i thurur lavdi tradhtis komtare kjo esht çeshtie tjeter , por ti nuk je ne gjendje te shkruash dy rreshta o njeri , nuk te vjen turp per kte artikull , mua per vete me vjen shum turp dhe ndihem i ofenduar qe ti perfaqson akademin ton te shkencave , mos shkruaj me o njeri se le nam , tamam nivel fillore turp , ose thuaj dikujt te ndimoj or zotri , ti e ke te nevojshme ti ngresh vleren ktyre kolaboracionisteve te kuptoj drejt, por ti nuk arrin ta besh dot kte gje se je shum amator ne shkrimet e tua fare ordinere , prandaj jemi katandisur ne kte nivel shkollor ne kur vet akademoku esht i kti niveli vaj halli si jan te tjeret .

  13. Shkodrani pa buke says:

    nje grumbull thash e themesh pralla me spiun.Ky fare akademiku me keto qe thote edhe sikur gjysma te jen te verteta verteton ate qe thote A.Tare se keta kane qene spiun te agjenturave huaja qe punonin kunder shqiperise

  14. Tom says:

    Ky agjenti Ton Koka ngjason krykeput me Dyl Sqollin e Mergates se Qyqeve.
    Po z.Koliqi me ke ngjason do te pyesni ju?
    Po ta keni lexuar Mergaten qe ua heq kallajin te gjitheve, e dini pergjigjen.

  15. Pokeristi says:

    Komentues te verber fanatike enveristë!
    Mundohuni te dalloni dy probleme kryesore ,qe me siguri i kini dalluar,por qe me djallezi a injorance i keqperdorni
    Te jemi te qarte qe ne Shqiperi,prej Nendorit 1944-ër dominoi ne menyre absolute ideologjija komuniste,e degjeneruar ne stalinizem e aplikuar ne Shqiperi dhe e bastarduar ne enverizem. Ky eshte “problemi “ i pare i sternjohur dhe i suportuar nga perqindja me e madhe e mases se paditur shqipetare.
    Nderkohe pa u futur ne hollesira egzistonte nje perqindje tjeter intelektualesh patriotë me njohje te mjaftushme per ideologjine komuniste staliniste dhe pasojat katastrofike humane ne ish “Bashkimin Sovjetik”. Problemi i dyte pothuajse i panjohur,ose me sakte i njohur sipas optikes titisto-enveriste,deri me 1949-ën dhe per te mos thene deri sot nen optiken qorruese enveriste.
    Ashtu siç i trajtoji komunizmi veçanerisht sadisti i paepur dhe i pabese,ay vagabondi i”Sokakut të të marëve”,lirinë e fjales dhe mendimin ndryshe ,që në momentet e para i kundervuri perballë keto dy grupime. Gjithmone me nje demagogji ekselente ne emër te popullit u shpallen “armiq “ te popullit ata qe e donin sinqerisht popullin,ata qe me shembullin dhe vepren e tyre kishin treguar se e donin Shqiperine dhe nuk ishin hedhur per femra dhe kenaqesira personale Parisit,Monpeljesë a Brukselit ,si ay vagbondi i Gjirokastres.
    Sigurisht kjo lufte u zhvillua e ashper dhe e rrepte,i kaloji nivelet kombetare.Kaloji ne nivel global.
    Doli ne nivel lindje-perëndim.
    Perëndimi ishin Shtetet e Bashkuara te Amerikes,plus shtetet demoratike te Europe’s Angli;France,Itali,Belgjike,Svicer e te tjera.
    Lindja ish Bashkimi Sovjetik plus shtetet te ashtuquajtura “Demokraci popullore”siPolonija,Kina,Koreja,Vietnami,Mongolia, Çekosllavakija,Hungarija,Bullgarija,Rumanija,Jugosllavija,Shqipërija e tjera.
    U luftua qysh ne fillim me te gjitha mjetet e nivelet,me te gjitha organizmat dhe institucjonet qe ka nje shtet,,perfshi ketu dhe agjensitë e zbulimit.
    Te jemi te qarte çdo agjensi zbulimi eshte nje ingranazh i shtetit qe perçon politiken e atij shteti a e atyreve grupime shtetesh Lindje -Perendim.
    Zhargoni spiun,spiunazh ka marre kuptim mjaft te gjere ne shqipen tone.
    Per te kualifikuar figura me vlera kombetare si Koliqi a po Camaj,nuk eshte detyre muskuli a force individesh,qe me lehtesine qe mund te ngrihet dhe te flaket disku a gjylja,mund te ngrihet e te flaket nje person me vlera kombetare.
    Eshte detyre specialistesh te kualifikuar te fushave te historise,filozofise,letersise te analizojne dhe te orientojne masat e gjëra per te njohur dhe pranuar vlerat e verteta shqipetare..
    Por dhe gjithësejcili ka te drejten e lirise se mendimit dhe te thenit ndryshe,ka lirine e shtypit,brenda rregullave etike.
    Z.Ndreca te përgëzoj.

  16. De GOL (ose Gol..de) says:

    Ndrece! (Marku), te pata keshilluar modestsisht qe te mos shpejtohesh po te studiosh ne arkiva para se ti japesh pergjigje Tares qe dokumentonte nder te tjera Koliqin si agjent dhe si minister fashist, bere vetem 5 dite pas pushtimit te Shqiperise nga Italia e Duces (12 Prill 1939). Kendveshtrimi yt duket se pushtimin e 1939 e quan clirim po nga kush, nga komunizmi? Me se kujtoj Ahmet Zogu nuk ishte komunist. Me kete shkrim ti i dashur profesor ke vertetuar plotesisht te thenat e Tares ne shkrimin e tij per Koliqin. Tashti bej nje shkrim edhe per Camajn por jo me ketio mende. KUJTO SE “KORIFENJTE” E KOMUNIZMIT ISHIN MARKSI, ENGELSI, LENINI DHE STALINI, CUDITERISHT TE GJITHE TE KRISHTERE SI DHE FAKTIN QE SISTEMI KUMUNIST ISHTE NE PUSHTET NE SHUME VENDE QE ISHIN TE KRISHTERA, ME PERJASHTIM TE BOSNJE-HERCEGOVINES (BRENDA JUGOSLLAVISE) SI DHE PAK A SHUME SHQIPERIA (QE NUK ESHTE VEND MYSLIMAN POR MULTIFETAR). LUFTEN BRENDA LLOJIT MOS U PERPIQNI TA KTHENI NE LUFTE NDERFETARE. Ne presim nga ju akademiket e jashtem te na sqaroni, jo te na ngaterroni. Edhe nje gje, thelle paske hyre nder spiune, te jete tradite valle kjo ?

  17. arber says:

    Lan nam debilat katolike si ky Ndreca i G`juhadolit duke paditur vehten si injorante.
    Me idiotizmin e tyre vertetuan tezat e te qenurit agjent,bashkpuntor i te huajve i kArifeut Koliqi.

  18. Emer says:

    Si agjent i CIA, si agjent i KGB, prap mbetesh agjent i agjensive te huaja dhe nuk meriton kurrfarre respekti dhe promovimi neper shkrime o profesoruc Ndreca. Pastaj gegnishtja, sado e bukur qe eshte, duket shmangur ne publicikstike por profesoruci me ngjan shume me nje femije inatci!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje