Nga Dashnor Kaloçi
Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarak në Gardën Mbretërore, kurse djali i xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë.
Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vendit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë.
Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët iu dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine.
Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës nga viti 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit.
“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë.
Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin.
Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta.
Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”.
Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer në fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit.
Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, bashkëshortes dhe tre vajzave që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë, kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua para tre ditësh, (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës.
Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës.
Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij.
Zoti Ndue, cili ishte qëllimi i atij misioni sekret që u sugjeroi majori UDB-së për të kryer në Shqipëri?
Sipas tij, qëllimi i misionit sekret që ne do të kryenim në Shqipëri, ishte për të parë nga afër situatën e brendshme që mbizotëronte aty dhe ne do të ktheheshim përsëri për një kohë fare të shkurtër në Jugosllavi. Pas kësaj, ai shtoi se të gjithë shokët e tjerë të grupit tonë, pa asnjë përjashtim, ishte marrë vendimi dhe do t’i dërgonin në punë të ndryshme dhe me rrogë të mirë, duke pasur të gjitha të drejtat dhe liritë njëlloj siç i gëzonin të gjithë shtetasit jugosllavë.
Çfarë përgjigjie i dhatë oficerit jugosllav të UDB-së?
Pas propozimit që na bëri, ai na la vetëm për një kohë që ne të bisedonim me njëri- tjetrin të qetë dhe pa praninë e tij, e më pas t’i jepnim një përgjigjie.
Çfarë biseduat ju dhe si vendosët?
Ne biseduam me njëri tjetrin dhe ramë të gjithë në një mëndje se: nisur nga situata tepër e vështirë ku ndodheshin shokët tanë në burgun e Nishit, (ku edhe pse kishte disa kushte, ai përsëri burg mbetej), si dhe duke pasur gjithnjë mëndjen tek familjet tona dhe njerzit që na kishin mbajtur me bukë e strehuar gjatë jetës sonë të malit në Shqipëri, pra për të ditur fatin e tyre, si dhe duke pasur gjithashtu një shpresë se shtetet Perendimore po interesoheshin për ne dhe idealet antikomuniste për të cilat po luftonim, vendosëm që t’i thonim po, propozimit që na bëri majori Çedo Mihjoviç.
Çfarë bëtë pasi iu përgjigjët pozitivisht “ofertës” së tij?
Pas kësaj së bashku me të, pasi u hartuan listat e grupeve me nga tre persona, ai u nis për në Beograd për të marrë miratimin e shefave të tij, duke na lënë ne në pritje kur të kthehej që të na takonte përsëri.
Kur u kthye ai dhe çfarë u tha?
Majori Çedo Mihjoviç u kthye më datën 10 qershor dhe na tregoi se ishte miratuar plani i tij, por që ishte bërë një ndryshim në ato që ai na kishte parashtruar.
Çfarë ndryshimi?
Nuk do ishin gjashtë grupe me nga tre persona sikur na tha në fillim, por vetëm një grup me tre persona. Nga këta dy veta do ishin shoqërues, kurse i treti do ishte kryetar i grupit dhe vetëm ai do të dinte gjithçka për misionin që do kryhej.
Dhe kush u zgjodhën për të ardhur me mision në Shqipëri?
Në prani të Çedo Mihjoviçit, u zgjodha unë me Mark Jak Bajraktarin dhe Pjetër Çup Qafën. Pas kësaj, sipas fjalës që na kishte dhënë, po atë ditë, majori Mihjoviç i liroi nga burgu të gjithë shokët tanë dhe me kamiona i nis për në Ovskar Banja (Serbi), ku ata do të punonin si punëtor me rrogë pranë një Centrali Elektrik që po ndërtohej mbi lumin Ibar.
Ç’ndodhi më pas me ju, ku u dërguan?
Pas dhjetë ditësh, ne na erdhi dhe na morri një oficer dhe na dërgoi në Prishtinë, ku na priste majori Çedo Mihjoviç dhe pas kërkesës sonë, ai na lejoi që të shkonim dhe të bënim një vizitë tek shtëpia e Pjetër Çupit në Vuçiternë, ku ne qëndruam vetëm një natë. Të nesërmen na morrën dhe na dërguan në qytetin e Gjakovës, ku na sistemuan në një shtëpi që ishte disi e larguar nga zona e banuar dhe aty vinte vetëm një oficer që na sillte ushqimin.
Sa kohë qëndruat në atë shtëpi?
Aty ne qëndruam rreth dy javë dhe gjatë atyre ditëve ne na shërbente një zonjë komuniste, e cila na bënte shërbimet dhe ne e morëm disi veten nga vuajtjet që kishim kaluar gjatë periudhës që ndënjëm në burgun e Nishit. Një ditë para se të largoheshim nga ajo shtëpi për t’u nisur me mision sekret për në Shqipëri, ne erdhi dhe na vizitoi përsëri majori Çedo Mihjoviç, i cili na tha se çfarë kërkesash kishim, para se të niseshim për të kaluar kufirin. Më pas ne na përgatitën me armatime dhe pajisjet e tjera të nevojshme që do të na duheshin për zbarkimin tonë në Shqipëri dhe më datën 7 korrik të vitit 1950, major Çedo Mihjoviç, na takoi me Arif Selmanin dhe Rustem Thaçin, të cilët ishin dy njerëzit që do të na udhëhiqnin në itinerarin e rrugës së gjatë që do të përshkonim ne për të hyrë ilegalisht brenda territorit shqiptar.
Nga ishin Arifi me Rustem Thaçin dhe pse ndodheshin në Jugosllavi?
Arifi me Rustemin ishin të dy pukjanë dhe me sa mbaj mend, Rustemi ishte nga fshati Sakat. Të dy ishin arratisur në Jugosllavi për t’i shpëtuar ndjekjeve pasi kërkoheshin nga forcat e Sigurimit të Shtetit për t’u arrestuar, sepse ishin diktuar që kishin strehuar dhe u kishin dhënë bukë njerëzve të malit, siç na quanin ne komunistët. Të dy ata ishin djem trima, besnik dhe kishin ndihmuar shumë nga këto grupet tona kur ishim në Shqipëri.
Pasi u takuat me Arifin dhe Rustemin, ku shkuat?
Pas takimit me Arifin dhe Rustemin së bashku me grupin e oficerëve që na shoqëronin, ne kemi shkuar deri në vendin e quajtur Va-Spas e aty jemi strehuar tek shtëpia e Hysen Prushit që ndodhej në afërsi të kufirit.
Si u futët në kufirin shqiptar, a patët probleme me forcat e kufirit apo banorë të zonës?
Hysen Prushi përgatiti një grup djelmoshash të armatosur nga fisi i tij dhe po natën e datës 7 korrik 1950, na shoqëroi vetë duke na përcjellë deri në Qafë të Prushit, ku ne kaluam kufirin dhe hymë në territorin shqiptar pa asnjë pengesë. Mbasi hymë në brendësi të tokës shqiptare, Hysen Prushi me njerëzit që na shoqëroi u kthyen mbrapsht për andej nga kishin ardhur, ndërsa unë me Marka Jakun e Pjetër Çup Qafën, të shoqëruar dhe nga Arif Selmani e Rustem Thaçi, më datën 9 korrik kemi kaluar lumin Drin dhe kemi marrë rrugën drejt pyjeve të fshatit Sakat të zonës së Pukës, prej nga ishte dhe Rustem Thaçi siç i’u thashë.
Sa qëndruat aty në pyjet e fshatit Sakat të Pukës?
Pasi mbërritëm në pyjet e Sakatit, morëm rrugën për në Bjeshkën e Kryeziut dhe aty u ndamë.
Ku shkuat?
Unë me Marka Jakun e Pjetër Çupin morëm drejtimin për në zonën e Mirditës, ndërsa Arifi me Rustemin u nisën për në rajonin e tyre në Va-Spas, duke lënë që të takoheshim përsëri në një vënd të caktuar në datën 26 gusht 1950. Kështu më datën 13 korrik, unë me Marka Jakun dhe Pjetër Çupin mbërritëm në zonën e Pukës dhe hymë në lidhje menjëherë me bazën tonë të parë në Fushë të Arzit, ku na pritën dy vëllezërit, Nikoll dhe Pjetër Shkoza, të cilët ishin dy nga njerëzit më besnik që strehonin grupet e rezistencës antikomuniste të krahinave të Veriut. Dy vëllezërit Shkoza, pasi na strehuan dhe na furnizuan me ushqimet e nevojshme, na informuan rreth situatës së brendëshme, duke na treguar dhe ngjarjet që kishin ndodhur gjatë asaj kohe pas vrasjes së Bardhok Bibës e grupin prej gjashtë vetësh të kryesuar nga Preng Dodë Gjini.
Po për familjet tuaja që kishit lënë në Shqipëri a kishin lajme dy vëllezërit Shkoza?
Po kishin dhe atë ditë nga dy vëllezërit Shkoza, unë mora dhe lajmin e hidhur të vrasjes së vëllait tim, Llesh Mëlyshit dhe dy nipave, Palit dhe Mark Mëlyshit. Po kështu atë ditë dy vëllezërit Shkoza na informuan edhe për strehimin që i kishin bërë grupeve parashutiste që kishin zbarkuar në ato zona, si Kol Çunin, Alush Lleshanaku, Gjon Gjinajn etj. Prej tyre unë mësova se Alush Lleshanaku ishte gjallë dhe kishte zbarkuar për herë të dytë me parashutë në Shqipëri. Po atë natë dy vëllezërit Shkoza me anë të njerëzve të tyre besnik, bënë lajmërimet e nevojshme për ardhjen tonë, duke njoftuar bazat në zonën e Pukës dhe atë të Kurbinit.
Po për mbërritjen tuaj në Shqipëri, kur lajmëruat tek ata që u kishin nisur?
Pasi u takuam me vëllezërit Shkoza, unë me Marka Jak Bajraktarin, përgatitëm disa informacione për t’ia dhënë Kol Çunit, i cili ndodhej në malet e Pukës dhe kishte radio-marrsen që hynte në lidhje me qëndrën dhe Bllokun Kombëtar Indipendent në Romë. Kola hyri në lidhje dhe njoftoi se ne kishim mbrritur pa humbje në bazat tona në bjeshkët e Pukës e Mirditës. Po kështu së bashku me ato lajme të shkurtra që përgatitëm, i kërkuam Kol Çunit që me anë të radios të na përgatiste një pikë takimi me Alush Lleshanakun e Gjon Gjinajn.
A arritët të takoheshit me Alush Lleshanakun?
Në sajë të lajmërimeve të sakta që kishin bërë dy vëllezërit, Pjetër dhe Nikoll Shkoza, me datën 10 gusht 1950, unë me dy shokët e mi bëmë një takim me Alushin dhe Gjonin në zonën e Zadrimës së Lezhës. Aty biseduam gjatë me ta duke u treguar të gjitha ngjarjet që nga dita që unë me Alushin kishim zbarkuar për herë të parë në Shqipëri me avionin italian të nisur nga baza sekrete e CIA-s, ku na kishin stërvitur oficerët amerikanë.
Kush u kishte futi në lidhje me bazën e CIA-s?
Me amerikanët që kishin atë bazë sekrete në periferi të Romës ne na lidhën krerët kryesorë të Bllokut Kombëtar Indipendent, me në krye Gjon Marka Gjonin, Kol Bibë Mirakajn, Ernest Koliqin, Ismail Vërlacin, etj. Të gjitha misionet tona të zbarkimit në Shqipëri nga Italia apo Jugosllavia, ishin të kordinuara nga ajo bazë e CIA-s nëpërmjet Bllokut Kombëtar Indipendent.
Të kthehemi tek takimi juaj me Alush Lleshanakun, kush e shoqëronte atë?
Alush Lleshanaku me Gjon Gjinajn kishin me vete dhe një grup parashutistësh kosovar me të cilët kishin zbarkuar në Shqipëri, por fatkeqësisht aty mungonte më i miri prej tyre, kapiten Riza Hasani, i cili ishte vrarë nga forcat komuniste që në përpjekjen e parë gjatë zbarkimit në fshatin Perlat të Kthellës.
Pas takimit me Alushin dhe Gjon Gjinajt, çfarë vendosët të bënit?
Ata na parashtruan planin e tyre duke na kërkuar ndihmë që ne t’i udhëhiqnim grupin e tyre për të dalë në Kosovë, ku duhet të kryenin misionin e tyre. Mbas një pushimi të shkurtër, së bashku me grupin e Lleshanakut ne u nisëm për në drejtim të bazës së Kol Çunit në malet e Pukës dhe me datën 16 gusht mbërritëm në pyllin e Iballës, ku gjendej qëndra e radios së Kol Çunit.
Sa qëndruat aty?
Në atë bazë ne qëndruam për gjashtë ditë dhe Kol Çuni hyri në lidhje me radio me qëndrën në Romë, duke bërë një përshkrim të gjithë misionit të grupit tonë dhe prej qëndrës ne morëm aprovimin që të dilnim përsëri në Jugosllavi, pasi misioni ynë quhej i mbaruar. Një nga arsyet që ne kërkuam që të ktheheshim në Jugosllavi, ishte dhe interesimi për grupin e shokëve tanë që ndodheshin duke punuar në centralin elektrik të Ovac-Banja të Serbisë. Kështu më datën 26 gusht 1950, sipas pikë-takimit që kishim lënë me Rustem Thaçin e Arif Selmanin, mbërritëm në vendin e caktuar në pyllin e Sakatit dhe prej aty së bashku me ta, kishim plan për të bërë dhe një udhëtim tjetër për në Shqipëri brenda një kohe sa më të shkurtër, përpara se të fillonte dimri.
A e ndërmorrët atë udhëtim?
Jo, sepse Marka Jak Bajraktari e refuzoi atë udhëtim aq të shpejtë, për arsye të gjëndjes së tij shëndëtsore jo të mirë dhe ajo gjë u aprovua nga majori jugosllav Çedo Mihjoviç. Pas tërheqjes së Markut, misioni m’u ngarkua mua dhe Pjetër Qafës, por unë i kërkova majorit Mihjoviç, që bashkë me ne në atë mision të dytë, të vinin edhe dy shokët e mi, Zef Dodë Lekëgega e Bibë Mark Biba, që ndodheshin duke punuar në Ovcar-Banja. Atë kërkesë i’a bëra duke menduar se Zefi me Bibën ishin shokë të ngushtë me mua dhe ata kishin një përvojë të gjatë një jetën e malit. Majori jugosllav e pranoi me kënaqësi kërkesën time dhe na i solli menjëherë Zefin e Bibën në Gjakovë.
Si e kujtoni misionin tuaj të dytë në Shqipëri?
Pasi bëmë përgatitjet e nevojshme, më datën 29 shtator 1950, unë me Pjetr Qafën, Zefin e Bibën, morëm rrugën duke hyrë në Shqipëri në të njëjtin intinerar si herën e parë, duke pasur si shoqërues përsëri Arif Selmanin dhe Rustem Thaçin. Në Va-Spas unë me grupin tim u ndamë nga Arifi e Rustemi, duke u nisur për në zonën e Kthellës dhe lamë një pike-takimi me ta në datën 8 tetor në Pyllin e Sakatit. Mbasi kaluam shumë fshatra ne mbërritëm përsëri në katundin Shkozë, tek dy miqtë tanë, vëllezërit Pjetër e Nikoll Shkoza. Nga ata të dy ne u furnizuam me ushqime dhe u informuam mbi situatën në vend, duke mësuar se Alush Lleshanaku me Gjon Gjinajn gjendeshin në zonën e Munellës në Mirditë.
Ku shkuat pas kësaj?
Pas kësaj unë me grupin tim u nisa për në drejtim të zonës së Kthellës dhe me dy vëllezërit Shkoza, lamë takim që të shiheshim përsëri së bashku edhe me Alushin dhe Gjon Gjinajn në datën 2 nëntor në shtëpinë e Nikoll Shkozës. Pasi shkuam në zonën e Kthellës, unë me grupin tim u kthyem në zonën e Pukës dhe me datën 3 nëntor, u takuam me Alushin dhe Gjon Gjinajn në fshatin Shkozë.
Çfarë diskutuat në atë takim?
Aty diskutuam gjatë me ta duke folur mbi situatën e vështirë që mbizotëronte në vënd për shkak të ndjekjeve të Sigurimit të Shtetit dhe kohës së keqe që po afronte me ardhjen e dimrit. Pas kësaj u ndamë me Alushin e grupin që kryesonte, pasi ai duhej të kthehej për të përmbushur misionin e tij në krahinën e vet të Elbasanit. Ndërsa Gjon Gjinajt i mungonte radio-telegrafisti i grupit, Pjetër Gjocaj, me të cilin i kishin humbur lidhjet që në luftimet e Perlatit në qershorin e vitit 1950. Nga ndjekjet e shumta të forcave komuniste grupi i Gjon Gjinajt e kishte pasur të pamundur që të hynte në lidhje me Pjetër Gjocin, i cili ishte i vetmi që dinte përdorimin e radios dhe shifrën e saj.
Çfarë vendosët pas kësaj situate të vështirë ku ndodheshit ju dhe grupet e tjera?
Për këto arsye unë me grupin tim vendosëm që të mos ktheheshim në Jugosllavi, por të qëndronim në ndihmë të grupit të Gjon Gjinajt, gjë të cilën na e aprovoi edhe Qëndra në Romë, pas ndërhyrjes së krerëve të Bllokut Kombëtar Indipendent, si Gjon Marka Gjoni etj. Por ndërsa unë qëndrova në Shqipëri, Pjetër Qafën e nisa për t’u takuar me Arif Selmanin dhe Rrustem Thaçin në vëndin që kishim lënë që më parë dhe pas kësaj me datën 8 nëntor 1950, Pjetri doli në Jugosllavi.
Dihet boterisht qe maloqet dhe isa boletimi kan qenur ne sherbim te krajlit dhe me pas ne sherbim te UDBse…per Zot in paska pas te drejte xhaxhi per keta …me plot goje keta jane tradhetare te kombit.
Vetëm malokët? po Enveri qe dhe gruan i pergatiti UDB-ja po Mehmeti, Kadriu, Koçja e shumë të tjerë, po ky i sotit biri Kritaqit nuk punon për UDB-ën.
Jo jo me Shqiperinë drejtonë blloku orthodhiakë.
Me përfundimin e L1B dhe ramjen e Perandorisë Osmane, vizatohenë kufi te rinjë ne Ballkan po dhe Europ gjetiu.
E kusht i Turqisë per nenshkrimin e humbjes se territoreve dhe paqes përfundimtare ishte edhe krijimi i një shteti sadopak te vogël muslimanë në Ballkan, mundë te ishte Bosnja ose Shqiperia, mirpo rrethanat e deshten qe Shqiperia te ketë këtë fatë pasi ;
1. Shkiet nuk donin ta jepnin Bosnjën me popullat sllave pasi edhe futej shumë ne brendin e mbretërisë SKS dhe
2. Perendimi donte qe ta bllokonte Adriatikun për Rusin, e kjo behej me krijimin e shtetit Shqiptarë dhe me kete kontrollin e plotë mbi Otranto.
Me perfundimin e e L2B dhe riorganizimin territorial te Jugosllavisë, Tito gadi se krijoi edhe shtetin e 2 muslimanë pra Republikën e Bosnjës por qe me gjithatë shkiët ( orthodhiak ) e shakterruanë, ndoshta edhe me vet fajin e boshnjakeve pasi qe kishin bere lakmi rehatis kishin zvogluar natalitetin se po te kishin natalitetin shqipareve ( te YU ) do te ishin pas rreth 5 Miljon banore dhe me kete vetvetiu do te krijohej shteti i tyre.
E me qe orthodhiakët nuk kishin arrit pengimin e krijimit te nje shteti musliman ateherë kishin venë detyrë vetes te punonin qe ky te jetë sa me jo funksional dhe ne momentin e duhur edhe shkaterrimin e tijë , dhe kesaj i a kan arritë deri diku por jo perfundimishtë fale Turqisë dhe disa Europerendimoreve.
I biri Kristaqit, burri Sllobodankës , dhenderri i greku e Likja i Leshit tallin bythën me shqiptaret.
Deri sa ne Shqiperi nuk e kapin pushtetin sunitët nuk ka shtetë funksional por shtetë të paqendrueshëm si qe edhe eshtë ku alamet politikanet sorollaten neper ambasada sikur te jenë femi te foshnjores, e e ndrrojnë kushtetuten sipas nevojave te tyre me shpesh se prifti çorapet.
Lexo se çka shkruajnë kroatet per kete, përkthe me google se do kuptosh mjaftë.
https://hr.wikipedia.org/wiki/Albanofobija_u_Srbiji
Per mua nuk ka rendesi se kush udheheq me Shqiperine. Ai mund te jete sunit, ortodoks, katolik ose bektashi. Rendesi ka qe te jete shqiptar i mire.
Sa per ate qe ti thua se nuk do te behet mire deri atehere kur pushtetin ta kapin sunitet, mendoj se gabon. Me vie keq qe e them, por, nese kemi parasysh kontributet qe dhane komunitetet fetare per kombin, atehere del qe kontributin me te vogel e dhane pikerisht synitet.
Preshekar, dole nga kopshti zoologjik o debil katunar ? ? ? ?
Duhet të jesh budalla , i trashë, malok që të nderosh tradhtarët e vendit tënd. Këta janë bajraktarët ose më mirë shushunjat që jetonin me djersën dhe gjakun e malësorëve. I mbanin në varfëri dhe injorancë të plotë. Thonë se ishin antikomuniste, por shërbenin komunistët e Titos. Janë thjesht antishqiptare, të shitur te UDB.
UDB ne Veri dhe Asfalia ne Jug vetem Enveri ua priste kokat agjenturave.Sot ne demokracine e leshit te dy presidentet njerin nga Veriu Sali Berishen dhe tjetrin nga Jugu LikehajdutMutin i kemi agjente te UDB-se dhe Asfalise.
UDB ne Veri dhe Asfalia ne Jug vetem Enveri ua priste kokat agjenturave.Sot ne demokracine e leshit te dy presidentet njerin nga Veriu Sali Berishen dhe tjetrin nga Jugu LikehajdutMutin i kemi agjente te UDB-se dhe Asfalise.
Edhe keta si Zogu e paskan pas tradite me bashkepunu me Serbin ne dem te shtetit shqiptar. Sikur ai shtet te ishte rezuar prej ketyre mirditoreve te shitur te serbet, Shqiperia do ishte republika e 7 e Jugosllavise.
Cdo gje behej ne koordinim me CIA-ne!
E sa per republiken e shtate te Jugosllavise, kete ja kerkonte Titos vet Enveri. Nese nuk e beson…do ta tregoj letren qe Enveri ja dergoi Titos.
Ore “Fakti historik boteror” na e nxirr ate “letren” qe jot’eme i dergonte Titos, aman se na bere kurioz!
CIA bashkepunonte me UDB-ne? S’paskan qene komuniste serbet pra! Mmmmmmmmmm ters puna. Serbet hiqeshin si komuniste por ishin cetnike. Ndersa ju bashkepunonit me cetniket pra. Mmmmmmmmmmmmm, Enveri na paska thene te verteten dmth. Mmmmmmmmmmmmmmm Enveri paska bere shume mire qe ja u paska shkerdhyer racen me themel dmth. Mmmmmmmmmmmmmm pra te gjithe ju qe shani Enverin qenkeni antishqiptare dhe spiune te serbit dmth. Mmmmmmmmm pra ju meritoni sot e kesaj dite te shkerdheheni ne bythe dmth. Mmmmmmmmmmmm …
Me miratim te UDB -se??? Ore per inat te vjerres keni shkuar me mullixhiun.
KaloÇi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
o zot ku po shkojme ! a thu skemi pune tjeter te merremi me pagesen e KaloÇit !!!
Keta e shesin si antikomunizem por gjithcka ka lidhje me nje ngjarje te meparshme te mbeshtetur dhe financuar nga serbet, Republika e Mirdites. Marka Gjoni shpalli ne Prizren me 17 Korrik 1920 “Pavaresine” e Mirdites. Aty ai dhe detyrimisht gjithe tribuja e pjellat e tij bashke me ca pare gelltiten edhe lugen e corbes se prishur te serbit te cilen e vollen gjithe jeten. Besoj se vazhdojne ta vjellin edhe tani.
Duke degjuar tregimin e ktije maloku, Enveri paska bo gabim te madh. Duhet ti ja kishte dhone (fal) Republiken e Mirdites,, serbise se keshtu kishim shpetu gjith Shqipnine, se ajo zone ma shum ka prodhu tradhetare e hajduta sa njerz te rregullt, shiko sot ne Europe shumica e skifterave vjen nga ajo zone.
E ke gabim! Kane qene vetem nje shtrese e caktuar ne Mirdite (bajraktaret) te cilet gjithmone kane qene kolaboracioniste te te huajve, per te ruajtur sundimin dhe pushtetin e tyre personal. Ndersa mirditoret kane qene gjithmone patriote dhe luftetare te lirise, kane luftuar gjithmone per shqiptari, me shume se gjithe te tjeret dhe kane qene fort te lidhur me komunistet, atehere dhe sot e kesaj dite.
Respekt per Mirditen dhe mirditoret
Vdekje kolaboracionisteve
Ja pra Kta kan qen kalyshet e rreaksionit ne veri fill mas çlirimit , te ter me UDBn ishin zogist , me qe zogu mbeshtetej tek serbia se nepermjet tyre u be mbret kta si kopila u ulen ne prehrin e UDBs te ter, ktyre i dha plumbin Enver Hoxha qe ju o milet sot i qani hallin , i dha plumbin se ishin serb , ja kta ish tradhtar e superkriminela pushkatoi PPSHja , kta pisa tradhtar antishqiptar futi neper burgje PPSHja dhe ja hodhi çelsat ne det per 30 vjet , se kta luftuan kunder vatanit ne interes te serbis , siç punojn edhe sot haptas fare kunder interesave komtare mbetjet e ktyre kriminelve te serbis jan dhe komentusit qe shajn PPSHn sot dhe Enverin po ai ja boni mir , zogut i qiu motren ate myfareten si e kish emrin , ktyre kopilave filoserb ja futi koken ne byth te terve sa ishte gjall , rrespekte Enver Hoxhes burrit me te madh ne historin e kti kombi. LAVDI DESHMORVE TE ATDHEUT.
Merhumi Enver paska qene engjell qe nuk i çfarosi pa perjashtim me soj e sorollop keta egersira te shitur tek armiqte me te eger qe ka pasur kombi Shqiptar tek Serbet. Edhe prape kjo fare e keqe po leshon filiza nepermjet Gjonmarkajve, Mark Merkajvet, Berisheve.
Me 14 Mars 1948 (pardon je me 1946), Byroja Politike e Komitetit Qendror te Partise Koministe te Shqiperise, me ne krye Enver Hoxhen, moren vendim qe Shqiperia te bashkohet me Jugosllavine.
Me 16 Mars 1948, Enveri i dergon leter mareshallit Josiv Broz Tito, ku i kerkon qe te percaktonte nje date, per bashkimin faktik te Shqiperise me Jugosllavine.
Tuk tuku me mbi 300 emra, qe i ndron si xhaketa te leckosura, kete dokument e ke ne arshivat e shtetit shqiptar dhe nderkombetar.
Keshtu qe, na del se je nje dhi e zgjebosur, qe te ka ngel vetem bishti perpjete.
Tito i frikesohej reagimit te Stalinit, se po te ish per te papergjegjshmit tane, Shqiperine do e kishe pjese te Republikes Federative te JUgosllavise, pasi dokumentin e pabesise dhe tradhetise galaktike ja derguan Titos.
E para se te ofendosh te tjeret, hidh syte te vetja se je komplet i dhjere e deri ne fyt, e mos lexo historite e partise por historine e Shqiperise e Boterore Tuk more Tuk me 300 emra.
Me vone, Enveri u perpoq ti regulloi ca gjera, po Shqiperia Shpetoi as prej tij, as prej Titos, se Titos i shkoi letra nga mendjelehtit tane, por i trembeshin reagimit te Stalinit, prandaj nuk filluan procedurat e bashkimit te ne nje federate. E ne te pirdheshim bashke me ta.
Pse?
Se i kish ikur mendja baballareve (te shkalluarve) te kombit tone, me ne krye babain e madh.
Ne cfar belaje dhe menxyre do na kishin futur, saqe Tuku i tukajve me mbi 300 emra ne vend te fjales miremengjes do na thosh doberdan
Ku e ke kete leter o debil i Sheqeres? Enver Hoxha i shkoi ne hell kriminelet e UDBs duke filluar me Kocon qe beri krimet me te medha ne shqiperi pas 45 deri me 48. Kishin plan te eleminonin Enverin dhe shqiperia ti bashkohej Jugosllavise por nuk i kishin bere mire llogarite me xhaxhin qe i degjeneroi boterisht si Serbet dhe Greket ne nje kohe qe Shqiperia nuk kishte as duar te ngrinte breket e veta se ashtu e lane plehrat fashiste.
Tito thoshte do bejme lufte me gjithe boten vetem me Enverin jo, ik se te tregojne Kosovaret e atyre brezave. Kombi shqiptare shpetoi fale Enverit sepse ne ballkan nuk do kishte kembe shqiptari. Doni apo nuk doni ju plehra EH eshte i vetmi nacionalist shqiptare pas Skenderbeut. Isjte nacionalist shqiptare ekstrem ne disa raste pastaj komunist. Mire apo keq le ta gkykoj historia por deri me sot i ka dhe te drejte me keta plehrat kriminelt e UDBs.
Per çfar fakte historike fletë or ti,
histori eshte ajo qe ta shkruan Kristaq Prifti me direktiva nga Athina dhe Janulla,
dhe se shqiptarë te mire e te vertet janë ata te perpunuarit nga kisha Helene qe punonë nate e dite per zhberjen e kti KOMBI.
Ti i zhbere je, o tyrceli analfabet Preshekar!
Ik ore serb I peshtire,sado ta shash Enverin ai eshte I larte ne Histori,sllavet I perdori dhe ju futi gishtin ne bythe…27 milione jugosllavia, 1 milione Shqiptaret,cfare prisnin pse nuk erdhen..Enveri e morri Kombin 1 million dhe I beri Shqiptaret karderra u ben 3.5 milione ne 90…..Enveri kishte aleance vetem me Shqiptaret,cdo te huaj e ndoqi me shkon ne bythe e la Shqiperine shtet te pamvarur dhe pa borxhe…keta qe hiqen gjoja luftonin enverin nuk i Ben asgje,ishin kelyshet e UDBse dhe shume prej tyre kockat kane lenur nga plumbat e ushtrise Shqiptare si meriton nje kelysh serb,plumbin ne goje dhe dhe sot.
Garda Pretoriane mund te kete te drejte per letren qe Enveri i ka derguar titos, per bashkimin me jugosllavine. Ideja e bashkimit te shqiperise me jugosllavine, bazohej ne idene e federates ballkanike, te hedhur nga Dimitrovi. Ne kuadrin e kesaj federate do kryhej dhe bashkimi kosoves me shqiperine, per te fofmuar nje shtet. Por ideja e federates u kundershtua nga Stalini. Lidhur me temen e bashkimit, eshte diskutuar gjate mes dy vendeve. Ish mjeku i Titos shkruan ne kujtimet e tij, se pervec se ekziston nje marreveshje mes dy vendeve. Ekziston edhe nje shtese sekrete e kesaj marreveshje, e cila nuk po gjendet. Mendohet qe me pas te jete zhdukur. Sipas tij, ne kete federate synohej te ishte dhe greqia. Nje nder arsyet e braktisjes te ketij projekti ka qene dhe lufta civile qe nisi ne greqi.
Hajt ta quajme te mireqene qe Enveri ka kerkuar bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine. Lind pyetja:
PERSE NUK U BASHKUA NDODHI KY BASHKIM? KUSH e Pengoi? Mos valle Titos j’u kthye mendja dhe refuzoi propozimin e Enverit per bashkim te Shqiperise me Jugosllavine? Pse ndryshoi mendje Titoja?
Rrrrrrrrrrrrrrrrrr…
Bera nje replike me komentuesin Pato duke ja publikuar letren e Enverit drejtuar Marshal Titos. Letra eshte e dates 17. mars 1948. AQSH,Fondi 14/AP, Dosja 4, 1948. Replika nuk mu publikua sepse moderatori nuk deshi. Aresyen e di ai.
Ti pyet se perse nuk ndodhi ky bashkim. Pergjigja eshte shume e thjeshte. Bashkimi nuk ndodhi sepse BRSS i prishi maredhenjet me Jugosllavine dhe Shqiperia mori anen e BRSS. Po te mos ndodhte prishja e maredhenjeve BRSS-Jugosllavi, ne do te ishim ne nje shtet me sllavet.
O KOKBOSH, a e kupton se c’po thua o fshatar coban? Pra po thua se bashkimi i Shqiperise me Jugosllavine nuk vendosej dhe nuk varej nga Enver Hoxha, por nga fuqi te tjera boterore, apo jo? Ne qoftese e thua kete, atehere perse e akuzon Enverin per dicka qe ai nuk mund ta bente? Ta them une pse? Sepse je KATUNAR ANALFABET DEFICENT qe je rritur me dhi neper stanet e Devollit!
malokeria e prishi kete vend edhe pas renies se demokracise.vendin e kol bib mirakajt..melyshit..e zune sali berisha..azem hajdari…pra shkerdhateria maloke u spostua nga mirdita ne tropoje….
Kaloc! Je nje qen i zgjebosur qe kerkon me cdo kusht te glorifikosh armiqte e Atdheut! Ti dhe ata dhe pasardhesit tuaj diversante kane qene,jane e do jene. Bisht qeni do ngeleni.
Ky po qe e meriton nje dekorate si “Nderi i Kombit” nga me nder presidenti Ilir Floriri Metaj! Zoti Like ose si te pelqen me teper Haxhi Like Qamili-Metaj! Jepi porosi atij rrockanit keshilltar qe quhet Tedi Blushi te pergatise ndponje deklarate per kete trim me flete te maleve ,qe i ngjan aq shume trimit tone nga Skrapari,Ilirit te florinjve te Krrabes te Metajve.Ngjani si dy pika uji,por jetoni ne kohe te ndryshme.Apo te mbaruan dekoratat,se s’ben ghje tjeter,vec shperndan dekorata dite per dite.Avash avash do kemi te gjithe nganje dekorate,se jane bere dekoratat si qirasjet me nje kafe e nje raki ne klub.C’ti besh,turpi eshte per ata qe kane turp e jo per ata te llojit tend qe as skuqeshe as zverdhesh por vetem trashesh si nga mendja ashtu dhe nga trupi!
MLOKET E KANE PAS TRADIT QE TE JETONIN DUKE VJEDHUR OSE DUKE BER 80 LEKSHA (SPIUNA) OSE VRASES ME PAGES, PUNEN NUK E KAN DASHUR FARE, EDHE NE ITALI PO TE NJEJTEN GJE BEN, ITALIANT I DININ KUSH ISHTE FAMILJE SPIUNASH DHE I FUTEN NE PUNE SHUME SHPEJTE SI SPIUNA.
NE MES TE TONE KA DHE CIBAN, QE KAN ZENE RENJE NE SHQIPRI DHE SHUME SHPEJTE DO TI HEQIM.
Keshtu qe o komentuesi Tuk Tuku qe ndron 300 emra, me komentuesin ED TIRONCI e kompani, mos tentoni ta ndani Shqiperine siç shpreheni ju ne maloke e po vazhdoj une ne moçalare, se nuk ju ecen.
Do thyeni qafen ne termat ofenduse, se ja pra maloket na paskan bere keshtu sipas jush, po ja qe dhe moçalari Enver i dergoi leter Titos qe Shqiperia ti bashkangjitej Republikes Federative te Jugosllavise, se keshtu i benin qejfin internacionales komuniste.
Apo dhe enveri ishte malok? He pra ca ish Enveri; malok apo moçalar?
Si thua ti komentuesi Tuk tuku, Ed Tironci me 300 emra ?
Cfar tekaytesh, na paska mesuar mocalari te ofendoje malsorin.!!!???
Kur ndodh keshtu dhe dhite bashke me cjapin e kecat qeshin.
Intersant thone dhite bashke me cjepet e kecat, interesant na ofendoka moçalari, malsorin!!??
mhehehe, mheeee, mheeeeee e gajasen se bashku
Komentuesi Pata me fal Pato, letren qe i dergoi Enveri me 16 Mars te vitit 1948, per vendimin qe ish mare ne Byrone Politike te PKSH me date 14 Mars 1948 qe Shqiperia ti aneksohej Jugosllavise, e ke ne arshivat e Shqiperise, te Beogradit, te Vjenes, te Londres dhe per ta patur me te lehte ti qe ta shohesh, e ke dhe te dokumentacionin orogjinal qe ka mbledhur gjigandja Eleni Kocaqi, duke i paraqitur shqiptareve dhe gjithe Botes, historine e vertete te shqiptareve dhe Shqiperise ( jo sipas historise se partise), por sipas fakteve historike Boterore.
Ju nuk dini as nje te milionten e fakteve te verteta te historise, se aq keni lexuar 17 rreshta gjithsej ne jeten tuaj.
E fakti qe benei akoma kete pyetje, se ku ndodhet kjo leter, i ve vulen kesaj qe po them.
Ju keni mesuar alfabetin shqip, dini te bashkoni disa germa, si Tuk Tuker me 300 emra te ndryshem, keni mesuar te krijoni dhe ca fjali, qe nuk dihet se ku e ka koken, trupin dhe bishtin, me ate gramatiken skandaloze se aq dini, me ato shenjat e pikesim akom me skandal !!!???
E atehere cfar dini ju?
Keni mesuar te ofendoni, te shani, te hidhni rromuze.
E kush pjerdh per ofezat tuaja, sharjet tuaja, rromuzet tuaja!!??
Ju aq dini nga jeta, ne ate kendveshtrim e njihni jeten, me shume permbys se mbare, dhe bashkoni ca germa, e ju duket se po shkruani xhevahire, e ne fakt ca shkruani mbroçkulla, mbroçkulla, mbroçkulla qe bejne te qeshin dhite,
bashke me cjepet e kecat, e memes dhi e babait cjap.
Gazeta Tema, e shkruan artikullin me titull informativ, te njejte per te gjithe dhe te ekuilibruar.
Jeni ju, nje a dy kokrra komentues me 300 emra te ndryshem, qe jeni te çekuilibruar, e fluturoni si balone pa bisht.
Kur te merni me shume dije, shume me teper dije seç keni, shume me teper, vetem atehere do mesoni te shkruani si zoteronj, pa shprehje maloke a moçalare, etj, etj, etj.
Kur ti merrni !? !? !?
Dukesh qe te ka perdhunuar Derri o kodosh serb…malok eshte term per te pabeset,vasalet e serbise qe na vinin naten nga gardhi per te vrare ushtaret e republikes se Shqiperise….keta jane disa nga ata dhe ti je nje nga ata qe Enveri te solli driten se te mbyshej hunda e madhe me shkrumb kandili nga pisha.Enveri te mesoi te lash dhembet e verdhe qe haje vetem kallamboq,Enveri te mesoi te shkrush se bajraktari dhe prifti te kishin skllav…nuk ka dallim mes shqiptareve po Maloket jane gjithmone me serbet dhe ne italianet,eshte ceshtje inteligjence,Maloket si te trashe zaptohen dhe behen antishqiptar nder shekuj,,,,shiko anton arapi,at fishta,gjon marka gjoni,Mos te per mend me plehra tradhetare se do mbushet faqja sot Tradhetari me I piste malok eshte sali Qen berisha,Mos te harroj dhe udbistin azem hajdari qe pinte kafe me arkanin ne shkoder…
Or ti i “faktit historik”! Ne vitin 1946 Enveri nuk kerkonte bashkimin me Jugosllavine, por i kerkonte Titos ne Beograd bashkimin e Kosoves me Shqiperine, sic i kishte premtuar gjate luftes. Njekohesisht, Enveri i shkruante Stalinit dhe i ankohej se Titua kerkonte te fuste ushtrine jugosllave ne Shqiperi, nen pretekstin e rrezikut grek! Dhe kete Stalini ja tha hapur Titos ne vitin 1947, para se ta denonconte ate hapur ne 1947. Keto jane fakte, o i paditur, jo brockullat e tua prej llafazani klubesh!
O bole, o ‘fakti historik’… Hajt ta quajme te mireqene qe Enveri ka kerkuar bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.
Tani pergjigju pyetjeve me poshte:
1. PERSE NUK NDODHI KY BASHKIM?
2. KUSH e Pengoi?
2. Mos valle Titos j’u kthye mendja dhe refuzoi propozimin e Enverit per bashkim te Shqiperise me Jugosllavine? Pse ndryshoi mendje Titoja?
Rrrrrrrrrrrrrrrrrr…
Perse nuk ndodhi ky bashkim, pyet ti.
Bashkimi nuk ndodhi sepse u prishen maredhenjet BRSS-Jugosllavi. Po te mos ishte prishja e maredhenjeve BRSS-Jugosllavi, ne do te ishim te bashkuar me shtetin sllav. E ku ka tradheti me te madhe se sa me vetedije te plote ta humbesh sovranitetin vetem per ” dashurine e perjetshme me jugosllavet” ?
Race e poshter!
Kendervica, me vjen keq nqse se je nga ajo zone. Por mos u shpreh me fjalet e Enverit. Pasi ai nuk thote te verteten, por flet si i interesonte. Opsioni i bashkimit te kosoves me shqiperine kishte rene qysh me 1945. Kur Jugosllavet i mblodhen perfaqsuesit kosovare ne Prizren dhe i detyruan te votojne kunder bashkimit. Me pas, diskutohej opsioni federates ballkanike. Qe shqiperia te behej republike e shtate dhe ne kete republike te perfshihej dhe kosova. Per keto pune ka dhe marreveshje. Lere Enverin. Ai si gjithemone, e ka genjyer popullin e vet.
Opsioni i bashkimit te Kosoves me Shqiperine kishte rene atehere kur komunistet shqiptare u larguan nga marreveshja e Mukjes .
Shqiptaret e Kosoves luftuan me arme kunder komunisteve serbo-malazias. Kryengritja zgjati prej fundit te vitit 1944 e deri me 21 shkurt te vitit 1945. Me 21 shkurt u vrane udheheqesit e kryengritjes, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica dhe kryengritja u shua. Fatkeqesisht ne ndihme partizaneve te Titos ju shkuan edhe partizanet e Enverit.
Kuvendi i Prizrenit u mbajt prej 8-10 korrik te vitit 1945. I rrethuar nga tanket dhe me presione e kercenime edhe me vdekje , shqiptaret e shkrete nuk paten mundesi te vendosin ashtu sic ju donte zemra.
Analfabeto, ke degjuar per Konferencen e Bujanit, te organizuar nga komunistet shqiptare (te Shqiperise dhe Kosoves bashke)!? Hajt leri dhente e dhite ne stan dhe shko informohu, ate bej.
Marreveshja e Mukjes natyrisht qe do hidhej poshte nga Fronti antifashist – nacionalclirimtar, sepse u moren vendime per ceshtjen e pushtetit. Nderkohe qe Fronti (partizanet) luftonin kunder fashizmit, Balli dhe Legaliteti hanin pula e pinin raki pa hedhur asnje pushke kunder pushtuesit. Si mund te ishin te barabarte keto dy blloqe, kur ca luftonin e vriteshin e ca rrinin gazemave e hanin petulla? E deshen ndarje pushteti keta bajga!? C’thua o psikopat? Po edhe ti te ishe o bole, nese ti do luftoje dhe tjetri do rrinte, natyrisht qe as qurret nuk do i hidhje tjetrit e jo me te ndaje pushtetin me te. Kupton o budall i lindur? Mukja nuk ka asnje lidhje me ceshtjen kombetare dhe prishja e saj ka lidhje vetem me ceshtjen e pushtetit!
Po ketij diversantit Dy Here nuk j’u Hap Parashyta? Kushedi sa i ka kercit bytha kur ka rene pertoke.
O Kend revica, e tuk tuker
Vendim i Byros Politike te Komitetit Qendror te P.K:SH me date 14 Mars 1948.
Sot me date 14 Mars 1948 u mblodh Byroja Politike e Komitetit Qendror te P.K.SH me ne krye shokun Enver Hoxha
dhe vendosi, qe Shqiperia te Bashkohet me Republiken Federative te Jugosllavise, nen drejtimin e mareshallit Tito… -ja keshtu thote vendimi.
Dhe vazhdon, qe ti dergohet leter mareshallit Tito, per vendimin e marre, ne menyre qe ai te caktoi nje date per fillimin e procedurave te bashkimit.
E dy dite me pas ketij vendimi, me 16 Mars 1948 ju dergua letra Titos me vendimin e marre, qe ai te paercaktonte nje date, per te filluar bashkimin e Shqiperise me R.F.Jugosllavise.
Budallenjte tane e moren vendimin dhe po prisnin Titon te fillonte procedurat e bashkimit te Sines me Suten.
Por per fat, mbriti ne Shqiperi nje leter e Stalinit, per fillimin e raporteve te nje shkalle me te avancuar me Shqiperine. E dihej qe Stalini nuk kish maredhenie te mira me Titon.
Ateher fet, e lane perqafimin me Titon ( e ca perqafimi, do i jepnin Shqiperine), e ju hodhen ne qafe Stalinit.
Po letra qe i kishin derguar Mareshallit Tito, me nje deshire te zjarrte per bashkimin e dy popujve, sipas internacionales komuniste, e la damken e zeze sketerre.
Prandaj mos lexoni perralla partie, po faktete e historise, qe sot i gjen dhe ne arkivat elektronike te disa vendeve te rendesishme te Botes.
Tani ju me thoni mua, kush do ja aneksonte Shqiperine Jugoallavise, maloket apo moçalaret?
E si?
Pa lufte fare, sikur dhuron nje kerriç gomari.
Cfar skandali, e turpi.
Insistoj, qe me vone budallenjte e Byrose Politike te P.K:SH tone bashke me Enverin, me vone i korigjuan ca gjera, por ama nga hataja kemi shpetuar per fije te perit.
Kush ishte deri sa vdiq heroj i Jugoslavise ? Enver hoxha! Kaq e thjesht!
Bravo Lili.
Enveri ishte armiku i Jugosllavise, kush ben sikur nuk e di kete eshte ANTISHQIPTAR DHE BIR-BIJE KURVE!!!
o fakti historik pse ndihesh i frustruar ti..ca halli ke…e verteta eshte e vertete…veriu ka nxjerre edhe heronj ..po ka nxjerre dhe spiuna…fakti qe shumica e malokeve qene ata qe donin rezzimin e pushtetit te hoxhes..duke bere lojen e te tjereve..as edhe nje mocalor sic thua zotrote nuk eshte arrestuar apo vrare nga forcat e shtetit ne ate periudhe.dhe ju maloket se ti malok je…benit lojen e UDB.ishte si ishte ai sistem ..per tu share sa ska ku te veje ,por konsolidoi shtetin shqiptar mbas 500 e ca vjetesh.dhe kjo UDB dhe jugosllavise nuk i shkonte per mbare.per tu kthyer ne ditet e sotme…ju maloket me ne krye SALI BEJ SHPELLARIN e bete cope kete vend.TOKE E XANUN..TRITOL…VJEDHJE…ca respekti duhet te kete pjesa tjeter e shqiperise per faren tuaj…qe hiq nje SKENDERBE…vetem te keqia i keni sjelle ketij kombi.te mos ishin mocaloret do flinit akoma me bagetite.
Po dokumenti i pare shqiptar a nuk eshte bere nga Pal Engjelli ?
Po libri i pare shqiptar, a nuk u shkrua nga Gjon Buzuku ?
Po Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani nga ishin ?
Edhe maloket mund te thojne, po te mos ishim ne ju mocaloret nuk do te flisnit shqip.
A eshte ne rregull kjo?
Ik ore loqe me garden e bythes …..jugu lufton juve tradhetoni….cfare gjon buzuku dhe lesht e trapit,,,civilizimi dhe kultura jane ne jug ,,,ne veri ka gjak pse me shikon ,se cfare civilizimi ka veriu duket nga leke dukaqini…vasalet jane ne veri ,,kur jugu kishte rrugen Egnatia te Rome’s ,veriu hante lekure peme…
Cfare mund te them per ty kur nuk je ne gjendje te kuptosh se cka do te thot per nje popull shkrimi i pare dhe libri i pare. Ose je idiot ose je analfabet, apo ndoshta i ke te dyjat.
Une mendoj ndryshe nga ty. Per mua kontribut dhane edhe verioret edhe jugoret. Por fatkeqesisht kishte edhe idiote (ashtu sic je ti) edhe nga Veriu edhe nga Jugu. Urrejtjen qe e ke ndaj nje pjese te kombit tone eshte e njejte me urrejtjen qe e kane armiqet tane ndaj nesh. Dhe nuk eshte cudi nese vertete je njeri prej i tyre.
Gjak dhe vrasje kemi ne te gjithe Shqiperine, si ne Veri ashtu edhe ne Jug. Aldo Bare. Zani Caushi, Altin Dardha, Lulzim Caka, Reqi, Alikajt, Bocajt, Brahimajt etj. etj. nuk ishin nga Veriu.
E sa per Lekë Dukagjinin…po te perkujtoj se cka tha per Kanunin prof. Moikom Zeqo: ” Kanuni i shqiptareve eshte nje kryemonument juridik zakonor i kombit tone ne Mesjete. Ky korpus rregullash dhe ligjesh te plotfuqishme eshte nje bote e gjalle dhe njekohesisht e fosilizuar e mendesise popullore , e mencurise se zgjidhjes se problemeve te mprehta dhe e nje vetadministrimi te problemeve shoqerore. …Ky Kanun eshte nje nga kryeveprat mendore te kombit shqiptar ne te gjitha koherat.”
Garda Mamluke (ajo e Hamzait) tradhetaret quhen te tille edhe ne veri edhe ne jug! Ashtu si Hamzai quhet TRADHETAR sepse luftoi xhaxhain e vet dhe popullin e vet dhe u be kolaboracionist, ashtu tradhetar quhet kushdo qe luftoi Enverin dhe atdheun e vet dhe u be kolaboracionist.
Nuk e dime ti je bere tradhetar nga idiotizmi apo nga pagesat …
Pal Engjelli, Gjon Buzuku, Pjeter Bogdani, Frano Bardhi, Pjeter Budi nga ishin ???
Nga Devolli …
Leni mo ndarjet veri e jug. Keto jane muhabete injorantesh. Shqiperia nuk ka qene kurre e ndare sepse eshte shume e vogel per tu ndare. Burrat e medhenj te ketij kombi nuk kane menduar kurre per ndarje, po per bashkimin. Qysh nga Abdyl Frasheri e Isa Boletini e deri te Ismail Qemali. Dhe fati ka qene i njejte, tragjik. Veriu nga serbet e jugu nga greket.
O Krutani, ti o Ed Tironci, e Tuk-tuku qe partija jua jua martoj motrat e nenat me plan 5-vjeçar,jau kolektivizoj neper kooperativa e stalla, me urdher Titos, Stalinit e Mao ce dunit etj, dhe ju po sot kerkoni te lidheni me perendimin e SHBA, dhe miratoni ligje per mu qi ne byth, se idhudhi jyaj qihej pa ligj, me moqaloket qe Greku po na i kthen ne minoritar, jua qifsha rracen tuj komuniste e moqaloke, dhe varrin e idhudhit tuaj e shkulem dhe e pshurrem.
LAJMERIM
U hap kursi i analfabetizmit ne Shpellen e Vicidolit.
Mesime shkrim – kendim falas.
Ftohen te gjithe “nacjonalet” dhe “t’perdalet” te behen pjese e kursit.
U jepet falas edhe nje SUXHUK!
More Tuk Tuk me 300 emra, cfar po thua, se vetem Enveri beri shtet?
Ja more ku e kishe fqinjet tone, Jugosllavine, Greqine, Italine, etj etj etj, te gjithe bene shtet, o i paditur e i brumosur me mesimet e partise.
Te gjithe bene shtet pas luftes se dyte boterore, dhe i zhvilluan ekonomikisht vendet e tyre, por kurre nuk i mbyllen popujt e tyre ne mes te Europes, si mbyllen bagetite brenda vathes.
I lane te lire, si qytetare evropian ne mes te Europes e tere Botes.
Ku budallai yne Enveri, fillimisht ja dha gratis (falas) Shqiperine Republikave Federative te Jugosllavise, se i kish ikur mendja.
E mori dhe e vendosi tere sigurimin e shtetit fillimisht ne sherbim te UDB-se, se donte te kish maredhenie te shkelqyera me mareshallin Tito dhe i dorezoi gjithe luftetaret kosovare UDB-se, duke mare me qafe mijra e mijra e mijra kosovare.
Kur per fat te mire, erdhi letra nga Stalini, ai po perqafohej e puthej me Titon, aq sa po i jepte Shqiperine dhurate sikur jepet nje kerriç gomari.
E çberi, filloi xhonglimet pastaj, gjithe ato agjente shqiptar qe i kish vene me porosi te tij ne sherbim te UDB-se, i vrau e preu sa nuk numerohen.
E beri si te harruar letren qe i kish derguar titos dhe ju hodh ne qafe Stalinit.
Po te mos ish Enveri, a do zhvillohej Shqiperia sipas Tuk tukut me 300 emra te ndryshem?
Do zhvillohej shume me teper, shume here me teper, e drejtuar nga nje shqiptar tjeter, qe do ti linte te lire te leviznin siç i la Tito, Greqia e Italia te tyret.
E te garantoj se shqiptaret do leviznin ne tere Boten, dhe do ishin te paret kudo qe do shkonin, dhe do e benin Shqiperine shume me shpejt e shume me te bukur.
Po ku di gje ti, ti di vetem mesimet e partise, tyja te ka mbetur truri katror.
Shqiptaret jane race e zgjuar, punetore dhe kopetente, por duan administrim te mire dhe liri veprimi, qe Enveri me kompani as e kuptonin, as donin ta kuptonin.
Se vete i pelqeu anetareve te Byrose tone Politike te P:K:SH te bridhnin Boten e te studionin neper bote, si Enveri ne France etj, por pastaj ju mpi truri,bene gomarllekun me te madh, bllokuan levizjen e lire te qytetareve te tyre, qe e solli Shqiperine ne ate derexhe ne vitet 90, nje skandal i vertete.
Enveri ishte burre shteti, ti je nje coban analfabet. O budall, thirri mendjes se t’ka fluturu me pllumat.
Bravo Lili.
Fakte historike boteror. Bravooooo.
Faleminderojme faleminderuesin qe faleminderon falemindertoret ? ? ? ? ?
Ik o koqe kanari, o inferior!
nacjonalist meso shqipen njehere…mos perdor j…por i…nuk jam komunist sic shkruan zotrote..ENVERI ishte pusht e kriminel po juve ju beri njeres ama…JU HOQI ATE KANUNIN E LEKE DUKAGJINIT…FEJESAT QE NE DJEP..TE MOS ISHTE ENVERI…TI MUND TE HAJE DHE TANI.pastaj sa krime kane bere maloket ne emer te antikomunizmit duke vrare edhe njeres te thjeshte…femije..gra…mafia neper bote ka nje ligj…femijet dhe grate nuk preken…po keta bandite vrisnin e prisnin pa pasur parasysh ke kishin perpara.PRENDA TARAZHI…nje nder femrat qe keta mytebere e masakruan ne emer te antikomunizmit.NDREC NDUE GJOKA…QE HAPI 50 SHKOLLA NE MIRDITE…PRANDAJ MOS ME FOL PER PATRIOTIZEM…KENAQU QE SALI BEJ SHPELLARI E VURI NE FUQI PRAPE KANUNIN E LEKE DUKAGJINIT.NQS NJE VEND ECEN PERPARA ME LIGJE TE 600 VITEVE ME PERPARA…ESHTE THJESH INJORANT.
Komentuesi qe ndron 300 emra ne dite Tuk Tuk thote: Ik ore loqe…..jugu lufton ju tradhetoni.
Fillimisht e kam thene si me shaka, se kur komenton Tuku i Tukajve, qeshin e dhite bashke mekecat.
Ore Tuk Tuku, po tyja ta mori Greqia Camerine pa hedhur asnje pushke.
Ku ishit ju luftetaret imagjinar, qe ju mor Cameria pa hedhur as edhe nje pushke, per ta shpetuar ate.
Ku ishit ju, kur Greqia ju mori Camerine, ne hije te fiqve?
E din ti, se dhe ato 12 – 13 veta qe po luftonin me pushke ne krahe, per te mos i leshuar Greqise Camerine, i kane nxjerre nga trashea(vendi ku po luftonin) per krahu duke i thene se Cameria eshte toke greke, pasi kete e ka deklaruar dhe vete kryeministri juaj.
Ju, jua moren camerine ashtu sikur pula buken nga dora.
Diten per Diell, pa lufte, sepse as tre here nuk e bete bam.
Mire qe nuk kuftuat, por te pakten te benit sikur te luftonit, pra ta shkrehnit dy a tri here ne ajer.
Cfar Turpi.
Sa klase shkolle ke o Albert?
Ne cfare viti ja dhane Fuqite e Medha, Camerine Greqise o Fakti…