Karmina kërkon prononcimin e Jarit për mandatin e Doktorit

11 Gusht 2020, 20:03Antena TEMA

Pas deklaratës së Mustafajt, se Doktorit i takon të jetë deputet, Karmina u shqetësua seriozisht mbi të ardhmen e Doktorit në Parlament, pasi u bë çështje votash në Komisionin e Jarit.

Shumë fansa të saj i shkruajnë të shqetësuar se, “Jetën e japim, Doktorin se japim”, “Vetëm nëse hyn Zeni në vend të tij, se pa q.. nënën teme s’ka shans” e komente të tjera si këto.

Për këtë, Karmina kërkoi opinionin e Qim Pekës, nëse mund ta zgjidhë këtë çështje Jari:

“Debati rreth Doktorit është i nxitur nga Edi Rama.

As Ruli dhe as Mustafaj, nuk janë shprehur nëse do jetë apo jo Doktori, por janë shprehur sa mirë do të jetë nëse ai do apo nuk do.

Pra debati është mbi shijet e Doktorit, dhe jo diktat mbi Doktorin.

Ka njerëz që thonë do jetë bukur sikur Doktori të mos dojë, dhe ca të tjerë që thonë do jetë shumë bukur që Doktori të dojë të jetë.

Unë nuk mendoj se duhet përgjigjia e Jarit për këtë çështje.

Ai duhet të vendosë për gjëra më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Për dëshirat e Doktorit vendos vetë Doktori.

Nga ana tjetër, e gjithë kjo skemë është nxitur nga Edi Rama, që t’i nxjerrë katër anëtarët e tjerë të Komisionit konformistë me Doktorin dhe të tallet pastaj me Komisionin.

Por ne nuk duhet të biem në këtë kurth.

Biles unë them që dhe Marku të thotë si Ruli, pra të shprehet që do t’i pëlqente nëse Doktori nuk do të dëshironte.

Pastaj ajo goca të mendohet dhe më në fund të thotë “po”.

Kështu nxjerrim jashtë loje Edi Ramën, që tenton të na diskretitojë Komisionin.

E gjithë kjo vjen pas presionit në rritje për mbylljen e TV Ora News, të cilin Doktori po e mbron më shumë se Balliu junior dhe Jul Deda.

Me sa duket Edi Rama kërkon të fusë Doktorin në garë me militantët të PD për këtë çështje.

Por ne do ruajmë qetësinë.

Ai ka tentuar të përdorë dhe shpërthimin në Liban kundër Doktorit, duke theksuar se aty qeveria dha dorëheqjen sapo shpërtheu “Gërdeci” i Libanit, por Doktori ja ka kthyer reston duke i treguar Bjellorusinë, ku opozita proteston pas bojkotit të zgjedhjeve.

Kështu që Edi Rama nuk ka shpëtim.

Komisioni do ecë përpara”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje