VIDEO/ Gol historik me Napolin, Elseid Hysaj shënon për herë të parë në Serinë A

25 Korrik 2020, 22:09Sport TEMA

Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Napolit, i cili është gjithashtu edhe goli i parë në Serinë A, për futbollistin e Kombëtares.

Në minutën e 8-të, shkodrani i befasoi të gjithë, teksa me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës, e dërgoi topin në cepin e portës së Sasuolos, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Një gol të cilin Hysaj e ka pritur gjatë. Kujtojmë që shqiptari është pjesë e skuadrës së kaltër nga sezoni 2015-2016, teksa më herët u aktivizua një sezon edhe me skuadrën e Empolit në elitën e futbollit italian.

2 komente në “VIDEO/ Gol historik me Napolin, Elseid Hysaj shënon për herë të parë në Serinë A”

  1. Çentrale says:

    Grande futbollist ?

  2. tifozi says:

    Per mendimin tim, Hysaj ne ndeshjen ndaj Sasuolos u kthye ne formen e tij qe kishte ne kohen e Sarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje