Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, bëri me dije se ka rezultuar negativ në testin e dytë të Covid.
Sot ai e ka nisur mëngjesin me një falënderim për të gjithë qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet, duke theksuar se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar.
“Mirëmëngjes! Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë – ruajnë veten dhe të dashurit e tyre!
Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht!
Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Veliaj.
Te kishe mbajtur mask per vete o lumadh apo e hoqe kur numerove leket si kambist.