Pak pas mesnate ka përfunduar rradha në Kakavijë, aty ku prej ditësh qytetarët kanë qenë në pritje, në rradhë të gjata, ashtu sikurse nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Gjatë 24 orëve të fundit, kaluan në Kakavijë 3325 shtetas dhe 1629 mjete.
Në orën 00.40 përfundoi operacioni, ku kaloi dhe qytetari i fundit, duke i dhënë fund kësaj krize që shkaktoi një valë reagimesh dhe përlasjesh.
Lajmin e ka bërë me dije në mesnatë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Nga sot në Kakavijë nuk do të kalojnë më shumë se 750 persona, kurse në Kapshticë jo më shumë se 300 qytetarë.
Sakaq qytetarët duhet të zbatojnë rregullat e reja.
RROFTE Ps dhe I Madhi RAMADAN ! I hoqem qafe shqipot tash po vazhdojme pushimet deri ne nje rremuje tjeter . Kshtu funksionon rilindja , bertit te sherbejme. Kto jane nje çike te padurushem , duhet ta mushim me siriane e marokene keta sbajne za e gjejne ushqimin vete.