1000 udhëtarët e fundit, ministrja Xhaçka: Kakavija do qëndrojë e hapur përtej orarit të punës, por nga nesër në mëngjes zbatohet regjimi i ri

16 Gusht 2020, 23:05Sociale TEMA

Pika kufitare e Kakavijës do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës.

Njoftimi është bërë i ditur pak më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka shkruan:

“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmërisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit.

Duke nisur nga nesër në mëngjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid-19.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje