Superiorja, kampionati më i dënuar në Europë: 7 nga 10 klube kanë probleme

26 Korrik 2020, 14:08Sport TEMA

Në një llogari të shpejtë pa u futur në detajet më të hollësishme, kategoria Superiore është kampionati më i dënuar në kontinent, duke marrë parasysh edhe ato gjëra që duheshin konsideruar e nuk i morëm, apo edhe ato që mund të ndodhin shumë shpejt.

Luajtëm një sezon të tërë, për të mësuar verdikte që praktikisht diheshin që në start, me ndonjë përjashtim të vogël e me dilemën se cila skuadër do të shpallet e kampion, apo kush do të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Zona europiane, që e përfolëm aq shumë se me cilat skuadra do të përfaqësoheshim ishte një dilemë fiktive: ku do të shkonin vetëm 4 klubet që mundeshin e kishin marrë licensimin.

Luftëtari e Flamurtari me problemet që kishin, nuk duhet të ishin regjistruar fare në kampionat e dihej që me ngërcin e tmerrshëm financiar do të zbrisnin një kategori më poshtë.

E megjithatë, edhe nëse do të bënin një mrekulli sportive, nuk mund të luanin në kompeticionet europiane, të palicensuara. Vllaznia është pjesë e grupit të të palicënsuarve prej kohësh dhe borxhi i akumuluar është një barrë që nuk i lë zgjidhje tjetër kuqebluve për vecse të luajnë për të mos rënë nga kategoria.

Bylis, që është gjithashtu i dyshuar si i palicensuar e Tirana kampione, që për të siguruar licensimin duhet të bënte pakt me tatimet për shlyerjen e një borxhi asfikesues, po përballen me një hetim për ngjarjet në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me dyshimin për trukim.

Në rast provimi, do të kemi dy skuadra të tjera të dënuara, që bashkë me Partizanin që është penalizuar me bllokimin e merkatos për një vit e çojnë në shtatë numrin e skuadrave të sanksionuara ndër 10 pjesëmarrëse në Superiore.

Skënderbeu është viktima e luksit e dënimeve të Superiores, me 10 vitet që mund vetëm ti ulë, por që nuk i prishin punë asnjë skuadre për të shkuar në Europë, cilidoqoftë pozicioni që në fund do të mbanin korcarët, shpresa e vetme e të cilëve është në Zvicër, tek Gjykata Federale. Kështu, në Europë do të shkonte gjithësesi Kukësi, Laci e Teuta, bashkë me Tiranën nëse del e pafajshme, sido të ishte renditja…

7 komente në “Superiorja, kampionati më i dënuar në Europë: 7 nga 10 klube kanë probleme”

  1. ca po thua says:

    Jo o gazetaruc kokvic! Se po u denua Tironcica (bashke me Ballcicen) ne Evrope shkon Partizani, qe eshte i licensuar dhe nuk eshte i denuar per asgje …
    Kuptove o torrollak!?

  2. Ironia says:

    Milani i madh në Evropa League
    Tirana në Champions

  3. Ironia says:

    Milani i madh në Evropa League
    Tirana në Champions
    edhe leeds kampione është

  4. beni says:

    Edhe futbolli është indikator

    1. Reporter Tarasi says:

      … jo po ventilator ?

  5. beni says:

    Edhe futbolli është indikator ………

  6. beni 2 says:

    Edhe futbolli është indikator ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje