I ftuar në emisionin Ora Sport ishte lojtari Myrto Uzuni i cili sëfundmi ka zyrtarizuar transferimin tek skuadra e Ferencvarosit në Hungari.
Ai u shpreh se ishte një zgjedhje e cila do i hapë rrugë zhvillimit të tij profesional. Për Ora Sport ai ka zbuluar se ka pasur oferta dhe nga Katari me një pagesë shumë herë më të lartë, por nuk i ka pranuar.
Uzuni: Kalimi tek Ferensvarosi, isha shumë i gëzuar. Isha në bisedime me skuadrën. As gjumi nuk më zinte natën për kalimin në Hungari. Unë ndihem me shumë vetëbesim. Besoj se do arrij akoma më shumë, gjithashtu edhe për të shënuar. Kam shënuar 12 gola dhe 7 asiste në Kroaci. Qëllimet e mia janë të qarta. Dua të arrij majat e futbollit dhe dua të punoj shumë për këtë. Unë kam parë se është ekip kampion dhe shoh mundësinë për të shënuar shumë gola. Unë kam pasur oferta edhe në Katar ku më ofruan akoma më shumë lekë por vendosa të shkojë tek Ferencvarosi. Kampionati korat është një trampolinë shumë e mirë për lojtarët, por unë e kam biseduar shumë me menaxherin tim për këtë transferim.
Myrto Uzuni foli për ambicien e tij në kombëtaren shqiptare.
Ai u shpreh se nuk do që të qëndrojë thjesht në stol por të lërë një gjurmë në historinë e skuadrës kuqezi.
Uzuni: Unë jam mesfushor i majtë, pas sulmuesit. Kam luajtur gjithë jetën dhe aty luaj më mirë. Ftesa e kombëtares është një ftesë e veçantë por nuk dua të qëndroj në stol. Dua që të lë gjurmë në skuadrën kombëtare.