U larguan nga familja mbretërore! Mbretëresha Elizabeth nuk i mban mëri Meghan Markle, e uron për ditëlindje duke e quajtur sërish Dukeshë

5 Gusht 2020, 08:10Bota TEMA

Vendimi i princ Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga familja mbretërore e për të jetuar si të pavarur financiarisht u bë lajm në mediat botërore, duke shkaktuar reagime të shumta në publik e jo vetëm.

Familja mbretërore nuk e priti aspak mirë këtë vendim.

Në media është përfolur shpesh se marrëdhënia e tyre me familjen mbretërore nuk është si më parë, por mbretëresha Elizabeth ka provuar të kundërtën.

Meghan feston 39-vjetorin dhe ajo e ka uruar publikisht. Ndonëse 39-vjeçarja ka hequr dorë nga roli mbretëror, mbretëresha e ka quajtur sërish Dukeshë të Sussex-it.

Faqja zyrtare e Royal Family ka publikuar një foto ku shihet Meghan krah saj dhe shkruhet: “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen!”

 

 

??Wishing The Duchess of Sussex a very happy birthday! ? The Queen and The Duchess are pictured during a joint visit to Chester in 2018.

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje