Socialistët nuk mundën të përmbushnin të gjitha ambiciet që i kishin vënë vetes si synim për mbylljen e sesionit parlamentar.
Një ndër nismat e qeverisë që u lançua po në kulmin e pandemisë, nga vetë kreu i qeverisë, ishte dhe ajo për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Nga zhurma e madhe e reagimeve që pasoi deklarata publike e kryeministrit, kur tha se po punohej me ekspertë vendas e të huaj prej afro një viti, dritën e diellit nuk ka parë ende asnjë draft zyrtar. “Ka një grup pune që po merret me këtë gjë, kur të vijë në tavolina, natyrisht që mund të them më tepër”, tha zv.kryeministri Erion Braçe.
Një tjetër nismë e qeverisë, ishte edhe amnistia fiskale, por ndryshe nga kanabisi mjekësor, drafti u diskutua në Kuvend, por të detyruar nga reagimet e forta të institucioneve vendase dhe organizmave ndërkombëtarë, socialistët morën më shumë kohë për ta riparë.
“Ka një draft që ka kaluar në qeveri dhe që ka shkuar në parlament”, tregon Braçe. “Natyrisht është një nismë e rëndësishme, afërmendsh që do të sulmohet. Amnistia u adresohet një fashe shumë të gjerë njerëzish, por nuk ka asnjë cedim në këtë histori. Është shumë mirë që kjo periudhë i jep më shumë kohë faktorëve që të shprehen për të”.
Prej vitesh opozita akuzon për thellim të borxhit publik. Situatën e pranon edhe zv/kryeministri, por gjithçka e lidh me periudhën e fatkeqësive natyrore që goditen Shqipërinë. Braçe mbron nismat e ekzekutivit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Pse unë e komandova pandeminë të vijë në fund të mandatit. Nuk e doja fare, se isha shumë mirë deri në fund të vitit që shkoi pavarësisht tërmetit”, thotë Braçe. I pyetur sa do të shkojë borxhi publik i Shqipërisë, Braçe përgjigjet: “Me aktin e fundit normativ do të shkojë 80,04% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar”.
Pandemia nuk ka ndikuar vetëm te punët e qeverisë socialiste, por edhe të partisë. Të paktën ky është argumenti i forcës kryesore politike në vend, e cila nuk po arrin të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin nga asambleja e re, e cila u zgjodh 10 ditë para se pandemia e koronavirusit në Shqipëri të konfirmohej zyrtarisht.
Brace me te drejte thote qe suksesi i qeverise rrumpalle Rama eshte tash minuar nga Pandemia.Po te mos kishim Pandemine ose Virusin Brace , ekonomia e Karavastase do prodhonte me shume peshq ose kone.
Eh mor Braçe….
Para pandemis se COVID 19, ne Shqiperi kishte plasur nje Pandemi edhe me e keqe….
Paaaaandemia e PPP-ve o Evron…
Pandemia Fashiste e PPP-ve me tipare Sociapirdhe…..o Evron.
Eshte pandemia PPP-ve, qe do shtrij Sundimin e estabilishmentit politik Saleh -Edvino-Metisto -Lulbythiste, per 50 vitet e ardheshme ne Kurriz te Shqiptarve te Drobitur….
******
Kaq te veshtir e ke ta kuptosh o Evron?
Mir kur ishe pa pushtet, po edhe tani qe je zv.KM, qe ke mundesi te vezgosh se si vidhen hapur parat e buxhet, nuk e shikon se cbehet??
****
A mund te justifikohen te gjitha horrlleqet e kesaj administrate te paaft dhe Hajdute me pandeminë?
A mund te justifikohet dorezimi i Ekonomis Kombetare tek goranet e Kastratit me pandemine??
A mund te justifikohen 20 milion euro per km autostrade dhene Bash Ulajt e Salehut me pandemine???
Rri per kok tende o Evron…
Se qenke prishur dhe ti me sa duket…
Po se e ndritet ne fillim ju o none…..si fillim si fund mavri ishit…ju u pasuruar Shqiptaret u varferuan…
E mbaruat ate rreth rrotullimin ne tirane?
Po ate kamarierin qe fitoi tenderin e gjetet?
Po kajmaku dhe pjetri do rikandidojne?
Nuk pa zgjatem me se behet koment bajat
Karderri Braçe perfundoi nje kurve e keqperdorur per firma nga Rama ashtu si gjithe te tjeret. Edhe pak me keto borxhe do perfundojme si Libani. Keta te trashin qafen dhe populli te paguaje borxhet eshte zgjidhja gjeniale. E ka fajin Covid qe ka marre borxhe Brace.