Nga Mira Kazhani
Sot dëgjova gazetarët që raportuan se telefoni i ministrit në detyrë Gent Cakaj dilte i fikur (burime për Tiranapost thonë se ndodhet në Kosovë) ndërsa ata përpiqeshin të komunikonin për situatën e krijuar në Kakavijë.
Për një ngjarje të tillë mund të telefonohen edhe plot të tjerë në qeveri, që nga kryeministri Rama që ka edhe portofolin e ministrit të Jashtëm dhe telefonin e mban gjithnjë hapur, tek ministri Sandër Lleshaj apo çdo funksionar të lartë, ministra e drejtorë.
Ministri i Brendshëm di që të mbushë stadiumet me policë për të ruajtur tifozët nga grushtet për një ndeshje, por pse nuk i paraprin me forca shtesë Kakavijës dhe çdo pike kufitare ku çdo gusht dihet që krijohen radhë kilometrike.
Madje jo vetëm pikave kufitare, por çdo vendi ku shihet si rrezik i përhapjes së virusit edhe një polic më shumë e ndërgjegjëson në mos me dëshirë me pak frikë atë ‘të riun si veriun’.
Boll bëmë moral e iu dhamë mend të rinjve, ata nuk kanë as moshën as pjekurinë për të vepruar me masë, ndaj për këtë ekzistojnë format e tjera të rregullimit apo parandalimit të katastrofave humanitare.
Nuk gjykohen as njerëzit e Kakavijës sot, sepse shumica e tyre nuk janë as turistë, ata janë kryesisht emigrantë me leje qëndrimi dhe pune, por edhe në qofshin turistë, mbetet në barrën e kurrizin e institucioneve që të ndërhyjnë me shpejtësi apo në rastin më të mirë t’i paraprijnë të keqes.
Ç’mund të themi nëse do kishim patur lëvizje të lirë drejt Greqisë? Me kaq pak dhe mbytemi në një pikë ujë.
Mund ta gjykojme palën greke, ta kemi edhe inat, por shqiptarët do mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në fund.
Pandemia siç po vërehet është test jo vetëm i Ogerta Manastirliut, jo vetëm i spitaleve Covid dhe mjekëve e infermierëve, por qenka test i Cakajt, Lleshajt, policit dhe i atij emigrantit që ka tre ditë që pret në radhë në zhegun e gushtit.
Siç populli e ka thënë mirë e s’duhet harruar se “ç’e sjell minuti s’e sjell viti” – kjo është e panjohura e Pandemisë që të testoka pak mos ta kesh mendjen.
Ka edhe nje minister ne qeveri qe puna qe ben eshte:
– Mer rrogen nga taksat e shqiptareve, ha dhe dhjet.
Nuk di te beje asnje pune. Dhe ky eshte Pandi…
Sa bukur që flisni ju opinionistet e TV! Ç’do nënte populli i thjeshtë pa mendimet tuaja të vyera!
Bravo M.Kazhani! Sa e ka rrogën një oratore e zonja e si ju Mira, dhe kush ua gjen punën? Në çfarë konsiston puna e një opinionisteje? Varet kush të paguan dhe sorrollat muhabetin me sofizma?
Postoje komentin!
O ti Mira je idiote apo do e ben???
Po kjo qe thua ti nuk qendron. Pse :
1. Emigrantet qe nuk jane me emigrante po jane qytetare grek shumica, mos na tregojne perralla jo po keshtu jo po ashtu kane vetem ankesa ketu, dhe bene si cuba, kurse atje ne Greqi rrine sus nga greku.
2. Keta qe vij per te pushuar ne Shqiperi nuk kthehen ne dt 15 gusht por gjithmone ne fund te gushtit.
3. Qe ka gjera qe duhen rregulluar ka, po keta njerez bejne te njejten gje gjithmone dhe ne duhet te qajme hallin e atyre qe paguajne taksa atje ne Greqi qe e quajne vendin e tyre.
4. Perse nuk shkruan ti per budallalkekun e tyre tek te rrine 7 dite ne karantine ne Greqi po rrine ne mes te diellit se nuk kane tru, te informohen per situaten dhe te nisen jo te gjith njeheresh.
Per si gjithmone ti mencuria vete ate mendjen tende si truri peshku mundohu ta ftillosh pak.
Si nuk lexova një politikan,majtas apo djathtas,si nuk lexova një gazetar majtas,djathtas apo i pa varur,që ta përmbledhe me dy fjalë mendimin apo idenë e vet,mendim apo ide që do ta bënte ç’do qytetar në Perëndim:Ku shkoni!,Ku niseni si turma.Zbato ligjet i nderuar emigrant!,Hyr në lidhje,merr informacion,qëndro në informim mbi mundësinë e kalimit në kufi.Programoje,ose ndëryr me mendimin tënd të qartë te organet e kufirit e deri te Ministri po nuk të ecën,dhe kërko grafik ditor për kalimin në kufi.Sistemi dixhital dhe CL ja u lejojnë të programoheni per kalim kufiri me datë bile edhe me orar.Mësoni tu referoheni ligjeve dhe rregullave,Graqia ka hallin e vet ku përfshiheni edhe JU,pra ështe e angazhuar dhe e detyruar nga OBSH-ja dhe institucionet e veta qeveritare të organizojë mbrojtjen nga Pandemia.Nuk ka qëndrime preferenciale dhe as diskriminime,zbatoni ligjet,vetë orientohuni dhe planikohuni në sistemet e informimit.Në Aeroport,stacone autobuzash dhe trenash shkojnë ata që kanë prenotuar,nuk shkojnë si turmë qorre.Nuk ju shaj,dua tu lekund nga gjumi i kalimit të fajit te tjetri.JO! Fajtorë jeni vetë,nuk ju shaj ju them ato që keni.