Rama i përgjigjet sulmit të Metës: Ilir, boll u bëre qesharak duke sharë ambasadorët si Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV, s'ke shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit

30 Korrik 2020, 15:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas kërcenimeve të këtij të fundit se do të ngrerë shqiptarët në protesta masive. 

“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!

Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”, nënvizon Rama. (TemA)

36 komente në “Rama i përgjigjet sulmit të Metës: Ilir, boll u bëre qesharak duke sharë ambasadorët si Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV, s’ke shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit”

  1. dardan says:

    Filluan prape teatrin keta e pseudo zenkave-pajtimeve. Keto dialogje jane mesazhe ne kod, qe perkthehen: “Mos u nxef o Liro, se kshu e do politika me fol. Po ne takohemi ke lagjja jote, i fusim i tave ngjalash ene e rregullojme ket muhabet.”

    1. Gjergji says:

      Shqip: Llafe, vetem llafe;
      Spanish: palabras solo palabras;
      Italian: parole solo parole
      Grek: μόνο λέξεις λέξεις
      English: words only words
      Turkish: sadece kelimeler

      domethene Teater

    2. Agim says:

      Tartan e pepare film in tomi e xherri esht loja e tyre.

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    keta jane muslimon brothers,haxhiqamilat ”autocthonus”anti evropiane……………..pis miliet!

    1. Roberto says:

      Po ti c’fare je?? C’fare race je qe permend kot pa lidhje muslimamet apo te tjeret pa lidhje. Je islamik?? Ca mutin je?? I urrej fjalet pa lidhje. Ketu ne kete rast Rama veproi drejt sepse Ilir Meta e meriton bile meritinte shkarkimin qe nuk e kuptova qendrimin e Rames duke e njohur shume mire fytyren e poshter te Metes. E di qe Rama nuk ka dashur te krijoje probleme me shkarkime pasi nuk ishte momenti per te tilla gjera por qe te ngrihet nje President dhe te kercenoje me protesta popullore vetem e vetem se e di qe nuk do e zgjedhe me askush kjo eshte serioze dhe nese Ilir Suma nuk zbrapset atehere do jete dera e burgut qe do e ndaloje dhe do jete ndoshta Presidenti i pare ne bote qe do burgoset me ceremoni per thirrje per dhune e nga pas i dalin dhe ato “xhinglat” qe ka rrjepur Shqiperine.

      1. Zigur Qarri says:

        Ke te drejte Roberto, por ne shqupisave keshtu na ka orientuar qendra per te folur. Pune shqupisash kjo, s’ke cfare ben.

    2. Shkodra says:

      Ndersa ky qe citon G.B.Shaw eshte ne lidhje gjaku me derrat, pra me te vertete nuk duhet te merresh me te.

    3. Shkodra says:

      Ky qe citon G.B.Shaw ka vellazeri me derrat. Lereni se ndjehet me mire ne ate fis.

    4. Idhir Meta says:

      Janullatosi mamin, papa babin, kima motren, erdogani ty.

  3. Shkodra says:

    Bastardi like…ne burg….Hajduti te dorezoje floririn..

  4. Oresti says:

    Te degjoje , dhe tani i eshte skuqur faqia …..e ka kuptuar gabimin , prite kur te reagoje dhe te te kerkoje te falur , o gjigant ec perpara shtypua koken , mos i le te marin fryme , hidhi ne duart e SPAK-ut , dhe prej andej ne burg , eshte e vetmja rruge qe , jo te zgjidhesh 3 ose 4 here Kryeminister , se ato jane thjesht numra , por eshte shanci i vetem te mbetesh ne histori , te shkruash me germa te arta emrin tend ne librin e historise Shqiptre , kete moment e pret me goje hapur cdo shqiptar …te vendoset me ne fund drejtesia ne Shqiperi

  5. Nje pergjigje e merituar, Ka dashur shume kohe perpara kjo pergjigje.
    Me mire vone se kurre…

  6. Luigj Qomili says:

    Haxhi Qamilin e njeh ai se e ka gjysh, por per Luigjin e XIV nuk e ka haberin fare Ilir Vroma. As Monika Truçizmen nuk tremb ai tashme.

  7. Cen Durim´modhi says:

    Zjarrin e konfliktit te popullit me shtetin e ke shuar zotrote me sufllaqe dhe para ne dore. Te zgjohen njehere e mire delet qe kane mbetur aty dhe t´ju djegin te gjitheve ty, Meten, Berishen, Bashen e te gjithe ata qe i kane pire gjakun ketij populli.

  8. Raul says:

    Ec perpara e gjigand. Ti e ke te sigurte mandatin e 3 . Popullin e ke me vehte o Gjigand dhe ti ke lindur per te drejtuar Francen apo Gjermanine , je pasardhesi modern i njeriut me te madh qe ka lindur njerzimi, Napoleon Bonapartit. Nafije dybeku i leshit te likes ka shkuar ne Haremine Jales per te kremtuar pervjetorin e pare te vdekjes se leshitlikes vjet ne 30 qershor.

  9. Larmeroni Zjarrefikset
    qini te gjithe Zorrat Gati,
    me shujt zjarrin ne pillit e bxhelles se Lalzit

  10. Genti35 says:

    “ Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!”

    Turp Edi Rama, kjo eshte tallje qe ti i ben popullit. Ne te dhame voten qe te shtrengosh dhembet me keta hajduter, tu tregosh vendin.
    Mund ta mbash ti ne kurriz sepse bashkepunon dhe vidhni njesoj, por populli nuk e mban dot ne kurriz.
    Nuk e dime ne cilen ane je? Ne anen e popullit qe te dhame voten apo ne anen e Ilirit qe te mbroni njeri tjetrin.
    Po vazhdove keshtu, do vij koha te mbash ne kurriz dhe humbjen e thelle qe do kesh nga zhgenjimi i popullit.

    Te fala Like floririt dhe Mones.

  11. BandaPS PD LSI says:

    O brekushe o mashtrues po ju bashke jeni PS PD LSI, pse nuk e shkarkove Liken o pis.Pak tifoza partishe ju besojne akoma me teatrrin qe beni

  12. Tani says:

    Nuk e besoj Ramen, sepse gjithkohen that” Likja ka shkelur kushtetutrn dhe do shkarkohet”
    Nuk e shkarkoj, PSE?
    Kam humbur besimin te Rama, Reforma ne Drejtesi dhe te ata qe shesin deshtimin si sukses.
    VOTOJ PRO ILIRIT

  13. Kruja says:

    Luli ne arithmetike: 7×7 = 42
    Rama ne gramatike: “ne” = veta e trete!

    Mbeshtes ndryshimet kushtetuese por Rama qenka ne gramatike si Luli ne arithmetike.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Nuk thote “Ne” Iliri por:”Ata”(populli)…
      Pra,veta e trete…

      1. Kruja says:

        Ku e ke “Ata”?

        meta, dmth hajduti, thote: “Ne shiptaret do t’i pergjigjemi shqiptarce deri ne fund”, te pakten keshtu eshte cituar ne Tema.

  14. Kozmo says:

    NUK ISHTE LIKE FLORIRI PER PRESIDENT. ????

  15. Mario says:

    Edi tregoji dhembet Kafsheve,perndryshe keto te vrasin dhe se kane per turp te qajne mbrapa.Mjaft me ,eshte pergjigja e duhur per ate qe e kupton.Per ca shkrime qe lexoj me pare si ai me emrin Dardan,me gjithe respektin te sqaroj Dardan,Edi dhe Iliri e urrejne shume njeri tjetrin dhe presin jush tja beje gropeb njeri tjetrit,mos u genje asnjehere skane qene shoke,jane lidhur se kjo eshte politika,do i thuash derrit daje.Ja dine te gjitha qelpsinlluqet njeri tjetri,por kurre mos krahasoni Edin me Liken.Likja eshte i te 99,i ka te gjitha cfare mund te kete,maskarai,hajduti,krimineli dhe vrasesi,eshte tipik si Sala.Edi eshte shume larg ketyre,por ska cfare te beje,nuk eshte e lehte ti ndash keto te dy,dhe shume kriminele dhe maskarenje qe i shkojne mbrapa ketyre Pisave me emrin Like dhe Sale.Edi kujdes djale,se kto maskarenj se kane per gje qe po i shkele te vrasin.NQS ka njeri per momentin ti beje balle krimineleve dhe te heci para eshte vetem Edi.

  16. Itali says:

    O zoti Kryeminister po mire ta ban ty ky hajdut president , se ti e vendise president me i mbrojtur vjedhjet ti i votove per te ba amistine per kte hajdut e ti i urdherove deputetet per ta mbajte president hajdutin . Ishalla te hypen ne qafe se je i gjate e i shikon nga larg vjedhjet pastaj.

  17. XHH says:

    Ky president e do nje pergjigje te tille jo vetem qe eshte bere shume qesharak por po perdor zyren e tij si mjet per te sjell percarje midis popullit dhe ta mendoj mire se ku te futet se do ti numerohen nje e nga nje te gjitha.
    Do ti dali nga hunda se cfare ka ngrene jo nga bytha.
    populli do ja japi cfare meriton dita po vjen per kete legen president

  18. Sartri says:

    Zihen qente ne canakun qe u vuti par 30 vjet me pare Ramiz Alia.

  19. GINO 13 says:

    Dy petje kam une per EDI RAMEN. -1- A i lexon komentet e popullit qe e votoi Edi Ramen ?? -2- Dhe tjetra kush qendron me larte si intelektual ose si figure fisnike, PROF. PERPARIM KABO apo ILIR META presidenti qe sgjodhe ti Zoti KR EDI RAMA ??

  20. Trotski says:

    Mjaft me Llafe-çoji OFL ke Dera e Shtepise .Keshtu do te gezosh Popullin e te gjithe Shqiptaret ane e mbane.

  21. Gipa says:

    Eh te lumte Edi qe po i meshon ne krye ketij hajduti qe mendon se duke blere njerez me parat e vjedhura te fukarenjeve do ta ndjekin kete hajdut milioneri qe si duket parat ofshore qe ka vjedh do te kthehen te populli.

  22. Poko says:

    O Ilir presidenti, as mos emerr fare mundimin te dalish nga zyra e te ngresh shqiptaret ne protesta kunder Edit, Ata nuk te vin pas., E di pse? sepse po fitove, te gjitha do ti marresh per vehte e per Monen,leshin e currit ke per tu dhene.Ty as fshati i babait nuk te ndjek, jo me Shqiperia ,mo derezi.

  23. cohuni shqiptar mbroni Atdheun prej hajnis e tradhtis says:

    Nuk ka vend te shtoj asnje presje ! I keni then te tera o komentus dhe kjo tregon se te gjith shqiptaret kan nje emerus, per qendrimin opotunist te ktij kryeministri ,qendrim qe na ka ven ne hall e spo te besojm , se spo dim cfar ke ne kok ! Nuk te dolen 2 mandate ?????? Tani do dhe te tretin qe e ke ne xhep , sepse spo del nji burr e ti po heq vallen me dy ftyra ! Sa pare bejn kto llafe konsumi paraelektoral e pastaj , dy metra burr, futesh si doku i vaktit ne uje e ske heq qafe peshkaqenet , se kta peshkaqen i perdor per dordoleca ti, e po tall bythet me ket popull,qe dun sdun i thon “derrit daj”! NUK PO TE BESOJM MA….se qellimi yt esht pushteti e po i bo mutin ktij mileti…….qe po marin ruget e dhimbjes nga nje Atdhe qe po i tradheton cdo dit
    Nuk kam cfar shtoj , se perseris ato cka thon me lart ……….

  24. Leshteriku says:

    O likja bythes dil me kucedren monen e bej protesta se popullit nuk i rruhet per interest e tuja. Te morì malli tu per popullit nuk u ngope akoma

  25. Vjershetori says:

    Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë
    Janë shtruar sarafët’) pa shpirt e pa besë,
    Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrutojnë,
    Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.

    Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,
    Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë,
    Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten
    Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

    Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar
    Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar;
    Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,
    Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.

    Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie
    Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:
    Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,
    Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.

    Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,
    Krisht’ i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë:
    Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj,
    Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj.

    Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha:
    “Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
    Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,
    Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.”

    “Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,
    Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar;
    Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.
    Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.”

    Jesu Krishti s’ dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.
    Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,
    Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri,
    Se lirin’ e sjell drita e mëndjes, jo druri.”

    “Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq,
    Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.
    Përkëdhel’ u kurrizin dhe do t’të besojnë,
    Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”.

    Jesu Krishti s’dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.
    Dhe s’u-unj përsëri që ta merrte kamçikun:
    Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,
    Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.
    – poezi nga Fan Noli

  26. fteri says:

    Historia e Ilir Metës ,mafiozit e njeriut më të korruptuar shqipëtar ,pas 90 tës,nuk e ka hallin te kushtetuta ,por te pasuria prrallore që ka vjedhur.

    Demokratët kanë vërshuar dhe po bëjnë sikur Ilir Meta është njeriu i demokracisë, sikur po mbron parimet, njeriu që po mbron Kushtetutën, që po mbron të drejtat e shqiptarëve, që po na shpëton nga kthetrat e Sorosit, që po na shpëton nga Reforma kriminale në Drejtësi. Apo se po na ruan nga vjedhja e votës të Edi Ramës.

    Në fakt, Ilir Meta është njeriu që ka 30 vjet që paguhet me paratë e shqiptarëve.

    Është paguar si deputet, si ministër i Jashtëm, si ministër i Ekonomisë, si zv/kryeministër, si Kryeministër, si kryetar Kuvendi dhe tashmë edhe si president.

    Është kapur me bllok në dorë, duke vënë përqindje dhe gjoba e ia ka hedhur, duke dalë i pafajshëm.Kur i ndjeri Dritan Prifti ,ish ministri i ekonomisë e rregjistroi duke vjedhur me një dorë 700 mijë dollar e shpëtoi Berisha me klanin e prokurorve e gjykatësve të tij të plepave ,kurse për 10 ditë ai fitoi 10000 dollar denancoi Prifti .Ky është hajdut i provuar me fakte ,jo me llafe.

    Është kapur duke vjedhur. Është akuzuar se ka vjedhur thesarin e Krrabës, nga Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, atëherë lider i opozitës, që sot është në krah të Ilir Metës.

    Ilir Meta është akuzuar si njeriu më i korruptuar në Shqipëri,dhe akoma në zyrën e tij hyjnë çdo ditë njerëz të dyshimte ,kriminel ,politikan ,prokuror, gjykatës të njollosur deri në fyt në krime.Prandaj reagon ashpër ,kur vetë është ngujuar në grevë urie në pallatin e kongreseve për hapje të listave e zgjedhje direkt nga populli ,kurse tani luan rolin e kundërt ,ky president është dhe i pa fytyrë tamam si Saliu e Luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje