Ilir Meta merr “frymë” lirisht nesër, Kuvendi vulos shpëtimin e tij nga shkarkimi si President

26 Korrik 2020, 13:29Politika TEMA

Ilir Meta pritet që nesër të “marrë” frymë lirisht, pas gati një vit hetimi parlamentar ndaj tij dhe kërcenimi se do të shkarkohet.

Jane “harruar” dhe dekretet e anulimit te zgjehdjeve vendoire te 30 qershorit te vitit te kaluar dhe dekretimi i dates se re te zgjedhjeve me 13 tetor.

Nuk kane sjelle asnje dem ndaj vendit, prandaj nuk do te shkarkohet!

Në datë 30 korrik do të mbyllet sesioni parlamentar i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për të nisur më pas deputetët pushimet.

Nesër do të jetë seanca e parë nga tre të tilla që do të  zhvillohen resht. Kuvendi i Shqipërisë nesër në rendin e ditës ka vetëm një çështje për diskutim dhe ku nuk pritet që të ketë surpriza.

Deputetët pritet që nesër të vulosin shpëtimin e Presidentit Ilir Meta nga shkarkimi.

Raporti i hartuar nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe i miratuar nga socialistët me rezervën e Bashkim Finos dhe kundërshtimin e opozitarëve pritet që të votohet nesër.

Historia nisi një vit më parë, ku presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, socialistët ngritën një komision të posaçëm hetimor për veprimet e kreut të shtetit, ndërsa rrugës iu shtua edhe ai për debatin në Gjykatën Kushtetuese.

Por në fund, socialistët arritën në përfundimin që Ilir Meta ka kryer shkelje, por jo aq të rënda sa të justifikojnë shkarkimin e tij nga detyra duke u tërhequr.

Ndërsa për të parandaluar që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen propozuan që të bëhet një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit që sipas tyre të përcaktojë qartë dhe të mos e lejojë që të dalë nga kornizat.

Opozita parlamentare e kundërshtoi duke kërkuar shkarkimin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Megjithatë shumica socialiste nesër pritet që të mjaftohet vetëm me një vërejtje për Ilir Metën duke mbyllur kapitullin.

Ndërkohë që në njërën nga seancat e tjera brenda sesionit, pritet që të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, që kërkon ndryshime kushtetuese.

4 komente në “Ilir Meta merr “frymë” lirisht nesër, Kuvendi vulos shpëtimin e tij nga shkarkimi si President”

  1. Tina says:

    Qfar gallate kjo ,ose shkarkoje ose kerkoj falje…

  2. violina says:

    Turp,qe e mbani ate plehun,simbol i korrupsionit

  3. shqip says:

    Po ta falim këtë herë se ke baba te mire mor M**eta! Dhe mos e përsërit më, kështu pra sillu mirë e mos e turpëro b***n. Shtet qamilist ! Me plote kuptimin e fjalës shtet kartoni . Ore, po s’ishte nevoja për teatër more depudhjerë . Ç”i do provat kur s’jepet shfaqja . Late nam o perfaqsuesit e popullit, (popull dele). Tani dy gjëra janë. Ose të ikë Meta, ose ikni ju me gjithë karrike e kartona. Po qe se Muti, ops, Meta, po qe se nuk ka shkelur ligjin, atëherë i bie që ligjin e keni shkelë ju. Po kush është shkelësi këtë e kupton edhe bufi o te dhjerë. E kam thënë, e them, dhe do e përsëris prapë. Shqipëria protektorat. Do ketë gjithë benefitet e kësaj bote. Me këta lopçare sa vijmë vërdallë si kau në lëmë. Dhe mos e çensuroni komentin o Tema . Fundja ky është gjykimi I shumicës në popull. Që ne qeverisemi nga injoranca e babëzia.

  4. Beni says:

    TURP, TURP E NJEMIJE HERE TURP PER PS.
    ME KETE VEPRIM DO TE HANI KOKEN TUAJ POR KUR TA KUPTONI DO TE JETE SHUME VONE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje