Beqaj: Masat anti-Covid nuk janë respektuar, të mbyllen baret në plazh

17 Gusht 2020, 10:33Sociale TEMA

Qeveria duhet të përgatisë një strategji të re kundër Covid-19 dhe mbyllje të bareve në bregdet. Kjo është ajo çka Ilir Beqaj do të bënte po të ishte sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish-ministri thotë për A2 se shifrat janë rritur, por hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike për fshehje të tyre.

Për Ilir Beqajn, nuk ia kemi dalë të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria dhe institucionet përkatëse kundër pandemisë.

Beqaj thotë se edhe në rastin më të keq të rritjes së numrit të të prekurve me Covid, dy spitalet e reja Covid janë të disponueshme.

Por, shifrat nuk bindin Partinë Demokratike, që akuzon për fshehje të të dhënave.

Si ish-ministër Shëndetësie, Beqaj ka disa sugjerime për pasardhësen e tij në këtë detyrë dhe kërkon me domosdoshmëri një strategji të re nga shtatori e në vijim:

“Do të propozoja që të mbylleshin baret e plazheve, të gjitha klubet e plazheve të mos lejonin grumbullimin dhe të ndalohen “shkuma-party”.

Ndërkohë që në shtator do të ishte mirë që të bëhej një vlerësim i përhapjes së sëmundjes në të gjithë vendin për të përgatitur më qartë strategjinë për vjeshtën dhe dimrin”.

2 komente në “Beqaj: Masat anti-Covid nuk janë respektuar, të mbyllen baret në plazh”

  1. Al says:

    Mos fol o njeri…shko fshihu…..

  2. Kuq e zi says:

    Ta haje dreqi prit te pakten 24 ore italia sapo e dha per vete
    Ju dolen syte duke pare ne televizor se cfar po miraton italia
    Ckujton zotrote se je ne gjendjen e italise?
    Jemi shume me keq
    Prandaj te mbyllen te githa dhe te kthehet karantina prape jo lloqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje