Epidemiologët paralajmërojnë: Vjeshta do të përkeqësojë situatën e koronavirusit, duhet vaksinim në masë për gripin sezonal

16 Gusht 2020, 20:00Sociale TEMA

Me gjithë shifrat e larta që ka shënuar pandemia nga lehtësimi i masave, epidemilogët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kurba është e qëndrueshme.

Ajo që ata i shqetëson është afrimi i vjeshtës ku përveç koronaviorusit do të shtojë prezencën edhe gripi sezonal.

“Do të kemi bashkëqarkullim të dy viruseve, pra dhe të koronavirusit dhe të gripit. Kështu që situata epidemiologjike do të jetë më e rënduar nga ky bashkëqarkullim i këtyre dy viruseve”, thotë epidemiologo Artan Simaku.

Në këtë situatë epidemilogët apelojnë që të kryhet vaksinim në masë për gripin, por sidomos i grupeve të rrezikuara si fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna:

“Duke u vaksinuar popullata, dhe sidomos grupet me risk ndaj gripit, do të kemi një shtim të ngarkesës spitalore por do të kemi dhe më pak kërkesë për pacientë që do të shtrohen në terapi intensive dhe për pacientë që do të kenë nevojë për intubim”, thotë epidemiologo Artan Simaku.

Sipas epidemiologëve, vaksinimi ndaj gripit sezonal ndikon edhe për përballimin e koronavirusit duke shtuar imunitetin e qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje