Edhe pse situata në Kapshticë nuk ishte alarmante si në Kakavijë, situata në këtë pikë kufitare është tashmë e normalizuar.
Aktualisht në doganën e Kapshticës nuk ka asnjë makinë në radhë.
Në Kapshticë gjatë ditëve të Krizës, radha shkoi deri në 3.5 km.
Gjithashtu pati edhe disa momente tensione kur pala greke ndërpreu punën, teksa shoferët që prisnin në radhë, nisin t’i binin borive.
Pala greke kishte bërë me dije se do të linte vetëm 300 makina në ditë të kalonin doganën, por mbrëmjen e djeshme limiti u hoq, në mënyrë që të kalonin të gjithë makinat që ndodheshin në radhë.
Ndërkohë policia vendosi postblloqe në fshatrat pranë kufirit, për të mos lejuar kalimin e udhëtarëve, të cilët nuk kishin rezultativ negativ të testit për COVID, të certifikuar.
Nga dita e sotme, udhëtarët që duan të kalojnë drejt Kapshticës, duhet të kenë me vete përgjigjen negative të testit, si dhe të kenë plotësuar më parë formularin e posaçëm.
Pas hyrjes në territorin grek, ata duhet të qëndrojnë për 1 javë të karantinuar.
Ja dhe dora e shtetit tone, si e zgjidhi problemin. Por ne, shqipot, zeme radhe e rrime nga dy tre nete ne makine per t’i shpetuar testit, sikur testi te jete nje helm, dhe jo mundesi shpetimi nga virusi vdekjeprures. A nuk e shikoni se si ndalohet kalimi pa test ne kufijte e vendeve te tjera???