Si Stalini me Trockin, Enveri përdori të njëjtën armë për të vrarë Sadik Premten në Paris

27 Korrik 2020, 09:25Dossier TEMA

Leon Trocki, i lindur Leiba Davidovich Bronstein, rivali i Stalinit për kreun e Partisë Komuniste (Bolshevike) u vra më 20 gusht të vitit 1940 në Meksikë nga agjenti i NKVD (pararendësja e KGB-së) Ramon Merkader.

I futur në zyrën e tij si një komunist e mik i njohur, vrasësi e qëlloi Trockin në kokë me një mjet që në shqip përkthehet “sëpatë akulli” e cila në njërën anë është njëlloj si një naxhake apo nagaçe (sëpatë e vogël), ndërsa nga ana tjetër ka një majë të gjatë e të mprehtë.

Për habi, 11 vite më pas, më 6 maj të vitit 1951, të dërguarit e Enver Hoxhës do të zgjidhnin pothuaj versionin shqiptar të së njëjtës armë të ftohtë – një naxhake apo nagaçe, për të vrarë, në Paris, Sadik Premten, një nga kundërshtarët më të mëdhenj politikë të liderit komunist shqiptar.

Në fakt, të dhëna për rrethanat apo urdhrat e zgjedhjes së mjetit të krimit nuk janë gjetur, por duke argumentuar se në një rast të ngjashëm, një pistoletë apo një thikë mund të ishin më rezultative, e gjithë historia duket më e bazuar.

Duket elita e komunistëve shqiptarë, të cilët në këtë kohë e shihnin Stalinin si babën e gjithë botës, nuk është aspak çudi që të kenë preferuar të kopjonin idhullin e tyre edhe në vrasjen e një kundërshtari politik.

Përshkrimi i këtij atentati të njohur ndaj Sadik Premtes, në Paris, është marrë nga kujtimet e tij, të përfshira në librin “Sadik Premtja – historia e panjohur e një disidenti”, i autorit Dashnor Kaloçi, faqe 279.

Fragmenti në libër

“…Inati i Hoxhës ishte kokëfortë! Ai bile është përpjekur të më vrasë në Paris. Kjo ka ndodhur një të diel, më 6 maj 1951.

Po kthehesha nga kinemaja në hotelin ku banoja, në rrugën “Charonne”. Nja njëqind metra larg portës, diktoj një hije të hyjë në ndërtesë. Pas tij hyj edhe unë në korridorin e zhytur në errësirë pas një ndërprerjeje të papritur të elektricitetit.

Fshehur pas një shkalle, i panjohuri kërceu dhe më goditi në kokë me nagaçe. Për fatin tim të mirë, dora e tij nuk ishte e sigurt dhe arma i rrëshqiti mbi kafkën time, pa më cenuar. E kapa pas fëshfshes duke bërtitur: “Policia! Policia!”

Gjaku kullonte gjithandej. Ai mundi të ikë, por unë e njoha. Ai që më sulmoi ishte Xhemal Çami, dikur anëtar i Brigadave Ndërkombëtare, njeriu që mund të bënte gjithçka, i Legatës Shqiptare në Paris.

Të nesërmen ai i hipi avionit për në Pragë. Me të mbërritur në Shqipëri u emërua komisar policie në Durrës. Kjo nuk e pengoi të paguajë për gradën e tij, meqenëse sipas gjasave, i infektuar nga qëndrimi i tij i gjatë në Francë, ai u arrestua dhe vdiq në burg.

Dy vjet më vonë, një ngjarje tjetër e të njëjtit lloj. Befas, një miku im shqiptar u bë objekt i vëmendjes së Ambasadës Shqiptare. Ditën kur menduan se ai ishte “gati”, i propozuan të më fuste në një kurth: “Ti je një punëtor i mirë, njëri patriot, por ke marrëdhënie me spiunin Xhepi. Duhet të na ndihmosh ta demaskojmë. Ftoje ndonjë mbrëmje në shtëpi dhe na paralajmëro. Për kusurin kujdesemi ne…”

Ai m’i tregoi të gjitha. Për të mos i krijuar probleme, e lashë punën dhe i preva marrëdhëniet me të. Atëherë i shkrova letër ambasadës (Ambasadës Shqiptare, Paris, red) duke i paralajmëruar se do ta shisja shtrenjtë lëkurën time…”.

11 komente në “Si Stalini me Trockin, Enveri përdori të njëjtën armë për të vrarë Sadik Premten në Paris”

  1. shqiptari says:

    Dashnore Koloci nje burre funderrine kombetare,nje bajge e ndyre kau te lodhur,nje Agron Tufe i dyte qe ka vjedhur materiale arkivore dhe i perdor si ti doje pidhi i gruas se tij putane.O Rame te qifsha shtetin dhe institucionet ligjzbatuese

    1. Lini says:

      Pse shqetesohesh kriminel, spiun i sllaveve.
      Pse shqetesohesh kur botohen dokumenta per krimet e sllavo-komunisteve shqipfoles?

      1. uhahahaaaaaa says:

        Cfare “dokumentesh” mor RROT CARI? A ja ke idene e historise dhe historiografise, apo je me klase fillore o analfabet. Dokument na qenkan “kujtimet” e nje spiuni ordiner si Sadik Premtja!?
        O ANALFABET, kush ti ka hedhur trute e gomarit? Apo je pinjoll kolaboracionistesh te fashizmit dhe te djeg bytha nga shqyerja shekulloree qe ke pesuar ? ? ?

    2. Theatre and Drama says:

      kapoçi paguhet nga fondet e grekut,
      boton shkrime qe te mbjelle urrejtje mes komentuesve…keta tipa,Enveri i etiketonte si “percares te unitetit popullor” dhe iu cante kafkat me majen e asaj kazmes qe shef aty

  2. Kim été says:

    Vëndi yn asnjëher s’është braktisur nga turistët Rusë.

  3. Rita says:

    Shqiptar ,,,,a mos ke frike se po del emri i babes tend.i joti i motres . ne dosjet e Dashnor K ??? Se kur i trembesh fakteve qe i perkasin te tjereve kuptoj ankthin e demaskimin qe mund te ndodhe ty o komentues me emrin ( anti ne fakt ) shqiptar po qe se familjerisht keni dosje voluminoze.Mos u revoltoni por nje here ne kete jete reflektoni si njerez e jo si nje kafshe.Ose e fundit mbyllni ate h…… goje .

    1. shqiptar says:

      Rita moj tfuca karin ngoj,ke reaguar tamam si drejtoresh bordello ne Brake ,me shume xhentilence,me fjalor plote etike tamam nje kurve nderkombetare,Ptu lavire 200 lekeshe

    2. u dhime duke qesh says:

      Rita, e ke mbaruar shkollen fillore moj laraske ?

  4. taso kume says:

    Te shkruash te verteten eshte virty e demokraci,pse duhet te hidherohemi kur degjojme sadizem politik te bere nga pjella e SERBIT,MILADIN POPOVICI E DUSHAN MUGOSHA, a nuk ishin SHQIPTARE kundershtaret e pjellave te SERBISE,shume kane patur idete e tyre nacionaliste kundrejte vendit ne kundershtime me fashizmin me ngjyre te kuqe te hudhehequr nga RUSET . Dakorte qe jemi te pa fe ,por nje meshire kristjane per te vraret ,te persekutuarit e regjimit duhet ta kemi perndryshe jemi kethyer ne sadista dhe konsevatore te epokes para 90tes.

  5. Rita says:

    Anti -shqiptarit qe ne tre fjali perdor aq shume fjale banale une si ” drejtoreshe bordello ” do t”i ndaloja jio vetem hyrjen por dhe kalimin prane shtepise se mekatiit .Dhe ju mbetet te shfryeni inatin se per epsh nuk behet fjale per kategori te tille njerezish vetem tek familja juaj .Dhe m,,,,,, qe hani kur hapni gojen eshte nje gjelle e tepert .Nuk meritoni as ate por ferrin qe ju pret .Nuk je i pari qe perpara fakteve per krimet e baballareve tuaj perdorin fjalorin e ndyre qe perkthehet se m.q.se. nuk mund te justifikoj faktet i perkrah ato duke u munduar te fyeje me fjale banale ( me Rite ,Koliq etj. etj te shumte ) .Dhe sa gaboheni se VLERA e m,,,,,,eshte dhjete fish me pozitive se sa e juaja.Vleresimin e nxorret ju me fjalet e ndyra .

    1. VFLP says:

      O DEBILE, baballaret tane ju shkedhyen dhe do vazhdojne t’ju shkerdhejne ne perjetesi, sepse ju e MERITONIT! Moret ate qe merituat, si shkerdhata antishqiptare dhe kolaboracioniste qe ishit. Po u krruajtet prape, prape ate te gjatin do merrni …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje