Tragjedi e dyfishtë nga COVID: Ndahet nga jeta në moshë të re specialisti i Arsimit në Tiranë, bashkë me të edhe e ëma

18 Gusht 2020, 12:30Sociale TEMA

Një tragjedi e dyfishtë raportohet nga Tirana. Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e COVID Alfred Koçi, specialist i Arsimit në Tiranë.

Lajmin e bën me dije kolegu i tij Selman Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar i cili njofton gjithashtu se edhe e ëma e Koçit ka ndërruar jetë gjithashtu nga COVID.

“Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi.

Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende.

U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare.

Lamtumire i dashur Alfred Koci!

Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi.

Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj siguri”, shkruan Hodaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje