Banka transferon gabimisht 176 milionë dollarë, “përfituan” kreditorët e kompanive kozmetike. Refuzojnë kthimin

18 Gusht 2020, 10:42Bota TEMA

Gjigandi bankar amerikan Citigroup i ka kërkuar një gjykate federale të detyrojë fondin e investimeve  Brigade Capital të kthejë 176 milionë dollarë të kaluar prej saj gabimisht.

Paratë janë pjesë e 900 milionë dollarëve që banka u transferoi në mënyrë aksidentale kreditorëve të kompanisë kozmetike. Citigroup thotë se duhet t`i dërgonte vetëm 1.5 milionë dollarë Brigade Capital.

Por sipas tij, për shkak të një  “gabimi operacional”, ka ndodhur kjo mbingarkesë aksidentale, të cilën tani e kërkon mbrapsht. “Kur Citibank zbuloi gabimin, menjëherë u kërkoi marrësve që të kthejnë paratë e saj,” thuhet në një deklaratë të bankës së tretë më të madhe të Amerikës.

Një pjesë e përfituesve të këtyre parave të transferuara gabimisht I kanë kthyer tashmë ato, por Brigade jo. Fondi pretendon se duhet të përfitonte interes për një hua 174.7 milionë dollarëshe, por i mbërritën në llogari 176,2 milionë dollarë të cilat refuzon t`i kthejë ndonëse është e qartë së ato janë kaluar gabimisht. Citigroup këmbëngul se paratë i takojnë bankës dhe jo Revlonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje