Gangsterë apo ‘çështje të rëndësishme’? Kreu i shtetit sulmoi kritikët si agjentë të UDB. Njëri duhet të burgoset: O agjenti, o presidenti. SHBA u pozicionua në krah të drejtësisë e kundër mafias

7 Gusht 2020, 20:15Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Çfarë janë të parët dhe çfarë janë ‘çështjet’?

Shtetet e Bashkuara, përmes së përfaqësisë së vet diplomatike në Tiranë, sot  bëri një emërtesë  të re mbi anëtarët e mafies shtetërore. Aty nga viti 1996, diplomacia e Perëndimit i kishte quajtur ‘gangsterë’ dhe ‘regjim gangsterësh’. Mirëpo ata vazhduan punën e tyre derisa dogjën vendin, ekonominë dhe stabilitetin në vitin 1997. Pas 23 vjetësh janë po këta, por të elaboruar, dhe po tentojnë ta zhysin vendin përsëri në fatkeqësi, me qëllim që të shpëtojnë krimet e tyre.

Mirëpo çuditërisht, sot këta quhen vetëm thjesht ‘çështje të rëndësishme’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Domethënë Amerika i quan sende pa shumë vlerë, ose thjesht ‘çështje’,  këta që po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e vendit. Njësoj si poeti Majakovski, aty nga fillimi i shekullit të kaluar që thoshte se njëshi është ‘send i kotë’. Pra edhe këta, edhe pse në krye të shtetit ose në krye të mafies, ose në krye të medias, quhen ‘çështje’  nga aleati ynë, SHBA.

Pse ka ndodhur kjo? Vallë SHBA do që t’i thotë popullit shqiptar të mos ketë frikë nga përbindëshat e korrupsionit dhe mafies? Kjo është njëra anë. Por ana tjetër, kaq e afërt, është se këta vërtet janë thjesht ‘çështje’, madje aspak më shumë para Drejtësisë. Le të jetë tjetri edhe president i Republikës, ose edhe miku i tij pronar i fuqishëm në media, por kur ka kryer krime, ka trafikuar drogë dhe njerëz, ka rrezikuar paqen e njerëzve të lirë, ka dhunuar Kushtetutën e vendit…, atëherë ky është thjesht ‘një çështje’ para Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara sot paralajmëruan edhe se nuk pinë më ujë ‘të pandehurit që kërcënojnë’, as ata që penguan Drejtësinë dhe Drejtësia të veprojë ‘pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur’, tha ambasadorja, zonja Yuri Kim. Pak kohë më parë, zonja Kim, në emër të Shteteve të Bashkuara kishte lëshuar thirrjen ndaj dikujt në krye të shtetit që ‘po pengon Reformën në Drejtësi’ dhe menjëherë i shkoi në zyrë presidentit të Republikës.

Ndërsa sot jemi një hap më përpara: Shtetet e Bashkuara përkrah ‘fuqishëm’ SPAK dhe Policinë. ‘Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre re për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë’, kërkon ambasada në emër të Shteteve të Bashkuara. Tani nuk është më nevoja për t’i marrë dorën dikujt apo për të trokitur te Presidenti.

‘Të pandehurit, e mëdhenj, ose ‘çështjet e rëndësishme’ nuk mund të mposhten pa ndihmën ne Shteteve të Bashkuara. Aleati i madh i kombit tonë, para të gjithëve, kishte kuptuar se krimi 30 vjeçar i ardhur nga gangsterët e vitit 1996 e deri në kodin mafioz ‘me qetësi e dashuri’,  po i zinte frymën individit, familjes, kulturës, ekonomisë dhe të ardhmes së vendit.

Armiku ynë shqiptar nuk mund të mposhtej pa fuqinë e madhe të Shteteve të Bashkuara. Sikur dikush prej nesh të guxonte të prekte fajet e presidentit të vendit ose trafiqet e pronarit të medias, atëherë do të na bënin copë copë. Siç edhe bëri presidenti që akuzoi kritikët si ‘agjentë të UDB’. Pas kësaj akuze presidenciale, dikush mund ta qëllojë kritikun në rrugë për vdekje, ose duhet të burgoset njeri prej tyre: O agjenti, o presidenti.

Sapo SPAK preku pronarin e madh të medias që ‘Mercedesi i ka dalë nga moda’ u ngritën të gjithë gazetarët shërbëtorë në mbrojtje të mafies. Media po kthehej në qen roje të mafies dhe mafia po kthehej në dashuri ‘popullore’ si në Sicilinë e shekullit të kaluar.

Me gangsterët dhe ‘çështjet e rëndësishme’ u bashkua edhe një pjesë e madhe e opozitës, sidomos lakenjtë.

Ja tani ku jemi: Shtetet e Bashkuara prezantuan pozicionin e vet në krah të Drejtësisë dhe kundër mafies… Por megjithatë mafia e rafinuar në shtet mund të bëjë manovra e vetëm të ulë veshët…. Por nuk e besoj se ka shpëtim.

50 komente në “Gangsterë apo ‘çështje të rëndësishme’? Kreu i shtetit sulmoi kritikët si agjentë të UDB. Njëri duhet të burgoset: O agjenti, o presidenti. SHBA u pozicionua në krah të drejtësisë e kundër mafias”

  1. Trotski says:

    Nuk do te shpetojne maskarenjte. GOD BLESS AMERICA and the New Justice

    1. Prind says:

      Dhe une BESOJ se nuk kane me shpetim .
      Zoti e bekofte AMERIKEN!

    2. ben says:

      Çupi , çupi
      E di ca eshte mafia ne pushtet????
      Kur vrasesit seriale, kur vrasesit e policeve lirohen nga burgu.
      Kur ministri per 4 vjet qe duhej te luftonte mafien , na rezultoi vete mafioz.
      Kjo eshte mafia.
      Po ti kete detyre ke
      Si do kalohet pa zhurme duke u mare me gjera te tjera lirimi i dritan dajtit????
      Ti Çupi diten qan per nderin e nenave, naten sulmon si legen si pervers 1 nene tjeter.
      Cupi u mbush parlamenti me vrases, trafikante droge , e tutore prostitutash dhe ti çupi kishe per te lehur per gjera te tjera.
      Media shqiptare eshte e mbushur me tatfikante droge e ndertuar me para droge po ti Çupi paguhesh nga trafikanti me i madh.
      Dhe mqs ngjeles i doli boja si zedhenes i amerikes tani duhet 1 legen tjeter ta zvendesoje.
      E kush me mire se ti mund ta beje kete pune.

      1. Shenjestra says:

        Ky Beni qenka jasht orbite.Frrok Cupi i ka te rralle shoket per nga inteligjenca dhe kap e i analizon problemet e kohes shume mire per te cilat duhet pergezuar e lavderuar.Por ti BEN je nga at qe flete me gojen e Sali Berishes qe te ka hyr tartakuti ne bark dhe do t’ paguash nje dite ti dhe ai.Respekt per Frrokun.

      2. violina says:

        E kuptushme.Ti mender BEN je ne krahun e mafias ,je ne krah te Ilir Metes e Saliut qe e ka djegur ate vend disa here…Ti mender Ben je nje hic dhe pike.

    3. Tit says:

      Është një ndihmë e jashtëzakonshme ajo që po jep aleati ynë USA në krijimin e drejtësisë së re. Dhe do të ishte një tradhëti që USA do i bënte aleatit më pro Amerikan në Ballkan, ndoshta edhe në botë, Shqipërisë, nqs do i linin Shqiptarët në dorë të këtyre hajdutëve 30 vjeçarë dhe zabërhanëve me kollare, nqs do tërhiqnin mbështetjen për organet e drejtësisë së re, si SPAK, BKH si dhe policinë e shtetit, dhe do i linin ata vetëm përballë sulmeve të këtyre horrave “hallexhinj”, që për të shpëtuar kokën e tyre dhe gjënë e vjedhur këto 30 vjet, janë gati t’i vënë zjarrin edhe një herë si në 97 Shqipërisë.
      God Bless America
      https://www.pearlandtx.gov/home/showdocument?id=3425

  2. Shkodra says:

    Bravo Cupi…

  3. altini says:

    Frok pas shume vitesh qe dyshoja tek ju fillova te ndryshoj mendim …tani vertet ke vlera.

  4. vlora says:

    Gazetaret qe i dalin ne mbrojtje mafjes dihen.Ata kane dale hapur ne krah te tyre pa i vrare fare ndergjegja .Ata kane emra dhe mbiemra:SONILA MECO, ARTUR ZHEJI,QIM PEKA ,NJE ME MBIEMRIN KOKA I SYRI TV,ANDI BUSHATI ,ANDI BEJTJA .ADI KRASTAETJ .Nga politikanet hapur ne mbrojtje i ka dale perfaqesuesi i unitetit te popullit presidenti .Sulm te forte i bene z CUPI derisa e etiketuan agjent te udb.Z CUPI hidhe ne gjyq kete moster te mesoje te sillet si bur shteti se tani po sillet si bur muti

    1. altini says:

      Mos i permend te gjithe se disa prej tyre jane spiune dhe duhen…….

  5. Boston says:

    Ju lumte, kini vane doren ne plagen e vertete.

  6. MM says:

    Te lumte dora Frrok.
    Njelloj si ne 90 dhe tani.
    Mos e rruaj shume trapin nga ato kurvat e presidences .
    Ke popullin me vete.

  7. Fredi says:

    Rrespekte FRROK ÇUPI per kte artikull , kemi nevoj per te vertetat e tua.

  8. populli says:

    Rrofte Amerika, dita 1000 ambasadores Juri Kim. Gjithmone e kam pare me besim ate zonje dhe nuk paskam gabuar. Syte e saj me japin shprese. Shpresat te zonja e madhe. Amerika i do shqiptaret. Shpetoini nga kjo gjendje ku i ka futur tranzicioni 30 vjeçar.

  9. Aleks Xinxo says:

    Askush qe ka zhytur duart ne xhepat e shqiptareve nuk shpeton dot askund…

    Koha e banditeve si Xhemaili, Sandri, Saliu, IlirMon Metaj etj, me ne fund ka mbaruar.

    Gjeja e vjedhur so dorrezohet. Fajtoret i pret vetem BURGU.

  10. ??⚖️????⚖️????⚖️?????????????????? says:

    Do të fillojnē me Presidencën .
    Duhet pastruar .Kamë besim se do veprojë seriozisht ligji .

  11. RROFTË HASHIM ?? THAÇI ♥️ says:

    FRROK ÇUPI èshtè PENA e ARTÈ dhe e PAZÉVENDÉSUESHME !!! RROFSH NJÈ MIJÈ VJET i DASHUR FRROK , dhe MOS u ndal sé SHKRUAJTURI kundèr kètyre BANDAVE KRIMINALE dhe ORGANIZATAVE MAFIOZE , tè kamufluara nè Parti POLITIKE !!!!! RESPEKTE dhe vetèm RESPEKTE pèr FRROK ÇUPIN LEGJENDAR ⚖⚖??⚖⚖??

  12. Lexues i Temma says:

    Frrok Cupi, gazetar i Madh i te gjtha koheve, E goditi monizmi, nuk u dorzua. E goditI edhe me keq demokacia: .., prap nuk u dorzua. E goditen e krahet e tij,`´m iq e shoke`´, nuk u dorzua. rrezistoj si burrat. Jo se eshte aq trim, jo se eshte vetem nje mirditor i dalluar, por sepse eshte vertete gazetar i zoti, dhe ndoshta kryesorja, i zoti dhe krejt i PAVARUR:
    Urime Frrok.
    Kemi nevoje petr gazetar si Ju.

  13. Emigranti says:

    Shkrim ekselent t

    1. Artan says:

      Ferok Cupi – ende ka shprese

  14. De GOL (ose Gol..de) says:

    Si spjegohet qe je kaq i madh o FRROK? Jo me moshe jo. Per servilizem e mercenarizem eshte fjala. Po ama nje te mire ke, je servil i te gjitha kohrave. Shkodranet kam degjuar te thone ” me zi i mesuari se i deshiruari” Besoj nuk je kundra.

  15. petro says:

    Qe drejtesia do godiste vetem njeren ane te qelbesirllekut e dinim nga menyra si u ngrit SPAK , por qe dhe gazetaret te merreshin :disa ne mbrojtje te njeres pale te kalbesires e disa ne mbrojtje te gjysmes tjeter te kalbesires (si Frrocka) , kete nuk e kishim menduar…
    kam neveri per njerez si ky artikull shkruesi,qe kane qene gjithnje ne ane te pushtetit …fort te evidentuar(qe nga koha e Enverit).
    Gjithesesi, Ndroqi ,eshte plehre midis plehrave (Hoxha,Frangaj etj).
    Frrok, ik hiq ndonje antene e bej ndonje spiunllek ne lagje, per kete te njohim,,,

    1. Gjergji says:

      Petro, je i madh. Pershendetje. Mbeshtes cdo fjale tenden.

  16. Tajari says:

    Frrok,Po dukesh si ne 1990-at,por kam nje pyetje…Pse u bere me Salen ca kohe?
    Sinqerisht dua te di motivet per kete levizje idiote.
    Te respektoj me keto komente.

    1. Sami says:

      Se mos vetem ai u be ca kohe me salen. Ai i budallallepsi te gjithe duke iu krijuar mirazhin e mireqenies se rreme.
      Nuk e dinin te shkretet se hanin nga paret e tyre, por kujtonin se demokracia po ua shtonte parate e shtepive qe shiten. Me nje dore sala ua dha Dhe me tjetren i beri ti linin ne firmat piramidale.

  17. Lili??? says:

    Me ne fund nje trim ,nje njeri i mencur,nje analist i se vertetes makabre jetesore te politikaneve tane vrases,hajdute e gjakpires te popullit tone.Faleminderit i urti, Frrok.Je nje diamant ne mes te erresires vrasese.Ruaju nga Presidenti Ilir Metà se te vrer.S,e Ka per gje.Ruaju nga lakejte e Tij.I duhesh Shqiperise.Falemnderit.???☀?❤

  18. mond says:

    keto shkrime me kujtojne “Koha Jone” nga fundi I vitit 1996, eshte e njejta gjuhe, I njejti stil, dhe ghithashtu e njejta dore, atehere me keto artikuj u pregatit tereni per permbysjen e pare te Saliut, te shpresojme se e njejta gje do ndodhe por ne front me te gjere kesaj radhe.

  19. XHH says:

    Mendoj dhe besoj qe nuk gabohem kur them qe zonja ambasadore pervec detyres se saj te jep pershtypjen e nje zonje te forte dhe lus zotin qe tja dal mbare per te miren e atij populli te vuajtur. Uje te zi te nzjerri dhe te vej deri ne fund ketij problemi kangrene per popullin e vuajtur shqiptar.
    I uroje jete te gjate , shendet dhe guxim i uroje Zoti e bekofte Shqiperine dhe Ameriken

  20. Jari B says:

    Po ku pyet Like floriri per SPK, a jini mire !

  21. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Une jam pak i kursyer kur eshte fjala per tu shprehur ne superlative,
    poooor Frrok me detyrove mekete shkrim te them te verteten,ta bej kete:
    Bravo,ka ardhur koha te thuhe te verteta hapur.
    Fashizmi Iliro- Berishjan duhet te mare´fund.
    Nuk do te jete e lehte,por eshte domosdoshmeri historike.
    Ky sistem do shihej me zili edhe nga Hitleri dhe Musolini,se edhe ata nuk arriten
    te kontrollonin sistemin e drejtesise,ne kete fare mase,kontroll total.
    Brutaliteti me te cilin keta i mbyllen gojen mediasdhe jo vetem,
    pooor gjithe popullit,kerkon nje rast te ngjashem ne histori.
    Bota njohu fashizmin dhe nazizmin,
    tani po njef edhe berishizmin

  22. Petrit says:

    Mafjen qe organizoj ‘97 – en o frrok çupi e ke ne pushtet.
    Ishte partia e punes e konvertuar ne parti socialiste dhe sot e konvertuar ne rilindje e cila u ndije e humbur dhe e poshteruar se po e humbiste pushtetitn nje herë e pergjithmone e cila organizoj gjithe krimin dhe kriminelet per destabilizimin e vendit per te rimarre pushtetin.
    Une dhe ti frrok dhe shume nga shqiptarët e ndershem ( jo keta qe komentojne sepse ndoshta nuk kishin lindur akoma por sot paguhen per te komentuar) e dime shume mire se nga kush mbeshtetesin kandidatet per deputet te asaj kohe.
    Por me thene te drejten nuk kane faj sepse komunistet e kane ne gen krimin.
    Por ti frrok je mirditori tipik i pabese.
    Sepse hustorikisht ka dhene besë por kurre nuk e ka mbajtur.
    Sepse ti e din shume mire që nje pjesë e madhe e mirditorëve qe dolen hapur kunder komunistëve pas ardhjes se tyre ne pushtet pas ‘44-es u prenë ne besë dhe u nxorën ne prita per ti vrarë po nga mirditorët.
    Po pati kush fakte kunder te na i thotë !!!!!.
    Dhe tani mirditorët i ka kapur sindroma e Stockholmit.
    Jane të dashuruar me dhunuesit e tyre.
    Pra me komunistet.
    Edhe ti frroku i mjerë po vuan nga kjo sindromë.
    Keshtu që deri më tani po debaton vetem me veten tende

    1. Arber says:

      More petrit pa flatra, ia ke mesuar vetes gabim ate analizen e 1997-es. Sepse, 1997-a erdhi pas firmave rentiere te Sudes (Kompetentit :”Parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote!” – e mban mend, besoj); Shemsie Kadrise, etj.
      Ti thua se “te majtet donin te destabilizonin vendin”.
      Ej, ishte populli qe u ngrit se u mashtrua nga “Kompetenti” i parave te pastra”, dhe nbeten pa shtepi e pa buke! Por per ty kjo nuk ka rendesi; kryesorja ishte te mos cenohej pushteti i te adhuruarit prej teje, i “kompetentit”. Pushtetit te marre me vjedhje votash me 1996, me dhune më 28 maj, me djegie gazete Koha jone e me rrahje gazetaresh (meqe po iu dhimbsen tani TV Ora qe vazhdon lehaqenien, i ngritur me para droge, por i padjegur nga e majta).
      O petriti pa flatra (edhe pse mund te jesh nga 200 petritat e krijeses se ramiz alise) , nuk ke kellqe te matesh me ikonen e gazetarise Frrok Çupin, qe “kompetenti” yt më 1993 dergoi sejmenet e vet ta shtypnin me makine!
      Ne djall vafshi ti e “kompetenti” yt gerdalle e gore si plakat e keqija te fshatit!

  23. Julia says:

    Po mire o shqiptar, tani per cdo gje duhet te presim nga America? A nuk duhet ti marrim vete fatet e ketij kombi sic beme ne vitet 90′? Tani mos harroni se duke pritur nga te huajt kjo ka nje kosto te madhe se nuk mbahet shtepia me miell te huaj

  24. Juliano says:

    Ju pergezoj z. Frrok, nje shkrim ku me teper per mua, duhet ti vleje organeve te drejtesise dhe kryesisht SPAK, ku me veprimet ligjore te shkruara dhe te zbatuara per te gjithe njesoj, do rrisi besimin ne popull, duke u rritur besimi ne popull, njerezit behen me te ndergjegjeshem per ate qe ç’ka ligji s’korruptohet. Shkrime te tilla, inkurajojne drejtesine e kerkuar dhe mohuar prej vitesh, ku sot disniveli i te pasurit me te varferin ne shqiperi eshte i frikeshem. Nuk mundet nje njeri qe per tridhjet vjet eshte ne politike, te veje pasuri sikur eshte biznesmeni i vetem i floririt, eshte absurde kur e mendon, eshte e frikeshme kur e sheh qe para teje nje president i krymur ne lluks, vetem me pune si politikan. Ly eshte nje mesazh i keq per te rijte dhe gjith popullin, se, ne politike ven pasuri, e cila ha kalon dhe atij qe i bie bretku dhe se ven dit gjith jeten kete pasuri. Te prifte e mbara Frrok.

  25. Zani says:

    Mire USA po na ndihmone, po duhet edhe shume gazetar dhe intelektual te bashkohen ne ate krahe qe ne nje kohe te shkutur te themi qe burgu i Reçit nuke mjaftone duhet edhe nje tjeter.

  26. Shenjestra says:

    Ky Beni qenka jasht orbite.Frrok Cupi i ka te rralle shoket per nga inteligjenca dhe kap e i analizon problemet e kohes shume mire per te cilat duhet pergezuar e lavderuar.Por ti BEN je nga at qe flete me gojen e Sali Berishes qe te ka hyr tartakuti ne bark dhe do t’ paguash nje dite ti dhe ai.Respekt per Frrokun.

  27. Malo Kanina says:

    Thotë Çupi në shkrim:”…Siç bëri dhe Presidenti kur akuzoi kritikët si ‘agjent të UDB’.
    Ku? Lutem për linkun zoti artikullshkrues. Unë dhe kushdo nuk ka kohë të lexojë gjithë shtypin shqiptar për të gjetur këtë deklarim të Presidentit, ju e keni për detyrë të jepni burimin e këtij deklarimi. Dhe nëse nuk e bëni, kjo jo vetëm është papërgjegjshmëri por thjesht po nuk u dha linku gjithçka kthehet në propagandë.
    Tema duhet të bëhet koshiente që ka ardhur koha të veprojë si çdo organ serioz që merr përsipër të informojë publikun, ndryshe është thjesht një fletushkë shërbëtore propagandistike joserioze.

  28. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    O Petrit,te lutem nderro pseudonimin,se e ofendon ate shpend krenar,emrin e te cilit perdor.
    Komunizmi kishte vdekur qe ne 90-en,tani e perdor idhulli jot,Doktor Mortja si alibi,
    per te na hipnotizuar.qe ne mos te hedhim syte nga blloqet e rinj te Lalezit ,
    Saukut e ku di une ke i kane ngritur.
    Kryekomunisti Brek’skisha u kovertua ne demokrat dhe na permend Bllokun,
    dhe mire ben,se na jep mundesi te krahasojme” Blllokin” me Vilat e Likes dhe Sales,
    per te arritur ne konkluzionin, qe Blloku ishte nje fshat primitiv ne krahasim me
    vilat e ketyre plehrave pseudodemokrat.
    Sa per 97-en,hidhja maces ate histori,Sala,idhulli jot mobolizoi ushtrine edhe mercenaret e Bukoshit
    me koqevare,kunder vellezerve shqipetare te jugut.
    Petrit te sugjeroj te kthehesh ne fis:
    Behu sorre,te shkon me shume ky emer.
    Rreflekto

    1. Petrit says:

      Te falenderoj per komentin ( edhe pse s’ke thene asgje).
      E para: un nuk perdor nickname.
      E dyta : un nuk e permenda as bllokun e as gjirin e lalzit as saukun e as surrelin.
      E treta ; Po pate ndonje fakt per te kundershtuar per ato se çfare kam shkruajtur me siper na e thuaj me edukate ashtu siç mendoj se kam shkruajtur edhe unë ( te pakten me ndergjegjen time ) .
      E katerta: kam mbi 20 vjet qe e kam ndertuar jeten time dhe te familjes larg atij vendi te mrekullueshem dhe asaj politike te qelbur qe do të thote se interesi im eshte zero.
      Dhe e fundit por e para nga rendesia: Po mor Zoteri. Un SALI BERISHEN e kam idhull ashtu siç kam edhe FOTO STRAKOSHËN edhe VASIL BICIN edhe NDREK LUCEN edhe BIK NDOJËN edhe PAULIN PREKEN edhe ALESSANDRO DEL PIERON edhe LEO MESSIN. etj. etj.
      Dhe kete nuk ma ndalon askush.
      Keshtu qe i dashur ti qe mund te kesh ndonje interes per ato qe sot kane uzurpuar shqiperinę dhe Po e vjedhin deri ne çindarken e fundit vazhdo e mbroj. Eshte e drejta jote por pa ofenduar asnje.
      Nqs ke fakte . Urdhero.

  29. Patrioti. says:

    Me pelqejne shkrime e Z. SPARTAK NGJELES FRROK CUPIT the PERPARIM KABOS te tre jane briland ne shkrimet e tyre, te tre po mbajne popullin me shprese ne keto kohe te veshtira raskapitje. Te falenderoj Z. Cupi sidomos per keto dy shkrimet e fundit shume kuptimplot si demos per ata qe kane dy fije tru .
    Shkruani pa pushim deri sa te ngordhe kucedera.

  30. Turi says:

    Frrok, minister kulture do të bëjnë rilindasit me mandatin e tyre të tretë!

  31. Mirela hasani says:

    BRAVO…..nuk ka nevoje per KOMENT

  32. Patrioti. says:

    Gazetari duhet te shkruaje ashtu si duhet si eshte e verteta e jo si duan ca palo politikan ,e nje nga keta gazetar eshte FRROK CUPI qe sa po vjene dhe shkrimet e tije po admirojen nga e gjithe masa e gjere e popullit.Te gjitha shkrimet e Z Cupi kane
    qene te mira por keto dy shkrimet e fundit kane
    qene briland. Bravo z. Cupi je intelectual me kurajo.
    Respekte te sinqerta

  33. Orhan gjurgjej says:

    Te lumte Frrok je nje qiri ne nje erresire pa fund.na shkruaj te tilla analiza qe te ja ndricosh erresiren ketij populli.
    P S. Te gjithe ato qe shkruajn kunder ketij shkrimi jane zagaret e Ilir. Berishes.

  34. Tuk Tuk says:

    Frrok ,analiza te behet edhe per miliarderet e PSse,shpetim gjika,dako,tahiri,hajduti Nano qe po I shijon parate ne Wien Po Teci I vlores akoma nuk punon dhe rinasi eshte prone e xhin xhonit fale nanos…po milionat e fuksit te parlamentit Gramoz ,Po e hape penen shkruaj edhe per Top Channel qe u be me parate e droges nga dritan hoxha gjoja me import kafeje por dhe me thase me te bardhe…mos te harrojme dhe vjedhjen ne Palase nga Ps per llogarite e mafiozit Samir Mane ,,,hape gojen ne te anet o Frrok.se te gjitha partite jane mafioze.

  35. Piefke says:

    Enver Hoxha u be mbret e kaluar mbretit per 40 vjet me radhe ne Shqiperi. A e pate ku u katandisen femijet e tij? Gruaja te pularia, femijet nuk i degjojme gjekundi as i shikojme neper resorte turistike me dashnore e dashnore duke fjetur neper jahte. Perse duhet te kene fat tjeter familjet e ketyre qe po drejtojne Shqiperine ne keto tridhjete vite?
    Drejtesi qofte ajo e shtetit qofte e Zotit do t’i ndjeke kemba kembes.

  36. ALBAN DEGA says:

    God bless you USA Eagle eyes and Bright mind !

    ARDHESH E BARDHE !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    . Shqiptaret e duan dhe e kane per krenari e nder ta duan SHBA-ne dhe amerikanet per 1001 aresye….
    Me kryesoret:

    1- Asnje shtet ose komb tjeter ne Bote nuk e meriton dashurine e tyre se sa SHBA.

    2- Sepse pa ju nuk do ishim asnje e jo me dy shtete shqiptare ne Ballkan ose do te ishim si me mire mos te ishim!

    3- Shqiptaret u duan sepse ne castet me te veshtira “ to be or not to be” ju na u gjendet si askush tjeter ne Bote!

    4-Shqiptaret e kane detyrim njerezor, moral e kombetar tu duan sepse ju na deshet e na ndihmuat ne cdo cast kyc per mbijetesen tone

    5- Shqiptaret u kane borxh edhe jeten sepse pa ju , pa perkrahjen dhe ndihmen tuaj Shqiperia do ishte copetuar edhe me e Kosova e spastruar nga shqiptaret do te ishte sot nje komune me shumice ose krejt serbe e asesi e lire dhe pavarur !

    6- Shqiptaret mendjendritur e atdhetare te vertete si Babai i Pavaresise sone Ismail Qemali, Imzot Fan Noli etj. ne castet me te veshtira e kishin shpresen dhe frymezimim tek “ Shtetet e Bekueme te Amerikes” sic i quante gjyshi im nga nena Imami Elez Hoxha i Berishes ne kohen e koleres kur nuk lejohej as te perdorej emri zyrtar i saj… Shtetet e Bashkuara te Amerikes por thjesht “ imperializmi amerikan” ( !? )

    7- “ Mbahu neno mos ki frike se ke djem ne Amerike!” ishte ai kushtrim qe nuk bente dallim midis djemeve te ardhur apo te lindur ne SHBA… midis shqiptareve e amerikaneve dhe qe perdoret edhe sot jo vetem nga shqiptaro- amerikanet ne SHBA, por kudo ne Bote !

    8- Dashuria e shqiptareve per SHBA-ne eshte jo vetem vlere e shtuar e virtut, por eshte kthyer ne nje kult mbarekombetar per gjithe shqiptaret kudo ne Bote.

    9- Aq e madhe eshte ajo sa edhe CNN e “ The New York Times” shkruan gjate vizites se pare te nje Presidenti Amerikan me Shqiperi se ai “ ishte me i sigurte ne Tirane se ne Washington…” dhe se “ sherbimi sekret amerikan e pati te lehte detyren e tij fale dashurise se shqiptareve per SHBA-ne dhe ate vet”

    10- 95 per qind e shqiptareve, 70 per qind myslimane si popull, jane proamerikane ne Bote, “ bile edhe me proamerikane se vete amerikanet”, sic ka deklarur nje nder ambasadoret e shquar te SHBA-se ne Shqiperi…

    11- A nuk deshmon per kete edhe kushtrimi i rinise dhe ai mbarepopullor shqiptar ne rruget e sheshet e Tiranes dhe mbare Shqiperise “ E duam Shqiperine si Amerika Demokratike ….! “ ne fillim vitet 90!….

    1001 aresye….Faktet, deshmite e gjalla me shkrim e me goje ne shtypin dhe kujtimet e shqiptareve brenda e jashte Shqiperise per kete dashuri te natyreshme dhe te sprovuar ne ditet me te veshtira, por edhe me te mira te popullit e kombit tone, ne te keq e ne te mire… jane pa fund.
    Ndaj faleminderit dhe miresevini ne Shqiperi Shkelqesia juaj, Ambasadorja e re e SHBA-se ne Shqiperi Yuri Kim!
    Ardhesh e Bardhe, urojme nga vendlindja ime, Tropoja ose Malesia e Gjakoves, domethene me fatbardhesi per ju si Ambasadore e Aleatit dhe mikut tone me te madh, SHBA-se dhe per ne si popull !

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2019 at 12:03:11 PM EDT

    Ne vend te epilogut

    Zoti u bekofte SHBA dhe ty Syshqiponje dhe Mendjendritur Amerikane !
    Po perdor edhe urimin filofozofik te Shkoderloces:
    – E pac mendjen femer !
    Proud for your great job!
    Keep going Your Excellency !
    Albanians Believes You more than all their corrupted politicians and crocks.
    Their are exhausted and totally frustrated by their corruption, hipocresía and voracity!
    USA and You Mrs.Yuri Kim are their hope !
    We love Albania as USA democracy was not just a slogan… was and still the aspiration and the hope of an entire Albanian Youth and People since December
    1990.

  37. Tit says:

    Është një ndihmë e jashtëzakonshme ajo që po jep aleati ynë USA në krijimin e drejtësisë së re. Dhe do të ishte një tradhëti që USA do i bënte aleatit më pro Amerikan në Ballkan, ndoshta edhe në botë, Shqipërisë, nqs do i linin Shqiptarët në dorë të këtyre hajdutëve 30 vjeçarë dhe zabërhanëve me kollare, nqs do tërhiqnin mbështetjen për organet e drejtësisë së re, si SPAK, BKH si dhe policinë e shtetit, dhe do i linin ata vetëm përballë sulmeve të këtyre horrave “hallexhinj”, që për të shpëtuar kokën e tyre dhe gjënë e vjedhur këto 30 vjet, janë gati t’i vënë zjarrin edhe një herë si në 97 Shqipërisë.
    God Bless America
    https://www.pearlandtx.gov/home/showdocument?id=3425

  38. Elba says:

    Shkimet e Z.Frrok Cupit I kam Lexuar me Shume deshire.Ishte ai qe u kujtoi Demokrateve.Po ecni me revan.I godisni fort kuajt,harroni se po ecni ne nje rouge me Diktatorin.Apo,kur ju Drejtua Gazetarit:Jeni te gjithe Komuniste.Genjeshtare dhe mash trues.Sot mean anen e se drejtes.I dhimbset .Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje