Humbi nënën nga Covid-19, nderron jetë pasi u shërua edhe i biri 40-vjecar: Ja apeli i muzikantit të njohur kur ishte i shtruar

18 Gusht 2020, 13:57Sociale TEMA

Pandemia po vijon të shkaktojë tragjedi familjare në Shqipëri. Muzikanti Alfred Koçi ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Tiranë pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi.

Ai qendroi për më shumë se 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv duke dalë tërësisht i shëruar prej andej, por dëmtimet që kishte lënë në trup koronavirusi ishin të mëdha.

Pas një trompoze në mushkri, Alfredi ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje duke u detyruar të shkonte sërish në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Teksa ishte shtruar, duke u kuruar nga koronavirusi, Alfredi kishte humbur nënën e tij nga virusi, ndërsa e mësoi këtë fakt vetëm pasi doli nga spitali, gjë e cila duket se rëndoi gjendjen e tij shëndetësorë.

Alfredi ishte personazh i reportazhit te ABC News brenda Infekivit tre javë më parë, ku ai bëri thirrje që çdokush të tregonte kujdes pasi sipas tij, koronavirusi, nuk ishte një grip i thjesht, por një virus i rëndë që e kishte detyruar atë të shtrohej në spital.

Ndërkohë që fliste, Alfredi nuk e dinte se nëna e tij, e shtruar më herët një kat më sipër, kishte ndërruar jetë.

Kjo është një tjetër tragjedi, e cila konfirmon se nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët gjatë këtyre muajve të vështirë për secilin.

Pjesë nga biseda e gazetares  me Alfredin e ndjerë tek Infektivi:

Si je? Je i trembur?

Alfred Koçi: Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur

Sa ditë ke që je këtu?

Alfred Koçi: 22 ditë. Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë.

Alfred Koçi: Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.

8 komente në “Humbi nënën nga Covid-19, nderron jetë pasi u shërua edhe i biri 40-vjecar: Ja apeli i muzikantit të njohur kur ishte i shtruar”

  1. Franz Kafka says:

    Tmerr… nuk kane vlere as ngushellimet

  2. USA says:

    Ky eshte covidi eshte monster qe I ka ardh njerezve degjojeni muzikantin ca ka thene te lodh. E vertete ky monster sikur tallet me njerezit. Jep shenja behesh mire per ore e minut eshte kameleon virus. Mund te ngjitet me sy ( shikim) se birisha nuk e hiqte masken ne presidence ku ishin grushtetasit e 14 shatorit u futen ne rradhe dje. SupraiZ.

  3. Spitali says:

    Pse mori kete njeri perendija bashk me nenen dhe nuk mer ate byth ziun altin goxhaj….se nuk bije rufeja ne hale

  4. Ymer sorra says:

    Mero bajgze. Cfare urdhri te have Alex sorros sot per konviktin?
    HahahaA
    Konviktin eshte me I rende see qerrja besoj? Se the e ke provuar qerren dhe duhet ta dish

  5. Kevin says:

    Kte e vran ka stile.

    1. vjeshta says:

      Mëso pastaj eja e shkruaj këtu!

  6. Tirona says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe nenen e tij.

    Zoti ndihmofte familjen dhe miqte.

  7. Lili says:

    Nderon jete pasi u shtruar! Problemi eshte se nuk sherohesh aq lehte nga Covidi I cili po zgat punet ma shume se cka kujtojme ne trupin tone: vascularitisi vazhdon edhe kur je I “ shenuar” edhe cdo dite po mesojme se edhe pas 3 4 muaj kemi pasoja ne Buber ke ne zemer ne tru….
    Edhe dihet tash nga te gjithe se nje nder shkatuar et e vdekje ve eshte thromboza qe shkaton virusi e per te cilen duhet me marr heparin nja 3 jave….edhe ne shtepi kur shqiptaret me sa po duket as nuk po kurohen me ate pak ku gjithe ekipet bien dakord!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje