AstraZeneca: Virusi është i paparashikueshëm, mund të kërkojë vaksinim çdo 12 muaj

30 Korrik 2020, 12:45Bota TEMA

Vaksina e ardhshme e koronavirusit mund të duhet të injektohet çdo 12 muaj, sipas gjigantit farmaceutik AstraZeneca.  Firma britanike është një ndër kompanitë që po përpiqet të zhvillojë një vaksinë të Covid-19.

AstraZeneca deklaroi këtë Javë se fazat e fundit të testimeve po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut, ndërkohë që pritet të nisin së shpejti edhe në Shtetet e Bashkuara.

Këto teste synojnë të verifikojnë si reagon sistemi imunitar ndaj vaksinës.  Më herët gjatë muajit, vaksina që po zhvillohet në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ofroi kundërpërgjigje premtuese imunitare në fazat fillestare të testimit tek njerëzit.

Megjithatë, kompania e farmaceutikës ngriti mundësinë se mund të duhet më shumë se 1 injeksion në të ardhmen, nëse puna rezulton e suksesshme, për shkak të paparashikueshmërisë së Covid-19.

“Ajo që dimë është se shumica e kompanive po synojnë 2 injeksione për vaksinimin fillestar dhe më pas supozimi jonë bazuar tek ajo çfarë djmë nga teknologjia që përdorim me SARS 1 është se imuniteti mund të zgjasë 12-18 muaj”, – tha Pascal Soriot, ekzekutivi i AstraZeneca.  Ai shtoi se virusi është shumë i paparashikueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje