Artan Hoxha: “Don” Duka dha verdiktet e tij, vitin tjetër Kukësi kampion, të tjerët të ngrohen në diell

3 Gusht 2020, 09:55Sport TEMA

Emrin Artan Hoxha dikush, që e sheh televizionin në mënyrë sipërfaqësore nuk e lidh aspak me sportin. Por në të vërtetë nuk është aspak kështu.

Gazetari i njohur i kronikës është një tifoz i rregullt i sportit shqiptar dhe ndjek thuajse çdo javë ndeshje në stadiume të ndryshme të vendit tonë.

Së fundmi Hoxha ka shprehur opinionin e tij mbi verdiktet e futbollit në vendin tonë.

Tirana u shpall kampione dhe Teuta fituese e Kupës. Gazetari i njohur nuk ka dyshime: titujt i ka ndarë “sulltani” Duka. Hoxha rreshton një sërë argumentesh dhe parashikon se Kukësi do të shpallet kampion i vitit të ardhshëm.

POSTIMI I PARË I HOXHËS:

Finalja e Kupes se Shqiperise
Tirana vs Teuta 0-2
Me mire se kaq nuk behej.

Me vjen keq per çdo tifoz te Tiranes, qe shpresonte se do te perserisnin vitin 1999, hera e fundit kur Tirana, fitoi kampionatin edhe kupen bashke. Nuk kisha piken e dyshimit, qe Teuta fitonte sot.

Ehuuuu, jane rregulluar me kohe ato pune…. Don Duka, i ndau dhe nje here trofete, si pashai, asqereve te tij…

Tirana kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 11 vite pa u shpallur kampion. U shpall kampion, per here te 25-te.  Ta gezoje.

Teuta kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 15 vite pa fituar trofe. U shpall fituese e kupes, per here te 4-et. Ta gezoje.

Laçi donte te luante ne kupat e Europes. Do te luaje ne Europa League. Ta gezoje.

Partizani?!! E kenaqen vitin e kaluar, e shpallen kampion pas 26 vitesh. Nuk ka cfare kerkon me shume nga jeta!!!

Kukesi??!! Ah Kukesi! Vitin tjeter do te kete stadium te ri ne qytetin e vet. Ndersa presidenti-kryebashkiak i Kukesit, do te kete zgjedhje politike ne majin e 2021-shit, dhe sigurisht, i duhet nje premtim i mbajtur per fushaten elektorale te mazhorances.

Mbajeni mend qe tani. Kukesi do te jete kampioni i ardhshem i Shqiperise. Ta gezoje.

Une per vete po e deklaroj haptazi, per sezonin e ri, do te bej tifozllek per Armaten e Veriut, skuadren e Kukesit…

FSHF nuk ka asnje pervjetor dhe as nje qokë per te bere, ne sezonin e ardhshem. Ju te tjeret, ngrohuni ne diell!!!

Don Duka, do te vazhdoje te mbreteroje i qete dhe pa kokçarje politike, ne sulltanatin e vet… Endrra jane, ben vaki dhe s’dalin.

2 komente në “Artan Hoxha: “Don” Duka dha verdiktet e tij, vitin tjetër Kukësi kampion, të tjerët të ngrohen në diell”

  1. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ashtu sic e dha edhe kte vit per Tiranen me rastin e 100 vjetorit edhe vitin tjeter do festoje Kukesi me stadium te ri

  2. ISMAIL lILE says:

    E vërtet e madhe për ata që shikojnë, dëgjojne dhe marin vesh pak nga futbolli , ëndrat dhe dalin mos o zot se kupola e mafjes të don Dukës di ti zgjidhi pazaret se ka ardhur nga Shijaku që dinë ta luajn të bardhën, jeshilen dhe të kuqen dhe qentë e medjas sportive dinë ta puthin dhe të lehin…se sa të mert vesh e vërteta thonë andej nga kulla e barit e Dukës e pa vërteta e kaloj detin dhe u bë e vërtet…bjeri si I bie bukur ti do thonë…qokat dhe pazaret janë bisnes….dhe mos u cudisni…ndodh dhe kështu ky është raliteti I paradokseve Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje