Akuzat dhe sharjet ndaj tij, Skënder Brataj reagon ashpër: Nuk e lë llumin të më shkeli mbi familjen

19 Gusht 2020, 21:03Sociale TEMA

Skender Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, ka reaguar ashpër ndaj një agresioni që thotë se është ndërmarrë ndaj tij, sidoemos në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi, teksa duket se është sulmuar në rrjetet sociale, Brataj thotë:

“Thjesht një këshillë për tagistët: Hapni sytë, njihni mjekët, mbyllni gojën, shërbejuni qytetarëve”.

“Thjesht një këshillë për sharësit: Kthejini sharjet nga familja juaj, nëse do ju pëlqente sharja me listën e tyre në facebook vazhdoni!”

 Reagimi i plotë i Skënder Brataj:

Kur llumin e lë të lirë mbulon çdo gjë të mirë!!

Sa më shumë ta lësh të lirë aq më shumë të tërheq në errësirë!! STOP!!

Më falni qytetar, unë jam shqipëtar, por sot jam më shumë VLONJAT!

Edukatën e kam nga familja, nga skolla dhe soqëria, por llumin nuk e duroj dot, qoftë i atyre të pseudoshkolluarëve, qoftë i të pa shkolluarëve. Unë nuk e lë të kaloj më këtë llum, nuk e lë të më shkeli me këmbë as dinjitetin, as profesionin dhe mbi të gjitha personalitetin dhe familjen.

Ky mentalitet na ka sjellë në këtë ditë ku edukata është virtyt i pakicës!

Dje, te News 24 folëm për gjendjen aktuale të infeksionit nga Sars-Cov 2/Covid-19 në Shqipëri, ku u mundova të tregoj si gjithmonë realitetin na pëlqen ose jo ai është real.

Gjatë bisedës dhashë një këshillë për qytetarët që të kenë kujdes me ekzaminimet e imazherisë(CT-skaner) sepse kur marim doza të larta rrezesh ato janë shkak për tumore të ndryshme, midis të cilave edhe leuçemia(tumor i gjakut). Këtë e thotë shkenca, unë e solla në vëmendje.

Nga ai moment ka shpërthyer një agression në rrjetet sociale nga persona dhe mjekë me fytyrë dhe të pa fytyrë, një sulm ndaj personit tim që nuk arrij ta kuptoj(e kuptoj)!

Të zakonshmit i kuptoj, por ajo që nuk kuptoj janë injorantët që më bëjnë tag! Të bësh tag një person duhet të jesh mik me të ose të kesh një qëllim në shpërndarjen e një informacioni!

Por njerëz që nuk janë mjek të cilët vlerësojnë dhe gjykojnë mjekët, më bëjnë tag për të shpërndarë injorancën e tyre nuk i kuptoj se çfarë kurajo kanë të bëjnë atë.

Po ashtu disa mjek që për keqardhje nuk kanë hapur ndonjëher librin që kur kanë mbaruar shkollën, por japin leksione, atyre që mësimdhënien dhe përditësimin e kanë motiv të jetës së tyre, çfarë figure bëjnë?

Ata që kanë ngecur në shërbimin shëndetësor publik për të marë rrogën dhe për ta shfrytëzuar atë sa të mundin, çfarë këshillash mund të japin?

Aty ku kam studiuar dhe kam punuar më kanë mësuar si të vizitoj pacientin!

Të intervistoj pacientin

Të marë anamnezën, të pyes për sëmundjet që ka kaluar, çfarë terapie marin, a është alergjik nga ndonjë medikament e të tjera!

Ekzaminimin objektiv, pra bëjë vizitën pacientit.

Vendos çfarë ekzaminimesh laboratorike të kërkoj (kjo vlen për ty I.A)! një emocrom(gjak komplet), formul leukocitare për të parë nëse ka infeksion bakterial apo viral.

Një EKG, një Rx toraksi. Nëse dyshimi nuk më çon drejt diagnozës kërkoj ekzaminime shtesë laboratorike dhe imazherike si:

Funksionalitetin kardiak me: CKMB, Troponinat, LDH.

Funksionalitetin renal Azotemi, Kreatinemi.

Funksion Hepatik janë transaminazat si SGOT,ALT, AST.

Funksionaliteti pankreatik si Amilaza, Lipaza.

EKO, CT, RMN.

Vendos një terapi DHE pasi arrij në një diagnozë, kontaktoj specialistin përkatës!

Për Covidin skanerin e këshillon specialisti në momentin e duhur, por nëse përsëritet shumë shpesh shkakton tumore!

Një pyetje për ata që u prekën nga biseda ime që të bëjmë kujdes me CT(skanerin): Sa është sasia e rrezeve të një skaneri në krahasim me një Rx?

Ti (R.C) që më bën tag se nuk beson se të bësh shumë (CT)skanera, nuk të shfaqet leuçemia, ndërro mjek se ai që ke gjetur nuk është përditësuar që ditën që ka dalë nga shkolla!

p.s. Mos ki merak se nuk më kanë ngatërruar në maternitet (kam lindur në shtëpi, në Kaninën time)!

Ti(disa) komentues vulgar, pa edukatë që më shani për çdo gjë, për nënën(e shtrenjtë të përqafoj) , motër, grua dhe rracë, nëse nuk e di mësoje: Ne vlonjatët sa ngrihemi nga gjumi në mëngjes e themi një frazë!!

Ti (R.O) bëja mu… diplomës dhe shko për dru në mal se nuk e mban mend ku e ke mar dhe kush ta ka dhënë diplomën!

Ti (I.A) që ekzaminimet imazherike, CT(skanerin) e shikon të pa dëmshëm kur e bën tre herë në javë na trego shkollën ku e ke mësuar! Kur shkon të vizitosh një pacient të gjallë(e di ti për kë bëhet fjalë), mos e deklaro të vdekur pa e vizituar, se nuk je mjek! Këtheu te mjeksia, jo te partia, se ndofta nuk do dëmtosh më njeri, se për të shëruar as që bëhet fjalë me pa aftësinë tënde!

Ti (F.B) që llap nga mëngjesi në darkë QKUM-tha ose 127, për fatin e mirë nuk je pjesë e këtij shërbimi, ik jep ndonjë dozë metadoni toksikodipendentëve, ajo të shkon për shtat, se urgjencës vetëm emrin i di! Hë se harrova, mëso që mbajtësja e defibrilatorit nuk është GPS!! Po munde mëso si ndizet!

Thjesht një këshillë për mjekët e kësaj kategorie: Hapni librat, mbyllni gojën, shërbejuni qytetarëve.

Mos bëni sekserin e përqindjeve të imazherisë(CT) dhe analizave të laboratorit, lëreni ta zgjedh qytetari ku do ti bëjë ato! Ju bëni interpretimin, diagnostikimin dhe terapinë e pacientëve!

Thjesht një këshillë për tagistët: Hapni sytë, njihni mjekët, mbyllni gojën, shërbejuni qytetarëve.

Thjesht një këshillë për sharësit: Kthejini sharjet nga familja juaj, nëse do ju pëlqente sharja me listën e tyre në facebook vazhdoni!

Dr.Skender Brataj

26 komente në “Akuzat dhe sharjet ndaj tij, Skënder Brataj reagon ashpër: Nuk e lë llumin të më shkeli mbi familjen”

  1. NY says:

    Dr. jeni nga mjeket me te fisem me njèrzor,mos u mer me fosile,urtesia juaj dhe profesionalizmi nuk e njollosin figuren tuaj ,e lartesojne me shume.Nese te gjithe mjeket kane kontribuar ndaj koleres dhe jane vertet heronj,njeri prej tyre jeni dhe ju .Respekt per ju e çdo bluze te bardhe.

    1. Prind says:

      Respekte per doktor Brataj! Qytetaria dhe profedionalizmi i tij kane spikatur qe prej fillimit. Ndjej keqsrdhje qe nevend te pergezimeve qe duhet te marre, i duhet te merret me lukunine e mediokerve , te paafteve te cilet po shkaterrojne nga nervat nje popull te tere me injorancen e tyre.
      Jeye te gjate doktor dhe go on sepse jane te shumte ata qe te duan dhe te vletesojne.

    2. Vlora says:

      Mos u ktheni pergjigje idioteve. Jini mjek i shkelqyer me nje eksperience te madhe si doktor urgjence ne Itali. Respekte dhe konsiderate per ju dhe familjen tuaj!

  2. Babalja says:

    Keta te PEDES EDHE DOKTORET i kane rrugeçër. Merr Mul horrin, Tritan preshin, Bardh zjarrevenesin. Keta ferkojne duart me COVIDIN dhe e perdorin si alibi per te sulmuar mjeket e cfare tu dali perpara, se keshtu mendojne se do rrezojne qeverine. Me keto mend qe kane, kane per te zene myk ne opozite.

  3. Cuku says:

    Je I respektuar Doktor
    Leri qente te lehin

    1. Vjollca says:

      I shkelyer i qet,i mencur,i edukuar Vlonjat po nga ato te kadekoris superjore
      Vazhdo perpara ashtu sic di ti leri bagetite te hane bare

  4. NDERIM PËR MJEKËT E PALODHUR .??? says:

    Llumi shkon drejt fundit .Mjerë , për fundin që do të ketë.
    Rrofshi ju mjekët dhe na i falni mëkatet.
    Falini edhe ata që nuk meritojnë të falen, se do ti ndëshkojë natyra me rregullat e saj .

  5. Merita says:

    Ky dhe Tritan Kalo jane bere te peshtire. A ka njeri qe i ndalon keta te kene kontroll ne daljet publike. Po si kane kohe nje here te rrine gjithe diten ne facebok se na e shpifen.

  6. Lili??? says:

    Te lumte! Keshtu i do mushka drute.Respekt pa’ fund per Ju Z.Skender Brataj,per perkushtimin e madh qe keni ndaj nesh.Ju perqafoj fooort familisht

  7. Andrea.?? says:

    Doktor Brataj, mos u mërzit .I ka jeta këto .Zhgaravina doktor, Xhaxhi doktori e teta doktori ka me thasë.Janë llumi i mjekësis tonë , që mangësinë e tyre njerëzore dhe profesionale përpiqen ta mbulijnë me vulgaritet dhe arrogancë . Facebooku është strofulla e qelbur e tyre, është haleja ku hanë dhe nxjerrin fekale nga goja, është dhe llogorja politike ku i shërbejnë politikës së mbrapshtë. Njerëzillëku juaj dhe i gjithë mjekëve që po sakrifikojnë edhe jetën( sepse e rrezikojnë seriozisht), nuk ndyhet nga fëlliqësira të atilla.Profesionalizmi , ndjeshmëria dhe gadishmëria e personelit shëndetêsor , adhurohetbnga ne populli sot, që ju kërkojmë falje për kusuret tona.
    Për ato fyerje me dashje dhe pa dashje që kemi drejtuar ndaj jush , por që shpesh duheshin drejtuar ndaj shtetit, qeverive dhe drejtuesve tuaj . Faleminderit për gjithë çpo bëni për jetët tona .

  8. taso kume says:

    Jam dakorte me ty per frazen e mengjezit por kujtoju dhe librin e shtepise,te uroje pune te mbare dhe shendet.

  9. Tami says:

    I nderuar dhe respektuar Dr Brataj.
    Vleresim dhe mirenjohje maksimale per perkushtimin ne profesionin tuaj ne sherb te njerezve te thjeshte.
    Faleminderit!

  10. Specialisti i Mbrojtjes nga Rrezatimet says:

    Teknikisht Dr. Brataj ajo qe keni thene lidhur me CT-Skanerin eshte gabim. Ekspozimi ndaj rrezeve X eshte i demshem, por nuk shkakton domosdo leucemi, apo cfaredo lloj kanceri tjeter. Specialistet e Mbrojtjes nga Rrezatimi mund te kosultohen per kete problem, sepse ata dine shume me teper se c’dini ju per kete problem. Shtimi i ekspozimit vetem sa rrit probabilitetin, pra mundesine per te induktuar kancer, por ne menyre jo te konsiderueshme. Absolutisht nuk mund te jem dakord me sharjet, fyerjet apo cfaredolloj ofendimesh qe mund t;ju jene bere ne rrjetet sociale, por edhe ju duhet te jeni me i kujdesshem kur prononcoheni publikisht per ceshtje delikate, per te cilat nuk jeni kompetent.

  11. Doc-it says:

    Boboboooo akoma ka njerez qe diskutojne nese rrezet e skanerit shkaktojne tumore apo jo nese behen shpesh. Normal qe po. Madje edhe keqformime gjate shtatzanise. Ne epoken e teknologjise cdo idiot ndihet i autorizuar te tregoje injorancen e tij,madje ka dhe kurajin te diskutoj me ekspert te fushes pavaresisht se nuk ka njohuri. Dikur vetem lagjia i njihte budallenjt, tani budallenjet i njeh gjithe bota nepermjet rrjeteve sociale.

  12. D,Didani says:

    Me dhimbsen njerzit e ditur dhe te perkushtuar,bile gjenite me shume,kur jane te detyruar te lexojne komentet brockulla nga lloj lloj idiotash,injorantesh,shtrigaresh(llumi i shoqerise ) dhe kjo sepse jemi ne epoken e internetit,ku seicili mund te leshoj helmin pa mundesira per ta parandaluar!..Keshtu me dhimbset edhe Skender Brataj,nje doktor i perkushtuar per popullin e vet,qe ziliqaret po i trazojne gjendjen shpirterore!

  13. sadna babul ka bidai says:

    po eshte e vertet se duhet te mbrohet familja por te gjithe deputete e parlamentit shqiptare jane te babshitur me shume per para duke kap familjet ish deputeteve qe kane punu me mish e shpirt . edhe une nuk i mbroj dot femijet nga mjesi e mjes vetem duke qare me falni por nuk kam gje me ju por te lexojne qe kerkojne bukuri per shtet e interes kam shkruj dhe te medhejve por me shume japin tallje sesa lodhjen e nje ish deputetet te plackisin te marin djersen dhe nuk kane pik turpi per shqiperine apo per nje familje .rendesi per ta te kene nje moster qe ju pelqen ne te vertet . qe te behen deputeta apo nje lider te verteta marin sfid minorena e ulen karrike pa piken e turpit nje papergjesi gjith diten kerkojne para neper shtepia qe i kemi lene dyert te mbyllura pushtetin e duan nga nje minorene qe te behen lider te medhej me falni por me kane vjell gjithcka kur kerkojme ndihme na vijne polica privat qe vjedhin neper shtepia mbase kuptojne te shkrujte per kedo . te gjithe nuk shikojne brezat ushqyese por me marin femijet qe ne fushat e perditshme te jemi te lire maskimet e deputeteteve dhe vrasesa per para .jemi demokraci te lire por jo ne qytetet qe rrenjosin n te gjithe me respekte me falni qe shkrova por nuk marin parasysh ankesat por te qojne ne psikjater pa kuptu mire qendjen e personave .edhe nje here me falni qe te kapim dike duhet me kuptu globin rrotullus .me respekte

  14. Llesh says:

    Ne se do te kisha mundesi do te beja gjithshka qe figura Juaj te vleresohet ne nivelin qe meriton. Çdo fjale e Juaja sjell qetesi e siguri tek te semuret e te shendoshet, largon stresin e panikun qe vjen kryesisht nga keqinformimi dhe sjell siguri per qytetaret.
    Jo vetem per Ju, por une kam fjalet me te mira per te gjithe sistemin shendetesore shqiptar ( e kam provuar vete!)
    Uroj qe llumi te ndalet e ate duhet ta ndalim te gjithe bashke!

  15. Toli says:

    Kisha dy pyetje per Dr Brataj
    1-Ne nje familje qe nje person ka dale pozitiv mbas tamponi te bere si eshte e mundur qe pjestarve te tjere nuk i behet tamponi
    2- Si ka mundesi qe dy klinika private ne Tirane bejne deri ne 2000 tampone ne dite ndersa ne gjithe sistemin e shendetsise ne shqiperi ben 500-600 tampone ne dite

  16. Berati says:

    Sa doktor je nuk e di dhe sdua te hyj ne hak. Por si njeri dukesh qe je nje dhiar komunist. Rracist egocentrik ne palce. Jam vlonjat thote. Se beratasit, korcaret, shkodranet,lushnjaret,tropojanet,prizerenasit,ulqinaket etj. Jane kot. Ka marre rolin showmanit dhe kritikat nuk i pranon. Epo ne do mos te te shajne apo kritikojne dil para pasqyres e jo para njerezve se ata kane goje. Na fal doktorr ndonje te kollitur lejohet?

  17. Selo says:

    Ça lidhje ka gjithe ky muhabet qe ben ky me postin qe mban?
    Eshte shefi i urgjences ky?
    Po pse del perdit e ben lloj lloj deklaratash personale ky robi?
    Or ti zoteri!
    Je zyrtar shteti, nuk je ne ate karrike si k..derr!
    Kur flet duhet te perfaqesosh nje qendrim zyrtar, jo te derdellisesh cdo memgjes cfare te kalon ne mendje gjate nates.
    Shume gjera te paskan mesuar, por hic gje spaske mesuar.
    Nese ke nevoje per fame dhe del cdo mengjes sa neper TV (e kur ska TV, ne facebook), ate here qetesohu e mos u dhjaks kur te shajne.
    I ka fama keto!
    He te keqen vllai!
    Kjo nevoja per audience nghan vik me delirin.
    Por nese qenke lekureholle e nuk e duroke vrugun, mbyll facebook-un. Se ka kohe qe te mencurit nuk shkruajne me ne facebook.
    Leri televizionet ku del per gjithfaresoj temash dhe ik be shefin e urgjences.
    Shef urgjence je dreqi e mori e mbive gjith diten ne TV!
    Imagjino te te benin me shume!
    Ik mblidh veten ca dit te keqen vllai!
    Boll “punove”

  18. pjeter says:

    Dr Brataj ju uroj shendet ju dhe familjes suaj.Doktor, mo e prishni gjakun me qelbesirat, jane qe ne gjen te tille, nuk ka shanc te ndryshojne ,nuk ka nevoje tu japesh shpjegime ketyre lloj shtazash,sepse keshtu do jene gjithnje.Ju vazhdoni ne punen tuaj, sepse gati te gjithe shqiptaret ju vleresojne per punen qe po beni ne keto kohe te veshtira,ne nje vend si i yni,me kapacitete per ti dhene pergjigje nje te keqe kaq masive,jo te mjaftueshme.

  19. labi says:

    DR JAM DAKORD ME ATO QE KE SHKRUAR DHE MIRE KE BERE QE KE FOLUR ME KETE GJUHE,SEPSE EKZAMINIMET QOFSHIN TE RADIOLOGISE KONVENCIONALE ,QOFSHIN TOMOGRAFIA E KOMPJUTIZUAR NUK KANE TE DHENA SPECIFIKE PER COVID 19
    SOT DIAGNOZA BEHET ME METODA HISTOLOGIKE DHE SI E TILLE ESHTE FNA DHE TE TJERA
    DETYRA E MJEKUT ESHTE TI MBROJE TE SEMURET NGA REZATIMI I PA NEVOJSHEM
    FALEMINDERIT PER PUNEN QE BENI KUNDER COVID 19
    MJEKU DUHET TE JETE HUMANITAR DHE JO BUSINESSMAN
    PERSHENDETJE
    P.S CHEST XRAY 0.1mSV
    CHEST CT 7mSV,PRA NE SCANNERIN E MUSHKERIVE KA REZATIM 70 HERE ME SHUME
    DUHET THEKSUAR SE JO TE GJITHE ATA QE BEJNE SCANNER DO PESOJNE SEMUNDJE REZATUESE DHE MALIGNE,GJITHMONE TE BEHET ME REKOMANDIMIN E MJEKEVE KOMPETENT MUNDESISHT SA ME PAK EKZAMINIME AQ ME SHUME ULIM PROBABILITETIN PER SEMUNDJE PAS REZATIMIT

  20. Laberia says:

    I dashur Zoti – patrioti – vella Skender. Ke bere shume mire me kete reagim, reagimi duhet, edhe pse ai i drejtohet mutit shqiptar, qe cdo dite me shume rritet per fatin tone te keq, e te shqiperise.
    75% e Njerezve ne shqiperi keq me vjen, po jane klinikisht me crregullime te forta mendore, thjesht kane ikur nga qendra. Nuk ka mjekesi ti sjelle ne parametra.
    U them atyre “mut-kolegeve” te tu, dhe pacienteve qe te komentojne e te tag-ojn qe jepini me inat beni skanera sa me shume ne familje, mos mbani maska qe te njihni personalisht jeni apo sjeni imun, se mjekesise ne te vertete i duheni me shume ne spital sesa jasht hahaha.
    Rrespekte nga Terbaçi Kaninës.

    1. Hysni Kapo says:

      He me te lumte!

  21. Prind says:

    Respekte per doktor Brataj! Qytetaria dhe profedionalizmi i tij kane spikatur qe prej fillimit. Ndjej keqsrdhje qe nevend te pergezimeve qe duhet te marre, i duhet te merret me lukunine e mediokerve , te paafteve te cilet po shkaterrojne nga nervat nje popull te tere me injorancen e tyre.
    Jeye te gjate doktor dhe go on sepse jane te shumte ata qe te duan dhe te vletesojne.

  22. ? says:

    PO mir te gjitha mer vlla, po ç’rendesi ka qe je vlonjat??? Mos jeni gje me debila se te tjeret ju vlonjatet, apo me te mencur, apo me rrota gomari, apo cfare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje