Teuta mposht në finale Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

2 Gusht 2020, 22:09Sport TEMA

Nuk do të ketë “dopietë” për Tiranën. Ekipi i trajnerit Egbo, kampion në fuqi i Superiores, ka pësuar një disfatë në stadiumin “Air Albania”, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Teuta, që fiton kështu Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh në një finale pa spektatorë.

Durrsakët kalojnë në avantazh që në minutën e dytë me Rustem Hoxhën, që realizon pas një goditje nga këndi.

Teuta ka mundësi për të dyfishuar me Vilën, por më pas shtohet presioni i bardhebluve që me Torrasën, Ngo dhe Bathën rrezikojnë shpesh herë portën durrsake.

Pjesa e dytë paraqet më pak emocione, por durrsakët kanë mënyrë të vulosin fitoren e tyre falë një gafe të Kristi Vangjelit, i cili del “huq” me një top të krosuar mjeshtërisht nga Hebaj duke i hapur  rrugë Lorenco Vilës.

2 komente në “Teuta mposht në finale Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë”

  1. Beni says:

    Pritni pritni, terslliku sapo ka filluar.Veshi fanellen e Tirones, i dorezoi dhe kupen, biles thone qe poshte fanelles se Tirones kishte fanellat e Partizonit dhe Skenderbeut.
    Do ta shikoni qe tani tutje terslliqet e tirones nuk do te kene fund.

  2. !!!! says:

    tirona nuk ishte as per vend te pare ne kampionat vetem rastesia e coi deri aty?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje