Ndryshon Kodi i Familjes, Gjonaj jep lajmin e mirë: Më shumë siguri, dhe më pak procedura burokratike për birësimin e fëmijëve

18 Gusht 2020, 12:10Sociale TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, krahas reformave të rëndësishme që ka marrë në institucionin që drejton,  vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë Kodit të Familjes.

Së fundmi, ajo ka prezantuar punën që është bërë lidhur me një seri ndryshimesh thelbësore me synim kryesor përmirësimin e procedurave të birësimit.

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik draftin për disa shtesa e ndryshime në Kodin e Familjes, të cilat ndryshojnë raportin e moshës mes birësuesve e të birësuarve, subjektet që jejohen ta bëjnë këtë, garancitë apo personat që kanë përparësi.

Vetë ministrja Etilda Gjonaj ka përcjellë rezultatet e kësaj pune që është bërë nën kujdesin e saj të drejtpërdrejtë, ku ndër të tjera shkruan:

“MË SHUMË LEHTËSI, MË SHUMË SIGURI DHE MË PAK PROCEDURA BUROKRATIKE PËR BIRËSIMIN E FËMIJËVE?

Që prej disa muajsh pune intensive, @ministria_drejtesise me një grup ekspertësh ka përgatitur ndryshimet ligjore të procedurave të birësimit të fëmijëve në Kodin e Familjes dhe Ligjin për Birësimet.

Kjo më qëllim për të krijuar më shumë lehtësi, më shumë siguri dhe më pak procedura burokratike, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës.

Ftojmë të gjithë aktorët, praktikantët e ligjit, shoqërinë civile të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në hapësirën e konsultimit publik.
?Link 1- bit.ly/3kWXxFp; Link 2 – bit.ly/3azGfcn”, nënvizon Gjonaj.

Ndërkaq, një prej momenteve më të rëndësishme të ndryshimeve janë procedurat e birësimit për shtetasit e huaj apo shqiptarët me banim jashtë kufijve.

Në nenin 12 të projektligjit, përcaktohen ndryshime në nenin 254 të ligjit, që lidhen me paraqitjen e kërkesë nga shtetasit shqiptarë pranë gjykatës ku ka vendmbanimin personit që kërkon të birësojë. Kërkesa për birësim, e bërë nga një shtetas i huaj ose shqiptar që banon jashtë shtetit, paraqitet në gjykatën nën juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi i të miturit.  Kërkesa për birësimin e të miturit shqiptar që banon jashtë shtetit paraqitet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Birësimi ndërvendas lejohet pasi fëmija ka qëndruar në pritje për 6 muaj në listat e komitetit shqiptar të birësimit dhe, gjatë kësaj periudhe, janë ezauruar të gjitha mundësitë  për të  bërë  birësimin  brenda vendit.

Komiteti Shqiptar i Birësimit, nisur nga interesi më i lartë i fëmijës, me vendim të motivuar, mund të japë pëlqimin për birësimin e fëmijës jashtë vendit, dhe pa u përmbushur afati 6 mujor, nëse fëmija ndodhet në një nga rrethanat e mëposhtme:

a) shëndeti i fëmijës mund të dëmtohet dhe ai ka nevojë për trajtime mjekësore të specializuara;

b) fëmija është me aftësi të kufizuara intelektuale ose fizike;

c) fëmija është mbi një moshë që e bën të pamundur birësimin e tij brenda vendit;

d) fëmija ndodhet në rrethana të tjera të rënda sociale, familjare, psikologjike, emocionale etj, të cilat e vështirësojnë ose e bëjnë të pamundur birësimin e tij brenda vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje