Ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe ambasadori i BE Luigi Soreca kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky takim mes tyre është mbajtur në ambjentet e Kryeministrisë.
Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, i cili doli në përfundimin se presidenti ka bërë shkelje, por jo aq sa të justifikojnë shkarkimin e tij.
Gjithashtu takimi vjen edhe pas mbledhjes së Këshillit politik për listat e hapura dhe ndryshimet Kushtetuese. (TemA)