VIDEO: Zjarri 'përpin' pemët në Kashar, helikoperi i FA ndërhyn nga ajri dhe shuan flakët

17 Gusht 2020, 18:45Sociale TEMA

Shuhet zjarri ne kodrat e Kasharit pas nderhyrjes nga ajri te helikopterit te Forces Ajrore, pajisur me kovat e posaçme per operacione te tilla.

Një vatër zjarri u aktivizua pasditen e sotme në zonën e Kasharit, pranë fshatit Kus në Tiranë. Flakët përpinë pemët në këtë zonë prej më shumë se dy orësh, ndërkohë që mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas dy orësh, zjarri është shuar dhe situate është normalizuar.

Helikopteri i Forcave të Armatosura, i specializuar për zjarret, ka sjellë ujë të mjaftueshëm në këtë zonë, për të normalizuar situatën.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje