Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës: I qëndroj pranë, bashkë me shumë italianë në këto çaste të humbjes së nënës së tij

2 Gusht 2020, 20:45Sociale TEMA

Në një shënim në gazetën e njohur italiane ”Corriere della Sera”, kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama.

”Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi”, shkruan Sgarbi.

”Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”, përfundon ai.

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, ndërroi jetë dje, në moshën 82-vjeçare.

1 komente në “Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës: I qëndroj pranë, bashkë me shumë italianë në këto çaste të humbjes së nënës së tij”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    E mer gjatosh e shikon ndryshimin madhor mes kristianit talion me erdoganet shqipfoles!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje