Nuk ndalen dasmat e ahengu në lokale, 25-vjeçarja i mbyll derën me forcë policisë: Ja çfarë ndodhi në Shkodër

17 Gusht 2020, 11:08Sociale TEMA

Policia e Shkodrës ka gjobitur me 1 milion lekë menaxheren e një lokali në Shkodër, pasi kishte organizuar dasmë në shkelje të rregullave anti-COVID.

Njëkohësisht menaxherja e lokalit është proceduar edhe penalisht për kundërshtim të forcave policore, pasi u ka mbyllur derën gjatë kontrollit.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, pas njoftimit të marrë në Polici se në nje lokal po organizohet dasëm, menjëherë është bërë verifikimi duke shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që kanë mbërritur forcat policore shtetasja E. N., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, si menaxhere e këtij subjekti, ka mbyllur portën hyrëse duke penguar forcat e policisë të futen në ambientet e brendshme për kontroll, në kuadër të masave anticovid.

Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet hetimore ku është proceduar ne gjëndje të lirë shtetasja E. N., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, është marrë masa administrative ndaj këtij subjekti me 1 milion lekë.”, njofton policia.

1 komente në “Nuk ndalen dasmat e ahengu në lokale, 25-vjeçarja i mbyll derën me forcë policisë: Ja çfarë ndodhi në Shkodër”

  1. dubi says:

    Asht trimneshe e madhe zonja..I ka gja baba Tomes qe para do vitesh ja pat fute nje pelumb ne planc burrit te saj d.m.th dhenderrit te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje