Organizata e Muxhahedinëve, homazh special për mjekun që humbi jetën nga COVID: I trajtoi pacientët tanë si mik

12 Gusht 2020, 18:59Sociale TEMA

Mjeku i parë që ndërroi jetë nga koronavirusi në vendin tonë, ështe Arjan Pushi, i cili u nda nga jeta në moshën 58 vjeçare.

Mjekë të nderuar si Arjan Pushi sakrifikuan jetën e tyre për të mjekuar personat e infektuar me Covid19. Personalitete të ndryshme kanë reaguar duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e mjekut të njohur.

Ditën e sotme ka reaguar edhe Organizata e Muxhahedinëve, e cila ka falenderuar Dr. Pushin për ndihmën mjekësore të pakushtëzuar që u ka dhënë muxhahedinëve në Shqipëri.

“Organizata e Muxhahedinëve të Iranit u shpreh ngushëllimet e veta për humbjen e Prof. Pushit njerëzve dhe komunitetit mjekësor të Shqipërisë.

Që prej ditës së parë të ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri, ai i trajtoi pacientët tanë, jo vetëm si mjek, por edhe si mik i qëndresës dhe vëlla i dashur dhe mëshirëplotë. Prof. Pushi shpëtoi jetë njerëzish dhe u dha shërbimin më të mirë pacientëve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nje stacion televiziv në Iran, i cili mbështet vendosjen e lirisë dhe demokracisë në vend, ka transmetuar një homazh special për Arjan Pushin.

Postimi i plotë:

Jam krenare për ty vëllai i motrës…

1 komente në “Organizata e Muxhahedinëve, homazh special për mjekun që humbi jetën nga COVID: I trajtoi pacientët tanë si mik”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    pune birazeresh arabe…………..zhak sumqiri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje