“COVID-19 ka një rritëm më të ngadaltë”! Mjeku Alimehmeti: Virusi është zbutur, por nuk ka humbur aftësinë e transmetueshmërisë

11 Gusht 2020, 10:29Sociale TEMA

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i përket COVID-19.  Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se virusi është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

“Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.  

Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!” Cit.: Hyman G. Rickover Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi! Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2. 

Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).

Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:
? 10 me COVID-19 të lehtë
? 8 me COVID-19 të rëndë.

Në total janë kryer:
? 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)
? 3.749.742 gjene të plota S
? 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht

REZULTATE:

 Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.

 Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).

 Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.

 Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)

KONKLUZIONE:

? Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.

? Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

? Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.

? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë. Autorët dalin në konkluzion se:

? PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.?✅ Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror! Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë! Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje