Një e moshuar ruse shokoi stafin e një spitali kur u kthye në jetë pasi kaloi natën në morg.
81-vjeçarja Zinaida Kononova u deklarua e vdekur pas një operacioni në zorrë në 14 gusht.
Ajo u dërgua në morg në orën 01:00 të natës, por në orën 08:00 u gjet e shtrirë në tokë nga një infermiere.
Kononova ishte rrëzuar në përpjekje për t’u larguar nga morgu, ndërkohë që infermierja nisi të ulërinte nga tmerri.
Mjeku i turnit mendoi fillimisht se infermierja po kalonte një atak paniku, por e kuptoi situatën kur pa që 81-vjeçarja po lëvizte.
Mjekët i thanë mbesës së Kononovës se gjyshja e saj ishte klinikisht e vdekur për 15 minuta dhe se “është kthyer nga bota tjetër”.
Nga hetimi u zbulua se doktori dhe anestezisti e kishin dërguar në morg të moshuarën 1 orë e 20 minuta pasi e deklaruan të vdekur, duke mos respektuar rregullin e dy orëve.
Nuk ka vdekur. Ka qene klinikisht ne gjendje jete po nuk eshte monitoruar treguesit jetik baze.
Po Sali Kerma kur do te ngordh???Parat ja ka lene Sypeshkaqenit dhe Arigites.Malsori Boston