Alarmi i Metës për cënimin e sigurisë kombëtare, Manja: E kemi diskutuar dokumentin e klasifikuar me dyer të mbyllura, është raport i zakonshëm

27 Korrik 2020, 11:17Politika TEMA

Kreu i Komisionit për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, Ulsi Manja ka prezantuar para Kuvendit raportin përfundimtar.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Manja u shpreh, se presidenti nuk ka kompetenca për të tërhequr dekretin për zgjedhjet dhe me këtë veprim ka shkelur nenin 83 të Kushtetutës.

Në lidhje me argumentin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, se ishte cënuar siguria kombëtare, Manja tha se raporti që ka pasur presidenti, është një material i zakonshëm.

Manja ka zbuluar, se komisioni e ka parë raportin dhe ka zhvilluar diskutime me dyer të mbyllura, për shkak se ishte informacion i klasifikuar.

Më tej ai ka shtuar, se presidenti nuk ka kompetenca për të përcaktuar gjendjen e jashtëzakonshme, pasi këtë e bën Këshilli i Ministrave.

Pjesë nga fjala e Manjës:

Lidhur me zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kompetencat e presidentit. Presidenti referuar nenit 92 ka vetëm një kompetencë, atë të caktimit të datës së zgjedhjeve prej të cilit varen një seri vendimmarrjesh. 

Sipas nenit 94 presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përvec detyrimit për respektimin e kushtetues.

Ditën që presidenti ka kryer betimin në këtë sallë në zbatim në nenit 83 të Kushtetutës, ku presidenti është betuar se do ti bindet Kushtetutës, do të respektojë liritë e shtetasve , do të mbrojë pavarësinë.

Presidenti mund të shtojë edhe fjalën zoti më ndihmoftë.

2 komente në “Alarmi i Metës për cënimin e sigurisë kombëtare, Manja: E kemi diskutuar dokumentin e klasifikuar me dyer të mbyllura, është raport i zakonshëm”

  1. H says:

    Presidenti duhej shkarkuar për hajdut ordiner jo për rafinateca elegante mbi interpretimin e kushtetutës. Ju jeni bashëpunëtorë dhe hajdutë si ai dhe si të tillë nuk keni autoritetin moral ta shkarkoni. As ju as atij nuk ju plas bytha per kushtetutën.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Po u shkarkua Likja dhe akoma me shume po u arrestua ai,zgjidhet gjithe lemshi.
    Pikerisht aty qendron problemi,asnje,e theksoj asnje nuk eshte iinteresuar,qe ky lemsh te zgjidhet.
    Jane konsumuar shume vepra penale,krime monstruoze dhe jane kokolepsur
    te gjitha palet.Nuk eshte ne ineteresin e asnje pale politiuke zgjidhja e ketije lemshi,
    pooooor eshte ne interes te Shqiperise dhe te shqiptareve.
    Keta lozin vetem me faktorin kohe,terhiq e mos e keput,deri sa shume gjera te
    fshihen nga kujtesa,ose ligjerisht te mos jene me te denueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje