Ka rinisur puna në Kakavijë. Pas një ndërprerje prej më shumë se 30 minuta, pala greke ka pranuar që të kalojnë sërish qytetarë shqiptarë në kufi.
Vendimi i palës greke ka ardhur pas kërkesës nga pala shqiptare dhe pas protestave të shumta të qytetarëve, që po presin prej 5 ditësh të kalojnë.
Mësohet se është arritur një marrëveshje mes palëve Shqipëri-Greqi që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme të lejohen qytetarët që janë duke pritur në radhë pa u kërkuar testin për COVID-19.
Burime zyrtare nga MEPJ për mediat thonë se dakordësia është arritur për sot deri në orën 22:00. Prej të nesërmes do të vijohet me masat që kanë njoftuar autoritetet shëndetësore greke.