U gjet i vrarë në vilën luksoze, flasin prindërit e biznesmenit: Ka vrarë veten! U fiksua gjatë karantinës, thoshte ka njerëz jashtë shtëpisë

8 Gusht 2020, 08:00Kronika TEMA

Policia jep detaje të tjera mbi vetevrasjen e milionerit Eugert Lazaj i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling Hill.

Në vijim të hetimeve që po kryhen nga agjentët e krimeve, njoftohet për gazetën “Si” se laboratori i kriminalistikës ka konfirmuar se arma me të cilën 37 vjeçari u vetqëllua i përket shtetasit me inicialet R.P.

Arma është e llojit Glock tregoi një burim zyrtar dhe me numër serial Z… Burimet thanë se kur policia e ka pyetur shtetasin R.P, ai ka thënë se pistoleta i kishte humbur prej 20 muajsh dhe këtë fakt e kishte pohuar para policisë dhe prokurorisë. “Nuk e njoh Eugert Lazajn”, – ka këmbëngulur ai në një deklaratë të marrë për sqarimin e kësaj ngjarjeje

Policia deklaron gjithashtu për gazetën “SI” se ka marrë në pyetje të afërmit që gjendeshin në vilë ditën e ngjarjes.

E ëma e milionerit që zotëronte një kompleks luksoz për dasma në kryeqytet ka treguar se menjëherë pas pandemisë i biri ishte mbyllur në shtëpi nga frika e koronavirusit: “Atë ditë rreth orës 6.45 në një gjendje jo normale më pyeti: ‘kush më hyn në telefon dhe më bën muzikë’.

Ai i kishte thyer edhe dy telefona të tjerë, kishte hequr fishat e televizorit, dilte nga dhoma në mënyrë të pakontrolluar, pretendonte se dëgjonte zhurma dhe muzikë” .

Urani Lazaj, sipas burimeve,  thotë se i biri nuk kishte konflikte,  mosmarrëveshje apo borxhe me askënd.

I riu drejtonte një biznes eventesh në Maminas dhe ditën e ngjarjes, në një nga vilat e rezidencës, përveç të ëmës gjendej edhe bashkëshortja e viktimës së bashku me dy fëmijët e mitur.

“Im bir kishte kohë që nuk dilte jashtë nga frika e koronavirusit… Djali ka vrarë veten, nuk i di arsyet se përse. Dyert ishin të mbyllura, dritaret dhe grilat”, deklaron gruaja për policinë.

Banesa survejohej së jashtmi me kamera, ndërsa brenda jo. Edhe i ati i milionerit, që u njoftua nga të afërmit menjëherë pas ngjarjes, tregoi se prej ditësh i biri pretendonte që shikonte persona. “Kjo paranojë i filloi në kohën e karantinës ku qëndronte me orë të tëra i mbyllur.

Fiksohej se shikonte njerëz jashtë vilës, por ne nuk shihnim asnjeri, kurse vila kishte alarm dhe kamera dhe ato nuk tregonin gjë” . Burri tregon se mbrëmjen përpara ngjarjes, i biri kishte mbyllur grilat pasi në një anë të vilës kishte rënë alarmi.

“Më pas e ç’aktivizuam alarmin e jashtëm, por më pas ai kërkoi grila të ngurta pasi u fiksua që kishte persona jashtë, edhe pse jashtë shtëpisë  nuk shikonim asnjë person”, thotë babai i viktimës.

Sipas familjarëve, gjendja e të riut ishte rënduar javë më parë kur ai thyente telefona dhe i kërkonte edhe familjes që të mos mbanin telefona. “Për këtë arsye i kërkova bashkëshortes të kthehej nga Gjermania që t’i qëndronte djalit pranë”, – tregoi i ati, i cili kujton para policisë se po tentonin ta bindnin që ai të udhëtonte drejt Gjermanisë pasi ishin shtetas gjermanë

“Unë nuk e dija që im shoq mbante armë” rrëfen bashkëshortja e cila këmbëngul se me Eugertin shkonte shumë mirë dhe nuk e dinte se përse ai i dha fund jetës.

Burimet për mediat pohojnë se dosja do të referohet për veprën e shkaktimit të vetvrasjes sipas nenit 99 të Kodit Penal, por pa dhënë me tepër informacion se përse dyshohet të jetë vetvrarë milioneri shqiptar.

11 komente në “U gjet i vrarë në vilën luksoze, flasin prindërit e biznesmenit: Ka vrarë veten! U fiksua gjatë karantinës, thoshte ka njerëz jashtë shtëpisë”

  1. Moisi Golemi says:

    Të pjerdhsha milionerin dhe gazetarët idiotë që rrinë e theksojnë një e dy fjalën “milioner”. Robit i mungonte droga prej karantinës, ju pirdhni kot.

  2. Tutu says:

    Makthi i te kaluares te ndjek nje dite…askush nuk i shpeton dot gjykimit te vetevetes….

  3. loku says:

    Cte besh do gjeshe…. e gjeti…. kur paska pas frike nga korona perse i trembej njerezve qe afroheshi viles…… Zoti eshte i madh vonon por nuk harron….

  4. Www says:

    Kriza astinenze, inkubi, fantasma, pa gjumesi, agresivitet, me e thon shkurt i ka mungu malli, paska qene tu mor ne qaf edhe njerzit e shpise, gjynof djal i ri.

  5. Na myten says:

    Milioner 37 vjec me salle dasmash. Kete ta shesin gazetaret e dhjere shqiptare.

  6. Ujku Plak says:

    Perjashto personelin e Ambasades Gjermane , une nuk besoi qe persona me nenshtetesi Gjermane te lene Gjermanine e te vijne ne Shqiperi per te bere pune ose biznese te ndershem , edhe nqs fitoin shuma te medha financiare. Burokracite.injorancca,dhe paftyresi e njerezve te lige dominon Administratet Shteterore dhe eshte shtrire ne mase te gjere ne popull,qe i bie po nuk u bere si ata eshte shume e veshtire mos me thene e pamundur te shijoshe punen dhe djersen tende.

    1. Cepanisti koke katrori says:

      Fisk fare

  7. SHQIPETARI-GJERMANI says:

    I Kame Njohur Prinderit e Viktimes Rastesishte ne Gjermani…pothuaj 14-vite me Pare ishin Njerez ne Punen dhe Hallin e tyre..Njerez te Ndershem dhe Punetore..Babai i Viktimes ka Punuar si Elektrollog-dhe ka Mbaruar edhe Kurse Kualifikimi per keta Zanate..Nuk i Perkasin Grupit te Njerzeve qe Kerkonin te Banin Para te Shpejta…
    1-Viktimen Me Keqardhje e them se nuk e kame Njohur,kisha Degjuar se Kishte nje Bisnes ne Shqiperi…pse jo???Nuk di te kete Pasur Histori Hasmerie apo te kete qene Antare i ndonje Grupi te Organizuar te Botes se Nendheshme…e dija se ishte i Martuar me nje Vajze nga Krahina Shqipetare-Kosova…
    2-Me Keqrdhje Dje Rastesishte e Mora veshe se “U VETEVRA” nga Deperesjoni??????????????Ose edhe ndonje simptome tjetere???
    Theksoj se i Ndjeri ishte Njeri me Shkolle Gjermane,me nje Familje dhe nje Bisnes “Vetevrasja” le shume per te Hapur Teori dhe Versjone te Ndryshme Mosbesimi…..ne “Vetevrasje”….Gjermania ka nje Sistem Shendetesore qe Kurone edhe Rastet e Depresjonit????C´udi??Eshte “Vetevrasje” apo Vrasje??????Gjithe se si me Vjene Shume keq per Prinderit dhe Gruan dhe Femijet e tije….TE QENDROJNE TE FORTE..dhe Ngushellime te SINQERTA….lol

  8. iii says:

    Me vjen keq qe ka ikur nje djale i ri. Po medias qe eshte media i keshilloj qe kur jep lajme milioneri, milirderi, politikani milioner, milirder te perqendrohet se si jane bere milioner/miliarder dhe jo kush e kishte celsin ap cfare tha nena cfare tha babai/nusja…femijet apo te tjere…… Si mund te jene milionere 17-18 apo 22 vjecaret:) o Media!

  9. degelisi says:

    DEPRESIONI ende nuk njihet dhe pranohet ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje