Lidhje prej 20 vitesh dhe i martuar, Ibra nis romancë me gazetaren seksi? Kapet mat duke darkuar me bukuroshen

19 Gusht 2020, 14:51Lifestyle TEMA

Një lajm i bujshëm showbiz-i ka “ndezur” verën e vitit 2020. Media italiane “Chi” raporton se mes Zlatan Ibrahimoviçit dhe Diletta Leotta ka lindur ‘shkëndija’.

Siç thekson kjo medie, gjithcka ka nisur falë një kompanie fitnesi që i ka zgjedhur ata si reklamues, duke i bërë që të kalonin kohë së bashku, madje edhe një darkë në Sardenjë.

Zlatan Ibrahimoviç dhe gazetarja e njohur e sportit, Dileta Leota, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me këtë reklamë.

Revista “Chi” raporton se prej pak kohësh ka nisur një romancë mes sulmuesit suedez dhe gazetares seksi.

Burimi i sipërpërmendur raporton se të dy janë parë teksa ishin duke darkuar së bashku në një lokal të Sardenjës.

Për gazetaren e “DAZN” nuk do të ishte diçka e madhe kjo, pasi pak kohë më parë u nda nga boksieri Daniele Skardina dhe është beqare, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ibrën.

Ky i fundit është i martuar me Helena Seger, me të cilën ka një lidhje prej 20 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje