Agronomi me shkollë të lartë që mbledh hekura mes rrënojave në Laç për bukën e familjes

16 Gusht 2020, 12:48Sociale TEMA

Kjo është çfarë ka mbetur nga shembja e pallateve në lagjen numër 4 të qytetit të Laçit pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këto grumbuj inertesh njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre duke mbledhur hekura nën rrënoja.
Një nder ta është Pjeter Ndreca, shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti.

Që kur në Laç filloi shembja e pallateve, Pjetrin e gjen duke mbledhur hekura për të fituar bukën e gojës.

Pjetri ka mbaruar shkollën e lartë si agronom gjithashtu fëmijët i ka shkolluar por tërmeti i dha një goditje mjaft të madhe.

Është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset duke kërkuar hekura në mes të grumbujve të inerteve por mundësitë për të gjetur një punë janë të pakta për të.

Ashtu si jeta e hekurmbledhësit edhe pamjet që sot qyteti i Laçit të ofron është e trishtë sikur të kishte dalë nga lufta.

5 komente në “Agronomi me shkollë të lartë që mbledh hekura mes rrënojave në Laç për bukën e familjes”

  1. uskania says:

    Hajde çfar lajmi krejt i kotë!

    1. As vetë nuk e dime çfare jemi says:

      Njerez qe nuk gjejne dot punë ne profesion dhe bejne pune te rendomta ka me miliona ne bote.
      Ky eshte kapitalizmi – mbijetese.
      Njerezit me Shqiperi akoma nuk e kane harruar sistemin “socialist” te Enver Hoxhes, kur shteti mendonte per minimumin jetik te te gjithëve, ndersa kush mbaronte universitetin e kishte punen e garantuar.
      Ajo kohe iku, vdiq, mbaroi. U mburrem shume we rrezuam diktaturen (megjithese ajo ra vete), ja atribuam edhe nje komunisti te flaktë (Saliut) gjoja rezimin e dintatures.
      Tani çfare dreqin duam. Shteti, shteti, shteti, shteti.
      E, shtet s’ka më. E shkaterruam dhe nuk po e bejme dot, duke vetetuar se diktatura ndoshta eshte varianti me i mire per ne derisa te zhvillojme Brenda vetes konceptet e demokracise.
      Nuk i kemi keto koncepte, qekurse jemi komb i majte, ndersa ne krye te Partise Demokratike kemi nje xhahil komunist prej 30 vjetesh. Paradoksale.
      Nuk ka asgje te keqe qe jemi ne shumicë të majte, por eshte idiotesi te quash demokrat nje xhahil komunist.

  2. fati says:

    Cdo lloje pune eshte vetem nder dhe nuk gjykohet kurre si turp, prandaj ju te temes mos nxisni dembelizmin dhe vukarallekun. Puna eshte dhe do te jete gjithmone nder dhe lavdi.

  3. e pabesushme ky degradim i shoqerie shqiptare

    nderkohe qe shkerdhatat e politikes kane disa Vila neper Shqiperi ?

  4. Eri says:

    Nuk eshte lajm i kote,eshte lajm per ti bere thirrje ndergjegjes se njerez te shkolluar dhe profesioniste qe do te mund ti jepnin vendit dhe shoqerise nuk kane mundesi te ushqejne familjen.Dhe mbajme ne pushtet njerez pa shkolle e te pa-afte si Rama Basha Likja Mona Blend Klosi Blend Gonxhja Gjin Gjoni Elisa Spiropali etj etj se lista e paraziteve te pashkolluar eshte e gjate.Reflektoni njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje