Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar, duke thënë se ai do të pres për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe a do ta njeh dikush pavarësinë e Kosovës.
“Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk iu tërheqin vërejtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë (kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës) dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë.
Vuçiq tha se deklarata e Hotit tregoi se “nënshkrimi i shqiptarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednica) dhe fjala e dhënë (tek i dërguari amerikan për dialog Richard) Grenellit, nuk do të thotë asgjë”.
Vuçiç gjithashtu tha që delegacioni serb ishte i gatshëm për bisedime mbi ekonominë dhe se delegacioni i Kosovës erdhi në ato bisedime, siç tha ai, me kërkesë për kompensim të luftës.
“Kjo është ekonomi për ta, sepse ata nuk kanë fabrika dhe investime. Ne për këtë nuk do të flasim fare. Dialogu duhet të vazhdojë, por nëse thirrja është ‘Ejani të firmosni pavarësinë e Kosovës’, as mos na thërrisni. Ne jemi gjithmonë për dialog dhe kompromise që çojnë në zgjidhje”, tha Vuçiç.
Kryeministri Hoti, gjatë një raportimi në Kuvendin e Kosovës të premten mbi dialogun me Serbi duke folur për lobimin për Kosovën tha se “nuk ka pezullim të aktiviteteve tona”.
“Nuk ka pezullim të aktiviteteve tona, jemi dakorduar me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është e vërteta”, tha ai.
I dërguari i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për rifillimin e dialogut mes dy palëve, kishte thënë se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova është pajtuar të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë, për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte anuluar pas publikimit të aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit Special.
Megjithatë, Hoti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 16 korrik.
Gjatë raportimit para deputetëve, Hoti tha se në takimin e 16 korrikut në Bruksel ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike.
Ik futja Karin ne BYTH DULLA KOTIT OR ZAGAR I MILOSHEVICIT
Arrogant qe flet me gjuhen e Milloshevicit, nese nuk bisedon per viktimat dhe pastaj njohjen si mund te diskutosh per ekonomine kur ky eshte ne funksion te dy te parave, apo vetem kthimi I ekonomise kosovare ne shtojce te asaj serbe ju intereson.
Vetem reciprociteti e kthjellon kete megaloman, te cilit I ka ngalur ora ne kohen e Miloshevicit, kelysh I te cilit ishte.
As nuk duhet njohja pa ndeshkuar kriminelet serbe e demshperblyer viktimat te cilat ky I pafytyre jo vetem nuk I njeh, por I injoron.
Europa duhet ti beje me shume presion ketij mbrojtes te krimeve dhe te mos ja krehe bishtin si deri tani, si dhe te influencoje tek veñdet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven.
Ky kercenim serb tregon se ata po e vazhdojne fushaten per cnjohjen e Kosoves me intensitet por nen rrogoz me ndihmen e Rusise.
Qeveria e Kosoves duhet te tregohet me agresive ne kerkesat e veta legjitime ne mbrojtje te interesave te qytetareve te saj te dhunuar nga ushtria e paramilitaret serbe.
E vertete qe ne Kosove sikurse dhe ne Shqiperi ka pak ose aspak fabrika dhe ekonomi. Kjo na ben te dobet para gjithkujt sikurse ben te forte ata qe kane ekonomi dhe fabrika siç jane serbet.