“E lehtë për ju nga tastiera, eja në vendin tim”! Strakosha “heq dorashkat”: Nuk më intereson për kritikat

27 Korrik 2020, 14:15Sport TEMA
“E lehtë për ju nga tastiera, eja në vendin tim”!

Kur pyetet pas fitores së arritur në shifrat 1-5 ndaj Veronës, Strakosha ka prekur edhe temën e kritikave: “Ekipi ynë ka luajtur shumë mirë dhe jemi kompakt. Më vjen keq për golin e pësuar, por për mua nuk ishte penallti.

Kemi hasur telashe në rrugën tonë. Pas arritjes në Champions League jemi më të qetë në kokat tona dhe shiheni, fituam 5-1 pas një kohe të gjatë. Tani jemi mirë dhe nuk më interesojnë fare kritikat, nuk i dëgjoj. E di se kur jam gabim, trajneri më thotë.

Ju jeni të mirë për të kritikuar nga tastiera, por eja në vendin tim. Futbolli është jeta ime dhe e di se kur bëj mirë dhe gabim”, tha Strakosha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje