Babai i Silvës i kundërpërgjigjet Tares: Nuk kishim akord me Lacion, pse e gjykojnë sjelljen e tij?

18 Gusht 2020, 16:41Sport TEMA

David silva zhgënjeu jo pak Lacion teksa njoftoi se do të transferohej në Spanjë, në klubin e La Liga, Real Sociedad.

Mesfushori edhe pse kishte zhvilluar negociata me italianët, në fund vendosi të rikthehej në vendlindje.

Pas këtij vendimi të 34-vjeçarit, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare u shpreh se e respekton Silvën si futbollist, por jo si burrë.

Kësaj deklarate të shqiptarit, i është kundërpërgjigjur babai i mesfushorit, Fernando Himenez, i cili shprehet se djali i tij nuk kishte asnjë akord me Lacion dhe nuk kanë pse ta gjykojnë sjelljen e tij.

“Kur lajmëruam Lacion për negociatat me Real Sociedad, nuk reaguan keq. Kishte kontakt me Lacion, me Sociedadin, por edhe me klube të tjera.

Më pas djali im mori vendimin për t’u rikthyer në Spanjë. Derisa me Lacion nuk ishte arritur asnjë akord, reagimi i tyre më habit.

Të gjithë mund të marrin vendimin që duan, Lacio foli me agjentin e tij dhe jo me Davidin. Prandaj nuk e kuptoj si e gjykojnë tashmë si burrë, nuk ka pasur asgjë të sigurt me Lacion”, u shpreh i ati i Lacios.

3 komente në “Babai i Silvës i kundërpërgjigjet Tares: Nuk kishim akord me Lacion, pse e gjykojnë sjelljen e tij?”

  1. Trotski says:

    PO Agjenti perfaqeson Davidin O Zotni !!!!.Keshtu qe nuk ka punue me koke te vet.(Keshtu do te shprehej i Ndjeri PAL VATA)

  2. Shefkiu says:

    Turp i madh për Taren! Ta fyesh tjetrin pa më të voglën arsye? Vërtetë turp! Vallahi, këtë se bënë as Taulant Balla. Pastaj ky Tare është dhe shokë i Edi Ramës, ç’domethënë kjo sjellje?

  3. Hajro Lula says:

    Edhe 1 milion here ta lexosh botimin nuk do gjesh arsye ta lidhesh shkrimin ne fjale me Kryeministrin ,lexoje mire titullin e botimit dhe gjeje clidhje ka ketu Edi Rama ??????? Ku hyn Edi Rama ketu ???? Shko e vizitou plako , po te mbin lesh ne tru te kokes …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje