VIDEO/ Sazan Guri ndërpret papritur studimin për dhallën dhe kosin që synon të sjellë 30 milionë turistë në Shqipëri: Po kërcej një valle, në UNESCO duhet të futet edhe kosi i deles

17 Gusht 2020, 12:27Sociale TEMA

Një zhvillim aspak i këndshëm ka ndodhur në Sarandë ku ambjentalisti Sazan Guri është detyruar të ndërpresë studimin e tij për dhallin, kosin dhe gjizën të cilat sipas tij do të sjellin në Shqipëri të paktën 30 milionë turistë nga e gjithë bota.

Gjithësesi, Guri ka qetësuar qytetarët se do të rifillojë sërish hulumtimin serioz pasi të relaksohet duke kërcyer një valle.

Duke siguruar se do të vazhdojë me studimin, Guri apelon edhe njëherë se UNESCO duhet të fusë në listën e saj edhe gjizën, dhallin dhe kosin e Sarandës.

“Jam ne Sarande me nje studim per mjedisin blegtoral dhe kolegeja ime per fat edhe zonja ime, me ankohet se jemi prapa me projektin, une thua prit moj gru, se puna nuk meret me yxhym, por edhe pune edhe pakez qejf qe te punohet me shume pastaj.

Tani ja morrem nje valle camce, mqs djali i binte violines, te nje fermer ne Vane te Delvines, qe me kujtoi nene Minon (nena ime) me ate byrrek me pete, me gjize e gjalp, (mos harroni se nese nuk ke gjalp mos bej byrrek – thone te paret tane, ndaj, byrreku nuk vjen nga turqishtja, siç duan te na mesojne, por nga burro fresko qe i thone gjalpit ne gjuhen ilire e shkodrance sot), me kujtoi ato baxhot si dikur qe na ofronin dhallen qe edhe kjo duhet te futet ne UNESKO, si kosi i deles dje ne Qafe Muzine. Qeshni, ju qeshni, hajdeni provoheni dhe besoni”, thotë Guri i cili përflitet se paralelisht ka nisur një studim të gjerë edhe për përsheshin me kos, por gjithçka ngelet në kuadër të hipotezave. (TemA)

8 komente në “VIDEO/ Sazan Guri ndërpret papritur studimin për dhallën dhe kosin që synon të sjellë 30 milionë turistë në Shqipëri: Po kërcej një valle, në UNESCO duhet të futet edhe kosi i deles”

  1. Fatos says:

    Po ju jeni langaraqë, kush ua jep lejen ti ripublikoni momentet familjare në media? Karagjoza

  2. Raul says:

    Sazani i eshte futur studimit mbi origjinen e dybekut dhe do shpegoje para lristave te haremit erotiko politiko te Jales rendesine e madhe per te rinjte qe ta tundin dybekun qysh ne moshen 14 vjecare nen shembullin e Nafije Dybekut te leshitlikes

  3. Beni says:

    Ky osht komplet rehat nga trute e kokes.
    Ka kohe qe ka mbaruar pune.

  4. Nafta says:

    Nuk thonë kot që mortja nuk ha m.u.t.

  5. spaku pordhacaku says:

    Lum ti ore babam per kete mendje ????…12 sahati i Sazanit…..

  6. degelisi says:

    E pyeti nje shoku i tij Sazanin: Pse thua dhe shkruan budallalleqe? Ne te njohim kush je dhe cfar kapaciteti ke
    Sazani ju pergjigj: “me njihni ju por 99% e shqipetareve nuk me njohin dhe sa te menjohin ata une kete pune do vazhdoj te beje”

  7. Eri says:

    Gjynaf Sazani….. i paska leshuar pellumbat??

  8. Shefkiu says:

    Rrofsh Sazan, të paçim sa malet! Perëndia të ruajtë, sidomos këto kohë kur dhe Al Pazar e Portokalli nuk na bëjnë të qeshim më, ti je vërtetë ilaç dhe melhem për shpirtin. Kishim menduar se të është prishur qeresteja dhe shkallmuar tavani vetëm ty, por shohim se i paske bërë si vehten të tërë pjestarët e shtëpisë. Të lumtë, o xhan, nderi dhe krenarija e gjithë kazasë së Beratit je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje