Artan Fuga: Shqiptarët, si hebrenjtë që iknin nga Egjipti. Po na trajtojnë sikur jemi ende në vitin 1991

15 Gusht 2020, 19:51Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Cfarë drame e madhe!

Të dhembin sytë kur i sheh në ekrane!

Shohim bashkëatdhetarët tanë që janë si senegalezë, si sirianë, si afganë në tokën e tyre!

Cfarë është ky ekzil sikur të ishin hebrenj që ikin nga Egjipti!

Ku është deti të hapet nga mrekullia e Zotit?

Ne sikur jemi krenuar që kemi qenë shumë shpirtmirë me hebrenjtë!!! Apo jo me shqiptarët?

Cfarë është ky turp që ndodh me këta njerëz që janë ndofta edhe me dy nënshtetësi, shqiptare dhe greke. Apo për këtë duhet të ndëshkohen dy herë, njëherë kur dalin nga Shqipëria dhe njëherë kur hyjnë në Greqi.

Ka prej tyre që madje paguajnë dy herë taksa!

Cfarë historie tragjike!

A nuk ka ardhur koha që shqiptari të kalojë kufirin me dokumente të rregullta si zotni? Jo si skllav i uritur, i vuajtur, i dërmuar, i palarë, i djersitur, i pangrënë!

A thua se nuk ka mundësi të hapen tridhjetë sportele ku të bëhen teste për qindra vetë në disa orë nën kontrollin e autoriteteve të dy vendeve dhe të OBSH! A thua se nuk mund të hapen në Himarë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, etj.

Kundrejt pagesës!

Si është e mundur të trajtojmë veten tonë sikur të ishim derra, kope! Jo kope delesh e qingjash sepse ato kalojnë lirshëm në të dy anët e kufirit.

Nuk jemi në 91. Këta qytetarë në pjesën më të madhe janë qytetarë të BE. Ata kanë të drejta politike dhe njerëzore!

A thua nuk kanë më kontakte qeveritë e Greqisë dhe Shqipërisë, sepse vizita të ndërsjella nuk ka prej kohe!

A dimë se çfarë janë notat diplomatike!

A besojmë se Komisioni Evropian ka për detyrë të alarmohet prej shteteve për atë që po ndodh në kufi!

Kujt ja kanë për borxh që të mos informohen cdo çast në telefonat e tyre me sms!

Të kthehen në shtëpitë e tyre??? Të humbasin punët në Greqi!nKjo situatë duhet rregulluar brenda disa orësh veç nëse unë ngatërrohem dhe jam në vitin 1920, në vitin 1941, 1945, 1949, 1994.

11 komente në “Artan Fuga: Shqiptarët, si hebrenjtë që iknin nga Egjipti. Po na trajtojnë sikur jemi ende në vitin 1991”

  1. Mos e gervisht nje grek sepse mbas tij fshihet nje turk thene nga Janullatosi says:

    Me ke do ta rregullosh situaten o koqe Greket duan te na zhdukin atyre vetem Turku u vjen hakut. Ata ben masakra ne 1914 dogjen 400 fshatra ne Jug , ben masakra ne Cameri ben provokacione ne 1949. Nuk po merr vesh cfare behet duhet te pozicionohemi menjehr prere dhe qarte kunder tyre.

  2. TURI EMIGR says:

    O TANO , NUK U LODHE DUKE LEHUR. PO CFARE U BENE LABORATORET TEZGA PER FARA LULEDJELLI.KE ROITUR O TANO JE BERE GAZI BOTES

  3. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    sa keq me qen…………sunit!
    c’ti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,ju ishit pa fat,fundja ishte deshira e Allahit qe ju te lindni………korrake!

  4. RILINDASI I VERTETE says:

    Z.Profesor,eshte me shume se nje drame,eshte nje tragjedi ,dime vetem u be therror nje 7 vjecar,djali i nje nene Shqiptare,te vuajtur,qe ka vene Kujen’e lutet te vdes bashke me te shtrenjtin e saj!!!PERSE ,PERSE??MENDO PER NJE CAST,TE ISHTE NJE FEMIJ grek,do digjesh ,Athina ,KAKAVIJA , DO DIGJNIN EDHE Gjirokastren! TRAGJEDI DHE KRIM,TE RRISH NE DIELLIN PERVELUES: PER ME SHUME ,JANE ATA,QE NUK SHKOJN PER PUSHIME NE greqi,POR ATA QE PUNOJN PREJ 30 VJETESH PER BEGATIN E SHTETIT helen,?? Jane ATA QE KANE LENE TOKAT E TYRE DJERRE E PRODHOJNE PRODHIME BUJQESORE ,BLEGTORALE,INDUSRIALE ,PESHK ,E SA TE TJERA PA LIMIT…… QE greqija I EXPORTON NE GJTHE EURO,E VECANRISHT NE ATDHEUN TONE……TE MJERE..QE NGA GREQIJA NUK MERRNIM NJE KOKERR LIMON,POROKALL…? ME “KESHILLAT “‘E MIRA GREKE SHKATERRUAM GJITHCKA E VAZHDOJM….KU JEMI NE SI KOMBE.,KU JANE FARE E FISI I GJITHE ATYRE QE VUAJN ….KU ESHTE SHOQERIJA CIVILE?/
    O SHTET QE VETEM SHTET NUK JE,MOS CO UJE ,POR SHKO ATJE,GJITHE KESHILLI I MINISTRAVE ,PREFEKT,NDANI JU UJIN ,KERKONI EURO TE BEJ ATE QE PO BEN MAKRONI NE LIBAN…..BEJENI PROBLEM BOTEROR KETE KRIM ME PARAMENDIM ,ME “NJE PRETENDIM IDIOT “QE NUK KA ASNJE SENSE SHKENCOR,NJERZOR, …TAMPONI GREK,….

    1. ca po thua says:

      A je i dehur, apo je trap nga trute!?

  5. Nick says:

    Po ti a e di ç’eshte pandemia dhe pasojat qe sjell?!
    Akademiku i leshit, ne vend te besh thirrje te mbledhin mendjen njerezit se bota e shoqeria nuk funksionon me si me pare, del e na fryn me shume, ofron edhe zgjidhje te problemit (sikur te jete vetem 1) nga kolltuku i shtepise!

  6. Ik more trap says:

    Jo 30 sportele por 3000 duhet te hapen per turmat e bagetive.

  7. Agim says:

    Berisha i ka prematura detin grekeve shqipria ka nevoj per nje burr shteti si herdogani r t.

  8. fati says:

    Jepi artan, hajde e zgjidhi ti problemet e shqiptareve se te kemi mender akademik, apo je vetem per te marre pagen.

  9. koktigani says:

    ncncncnc ca niveli paska ai popull ,pupupu jo 50 por 200 vjet mbrapa civilizimit,shiko i ashtuquajturi profesor pupupupu ngelesh pa fjale nga ky lloj mentaliteti ,vend korrakesh i pabershem . ska shprese .

    1. Tanguli per te 1000 here says:

      Ti shiko korraket e Graqise qe jane zhytur ne borxhe si derri ne mut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje