Vazhdojnë protestat në Bejrut, Policia përballë 5,000 njerëzve që mbushën rrugët: Populli kërkon rënien e regjimit

8 Gusht 2020, 18:30Bota TEMA

Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e parlamentit, ndërkohë që numri i të vdekurve nga shpërthimi së martës në portin e Bejrutit arriti në 158.

Rreth 5,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria po e trajton shpërthimin shkatërrimtar.

Njerëzit u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Bejrutit, disa prej tyre duke hedhur gurë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, kur disa protestues u përpoqën të kalojnë barrierën në një rrugë që të çonte drejt parlamentit.

Protestuesit thërrisnin “Populli kërkon rënien e regjimit,” dhe mbanin pankarta me fjalët “Ikni, jeni të gjithë vrasës”.

“Duam një të ardhme me dinjitet, nuk duam që gjaku i viktimave të shpërthimit të shkojë kot”, tha protestuesja Rose Sirour.

Shpërthimi i së martës në port, më i madhi në historinë e Bejrutit, solli shkatërrime të mëdha në qytet. Qeveria ka premtuar se do të gjejë shkaktarët dhe do t’i verë përpara përgjegjësisë.

Disa banorë, që përpiqeshin të vinin rregull në apartamentet e dëmtuara rëndë nga shpërthimi, denoncuan qeverinë, të cilën e shohin si të korruptuar, duke thënë se ajo përsëri i la në baltë.

“Nuk kemi besim te qeveria jonë,” tha studentja Celine Dibo teksa pastronte gjak nga muret e apartamentit të saj. “Uroj që Kombet e Bashkuara ta marrin nën administrim Libanin.”

Disa njerëz thanë se nuk ishin aspak të befasuar që Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi këtë javë lagjet e tyre, ndërsa udhëheqësit libanezë nuk e bënë këtë.

“Ne po jetojmë në nivelin zero. Shpresoj se një vend tjetër do të donte të na merrte nën administrim. Udhëheqësit tanë janë një bandë njerëzish të korruptuar,” tha psikologia Maryse Hayek, shtëpia e prindërve të së cilës ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Partia Kataeb e Libanit, një grup i krishterë që kundërshton qeverinë e mbështetur nga Hezbollahu i lidhur me Iranin, njoftoi të shtunën dorëheqjen e tre ligjvënësve të saj nga parlamenti.

“I ftoj të gjithë ligjvënësit të japin dorëheqjen në mënyrë që njerëzit të mund të vendosin se kush do t’i qeverisë, pa iasnjë imponim,” tha kreu i partisë Samy Gemayel, duke e njoftuar vendimin gjatë funeralit të një anëtari drejtues të partisë, i cili vdiq në shpërthim.

5 komente në “Vazhdojnë protestat në Bejrut, Policia përballë 5,000 njerëzve që mbushën rrugët: Populli kërkon rënien e regjimit”

  1. vlora says:

    OKB te coj Sali Berishen atje se ai ka eksperience ne menaxhimin e ketyre situatave.Djali dhe ministri i tij hodhen ne ere nje fshat te tere si ne Bejrut dhe ai e menaxhoi situaten ,biles coi dhe Trebicken per gjah por ate e vrau lepuri jo Saliu

  2. Jam nga Gerdeci says:

    Bravo Lebanezi, degjova se po thoshin Gerdeci , Gerdeci…se skipkaret …kurre nuk protestuan si duhet…


    Besoj se me kete rast Rama do ti premtooj Lebanezit ndihme…nga Al Banistani i Metes, rUCIT, sALIUT E rames…

    e kush mendonte qe paska akoma shtet me te korruptuar se ai i Ram-Met-Berishes

    LOL!
    GERDEC GERDEC

  3. Topi says:

    I BËJË THIRRJE KRYEMINISTRIT TONË EDI RAMA SË NJE NGJARIE ME E RENDE SË AJO E BEJRUTIT MUND TE NDODHE EDHE NË SHQIPËRI NË QYTETIN E SARANDËS, E THEM KËTË SI NJE QYTETARË I THJESHTË PËRPARA FUSHËS SË BASKETBOLLIT DHE VOLEJBOLLIT NDODHET SHESH PLOT ME DINAMIT BOMBOLA GAZI TE MEDHA E TE VOGLA. NË RASTE TE NJE VEPRIMI TE GABUAR O TE NJE ZJARRI DO TE HIDHESHIN NË ERE ME QINDRA SHTËPI E PALLAYE TE NDËRTUARA ATY PRANË. TE GJITHË FLASIN DHE ASNJË NUK VEPRON. DUHEN MARRE MASA DHE LARGUAR NGA QENDRAT E BANIMIT PARA SË TE NDODHI NDONJË KATASTRFE NJERËZORE.

  4. shqarrthi says:

    Shpethimi dhe Regjimi. Renia e Regjimit nga Shperthimi. Prandaj Shpertheu. Kush do renown e regjimit beri shperthimin.

  5. Tullaci says:

    Radhen e kan talibanet tan nga Sali gerrdeci te Ramut mjelloshi like floriri bash gjumashi e me radh Duhen hedhur ne lan fis q***t duhet revolts se ndryshe nuk behet shtet me kupolen e komunistave 30 vjet dhe as nje hap per ndertim e shtetit sic duhet te keqen e libanit ne jemi shteti me I degraduar ne evrop duhet ven zjarri parlamentit dhe atyre qe jan brenda bashk me kto jasht Duhen futures aty e te behen kokurec te behen shembull per brezat e ardhshm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje