Australia ka nxjerrë sot nga qarkullimi maskën kirurgjikale, pasi autoritetet thonë se kanë zbuluar se ajo nuk të mbron nga koronavirusi.
Jo vetëm ajo kirurgjikale, por edhe qindra lloje të ndryshme të maskave të fytyrës janë tërhequr nga tregu në Australi pas një kontroll masiv të pajisjeve mbrojtëse në mes të shqetësimeve se disa nuk mund të parandalojnë në mënyrë adekuate infeksionin.
Maska kirurgjikale një përdorimshme, të destinuara për të zvogëluar ose parandaluar transmetimin e sëmundjes, sipas autoriteteve australiane nuk parandalojnë hyrjen e koronavirusit në organizëm.
Qeveria australiane thotë se “maskat kirurgjikale me përdorim të vetëm nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për parandalimin e infektimit. “Përdorimi i vazhdueshëm i këtyre maskave të veçanta kirurgjikale mund të rrisë rrezikun e përhapjes së infeksioneve (përfshirë Covid-19) midis individëve”, thotë qeveria.
Presidenti i Shoqatës Mjekësore Australiane, Dr Danielle McMullens tha se të gjitha pajisjet personale mbrojtëse të ofruara për punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet, në minimum, të plotësojnë standardet.
Ai thotë se në korrik, shoqata zbuloi se disa pajisjeve mbrojtëse personale, përfshirë këtu edhe maskat kirurgjikale etiketuan si “jo të përshtatshme për përdorim mjekësor.
Maska nuk vendoset ose detyrohet per te mos u infektuar por per te mos infektuaar te tjeret me virusin!Ndaj mos beni sikur keni zbuluar semundjen!Eshte paaftesi gazetareske ose mosnjohuri qe te mos kesh kuptuar se perse maskat jane te domosdoshme e ambientet publike!Ndaj mos stimuloni njerezit me idotesira qe ndikojne negativisht ne kete kohe pandemie.Ne se je bartes i ketij virusi duke mos vendosur masken je i predispozuar tia kalosh tjetrit qe ndodhet prane teje ndoshta pa kuptuar qe je bartes i saj!
Ndaj bota po rrit perdorimin e saj kudo tashme jo vetem ne vendet e mbllura por edhe ne ato publike duke pare riktimin e ketij virusi keqberes per jeten e njeriut!