Nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi deri tek Kreshnik Spahiu, ja kush pritet të hyjë në garën për parlamentin e ri në 2021

17 Gusht 2020, 20:51Politika TEMA

Numrit të partive politike në vend në garën elektorale të 2021 pritet ti shtohen disa subjekte të reja politike. Myslym Murrizi,  ka vendosur të shpallë  në vjeshte partinë e tij bashkë  me kolegët e opozitës se re. Nuk ka ende një emër për partine e tij, por profili tashmë  është gati.

“Vjeshta do të fillojë me aktivitet të ngjeshur nga Parlamenti,  por edhe dalje në terren me hetimin e listave përkatëse të 140 burrave, grave, zonja dhe zotërive.

Gjyqtarë, Prokurorë, hetues dhe oficer të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorë të tyre nuk do jenë pjesë e kësaj lëvizje.

Kjo parti do  të ketë rreth saj ish student dhjetori 90, ish kryetar degësh të Partisë Demokratike , demokrat të zhgënjyer dhe  antikomunist.” tha Myslym Murrizi për TCH.

Deputeti rebel  nuk është i vetmi,  i cili synon ti  ofroje shqiptarëve një alternative te re. Vetëvendosja e Albin Kurtit po mendon për krijimin e një partie në Shqipëri.

Drejtuesi i degës së saj në Tiranë,  Bojken Abazi konfirmon se  po shqyrtojnë idenë për krijimin e një subjekt politik ne Shqipëri,  por Vetëvendosja është skeptike për hapjen  e pjesshme të listave  dhe vendosjen e një pragu të ri, pasi sipas tyre alternativave te reja  vriten ende pa lindur.”

Ndryshe nga  lëvizja me rrënjë nga Kosovë ,  Nisma Thurrje  është e idesë se  ndryshimet më të  fundit  në Kushtetute dhe ligj zgjedhor krijojn terren për partitë e reja.

Pranë kësaj lëvizje janë pranë Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari,  por  nga dy deputetët nuk  ka një konfirmim për të ardhmen e tyre politike.

Për një pol të tretë ka folur edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu,  i cili   kërkon një bashkim nga te gjitha  lëvizjet si brenda  dhe jashtë vendit  kundër  dy partive   të mëdha.

1 komente në “Nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi deri tek Kreshnik Spahiu, ja kush pritet të hyjë në garën për parlamentin e ri në 2021”

  1. Eri says:

    Kreshnik Spahiu eshte klysh i Berishes per te shpetuar kriminelet e vjeter.Cjane keta monstra akoma kujtojne se ja hedhin popullit???Ketyre u ka dale boja dhe burgu i pret.Murrizi eshte i vetmi qe perfaqeson te djathten ne Shqiperi,Te tjeret jane pacavure.Sikur te fitonte Murrizi me grupin e vet ne Shqiperi dhe Albin Kurti ne Kosove atehere do te hapeshin horizonte te reja dhe do te kete shprese per shqiptaret kudo ne rajonin e ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje