Dua Lipa kujton vuajtjet e familjes: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë!

16 Gusht 2020, 13:27Sociale TEMA

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, së fundmi ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme “W Magazine”.

Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë, duke treguar detaje nga karriera dhe jeta e saj.

Mes shumë sukseseve që po shijon këtë vit, nisur nga albumi i saj “Future Nostalgia” që doli në shitje në mars, revista i ka kushtuar Duas edhe një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte një refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.

“Dua Lipa vjen nga një familje shumë liberale e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, shkruan “W Magazine” për artisten shqiptare.

Më tej revista shkruan: “Në vitin 1992, tre vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë, nga forcat nën drejtimin e presidentit serb Slobodan Milosevic.

Në kohën kur familja Lipa u rikthye në vendlindje në vitin 2006, kur Dua ishte 11-vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile, shpërngulje masive të popullsisë dhe krime lufte, për të cilat u akuzuan më vonë një numër zyrtarësh, përfshirë Milloshevicin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”.

“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë. Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë më tej këngëtarja me origjinë shqiptare.

7 komente në “Dua Lipa kujton vuajtjet e familjes: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë!”

  1. injoranti says:

    Me këto qershitë cfarë do të thuash??
    cfarë mendojnë prindërit për këtë foto?

    1. ? qershia ? e botes shijon mo Omel se jotja

      ahhh …per Ato Qershi te kuqe mbi ato kodrina , do boja gjithcka ?


      sidoqe te komentohet ktu ,
      Dua Lipa eshte nji Super ? dhe ka padyshim nji Familje mjaft simpatike .
      Prinder qe kan te bejne me muziken ,
      pra Muzikante jane jovetem te pahshem ,
      por prodhojne femije te mrekullueshem

  2. rrushi says:

    Mir Dua goc e re dhe artiste me famē botērore por qënka bērē dhe mami prej kosove super star, i lumtē ijes heres tjeter tēdalē me tanga jo gjysēm su eshte sot!

  3. duru says:

    Mir Dua goc e re dhe artiste me famē botērore por qënka bērē dhe mami prej kosove super star, i lumtē ijes heres tjeter tēdalē me tanga jo gjysēm su eshte sot!

  4. !! says:

    Ç’far familje !! Rast tipik ! Te gjithe ngjajne me njeri – tjetrin, deri ne imtesi !!

  5. rrushi says:

    Dua goce re dhe këgëtare e famshme dhe ishkon çdo lloj veshje por qënka dhe ija nga kosova top modele, uroj që herës tjetēr mami tëdali në foto me tanga!

  6. Duaje Atdhene si Shqiponja Folene says:

    Dua Lipa eshte Shqiptare me gjak, me Mendje dhe me Zemer te Madhe dhe e mbron Shqiptarizmin me Ze te Larte (edhe pse mund ti demtoje karieren e saj ).
    Si Mbesa e Seit Lipes ; Historianit qe nuk e shiti Historine e Kosoves ( ta ndryshonte ashtu sic e donin armiqte e perhershem te Kosoves edhe pse i kushtoi shtrenjt , vendin e punes dhe largimin nga atdheu .Ndajeni ARTIN dhe Muziken merrni kuptimin e mesazheve qe percjell Dua .Shkurt” Mos i shikoni Gunen po shikojini Punen.” Ajo di nga vjen cfare do the ku shkon .Edhe pse Nje milion Dollar voice (ze) dhe me te ardhura te konsiderueshme nuk pushon se foluri per Familjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje