OBSH ngre alarmin: Moshat e reja po përhapin me shpejtësi koronavirusin në botë

18 Gusht 2020, 11:22Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka thënë se bota ka hyrë në një fazë të re pandemisë së Covid-19. Kjo pasi sipas tyre të rinjtë po e përhapin me shpejtësi Covid-19 tek grupmoshat e tjera.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor, Takeshi Kasai, tha se  moshat e reja 20-30-40 vjeçare po infektohen në nivele të larta.

Shumica e tyre nuk janë të vetëdijshëm për infektimin nga Covid 19, kjo sjellë një rrezik të shtuar se ata mundet ta përhapin virusin te grup moshat e treta.

Zyrtarët e OBSH-së kanë treguar që shifrat e të rinjve të infektuar në rang global po rriten me shpejtësi të madhe.

“Ajo që ne po vëzhgojmë besojmë se është një sinjal se kemi hyrë në një fazë të re të pandemisë.  

Epidemia është duke ndryshuar, personat e moshave 20-30 dhe 40-vjeçare janë duke përhapur virusin.

Shumica as nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar”, ka thënë drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai.

Sipas tij, pacientët në këto grupmoshë kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të buta ose mos të kenë fare, ky është një shkak që duhet të shqetësohemi pasi virusi bëhet më i vështirë për tu zbuluar.

Disa vende në botë kanë aktivizuar një bllokim të dytë, si masë në parandalimin e përhapjes së Covid 19, ndërsa kompanitë farmaceutike janë në garë për të gjendur një vaksinë efektive.

Që nga fillimi i pandemisë Covid- 19 ka infektuar më shumë se 22 milion persona dhe ka shkaktuar rreth 775 mijë viktima./CNN

1 komente në “OBSH ngre alarmin: Moshat e reja po përhapin me shpejtësi koronavirusin në botë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje